E Premte, 03.29.2024, 11:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Donika Gërvalla: Për Familjen Gërvalla sjellja e Menduh Thaçit e papranueshme !

E Djelë, 10.24.2010, 08:39am (GMT+1)



Donika Gërvalla, vajza e veprimtarit Jusuf Gërvalla ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi për inskenim jodinjitoz me dosjet e fundit që ndërlidhin vrasjen e babait të saj dhe bashkëpunëtorëve të tij. Reagimi i saj ka pasuar disa ditë pas shpalljes së dosjeve të paverifikuara ende, në të cilat përmenden emrat e krerëve të lartë të BDI-së, të cilët ndërlidhen edhe me vrasjen e Jusuf Gërvallës.

"Inskenimi jodinjitoz i Thaçit e shkel dinjitetin e të vrarëve, të cilët fatkeqësisht nuk kanë mundësi të mbrohen vetë ndaj aksioneve të tilla të manipulimit me emrin, jetën dhe veprën e tyre. Përveç kësaj, Thaçi me sjelljet e tij pengon masivisht përpjekjet e ndërmarra nga Fondacioni Gërvalla, në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar për gjetjen e autorëve të këtij atentati të tmerrshëm të organizuar sipas të gjitha gjasave dhe dëshmive nga UDB-ja. Një sjellje e tillë mund të çojë në eliminimin e dëshmive të rëndësishme rreth këtij akti ", thuhet në reagimin me shkrim të Donika Gërvallës, transmetuar nga Fondacioni "Gërvalla". Ndërkohë ndaj prononcimit të Donika Gërvallës, ka reaguar menjëherë Partia Demokratike Shqiptare.

"Adresën që ia ka dhënë Ali Ahmeti zonjës Donika Gërvalla, në lidhje me dosjet e fundit që u paraqitën në Maqedoni, është e gabuar, duhet të drejtohet diku tjetër", thuhet në reagimin e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi.

"Sjellja e Thaçit është e papranueshme dhe cenon trashëgiminë kulturore dhe politike të një heroi kombëtar të shqiptarëve. Për këtë ai e ka humbur respektin tonë. Nga Thaçi presim që jo vetëm të heqë dorë të menjëhershme nga sjelljet e tilla, por, nga që me shkrim të eliminojë çdo lloj dyshimi se me vrasjen e Jusuf Gërvallës tenton të bëjë propagandë të padenjë. Mjaft më, gjithçka ka kufi!", thuhet më tej në reagimin e e Donika Gërvallës.

Ky Fondacion siç thuhet në reagim posedon disa mijëra faqe dokumente me informacione, të cilat po shqyrtohen prej kohësh shtruar dhe me kujdesin e nevojshëm.

Vajza e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla kërkon ndihmë dhe bashkëpunim nga të gjithë shqiptarët dhe joshqiptarët, të cilët janë të interesuar në gjetjen e autorëve të këtij krimi dhe zbardhjes së të vërtetës rreth vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Procesi i lustrimit në Maqedoni ka hyrë në udhë pa krye, ndërsa ditë më parë në selinë e PDSH-së Hisen Gërvalla, vëllai i dy heronjve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla është pritur nga lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Vizita e tij, korrespondoi me ngjarjet e fundit të cilët shokuan opinionin e gjerë lidhur me publikimin e dosjeve, por Hisen Gërvalla la të nënkuptohej se nuk është në dijeni lidhur me dosjet.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shkolla Shqipe Naim Frasheri pajis nxenesit e saj FALAS me tekste shkollore te miratuara nga Ministria e Arsimit ne Shqiperi (10.23.2010)
QEVERIA E KOSOVËS PRET DRITËN JESHILE NGA KUVENDI PËR KOMPLETIMIN E PROTOFOLEVE MINISTRORE (10.23.2010)
PDK: NESËR MBAHET KONGRESI I PARTISË (10.23.2010)
NË ARAU TË ZVICRËS PREJ 22-24 TETOR MBAHEN DITËT E NËNË TEREZËS& (10.23.2010)
AMBASADA E SHBA REAGON NDAJ "KLAN KOSOVA": VAZHDOJMË TË MBËSHTESIM PRIVATIZIMIN (10.22.2010)
RUSI: FËMIJËT NGA SERBIA JANË STËRVITUR NË NJË KAMP USHTARAK (10.22.2010)
KOSOVË: SERBIA TË MOS NDËRHYJË NË SISTEMIN ENERGJITIK (10.22.2010)
HYSA: FORCIMI I RADIKALËVE NË VERI, DISFATË E NDËRKOMBËTARËVE NË KOSOVË (10.22.2010)
Kiribati vendi i 71-të që njeh Kosovën - Pacolli: Kiribati njeh Kosovën (10.22.2010)
INCIDENT I ARMATOSUR AFËR KUFIRIT MAQEDONI-SHQIPËRI (10.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]