VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

THAÇI RIZGJIDHET KRYETAR I PDK-së
E Djelë, 10.24.2010, 01:23pm (GMT1)

Hashim Thaçi është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës edhe për një mandat 4-vjeçar.

Besimin për të udhëhequr partinë, Thaçi e mori nga Kuvendi i 5-të zgjedhor, i mbajtur sot në Prishtinë. Pa kundërkandidatë, Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së me unanimitet.

Po sot, është zgjedhur edhe Këshilli Drejtues i PDK-së, nga i cili pritet të zgjidhet dhe kryesia e re e saj.

Duke pretenduar se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme, lideri i saj dhe kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se "gjatë mandatit të parë shpallëm Kosovën shtet të pavarur e sovran, kurse në mandatin e dytë do të anëtarësojmë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO".

I ballafaquar me një qeveri që tashmë ka humbur mbështetjen e shumicës në Kuvendin e Kosovës, me daljen e LDK-së nga koalicioni, Thaçi tha se vendi do të shkojë shumë shpejt në zgjedhje të lira për t'i rikonsoliduar institucionet, të cilat, siç tha ai, janë futur në një krizë të thellë. (z.g.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.