E Mërkurë, 04.24.2024, 06:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PËRPARA 65 VJETËSH - MË 24 TETOR 1945 HYRI NË FUQI KARTA E OKB-së
E Djelë, 10.24.2010, 04:49pm (GMT+1)

Më 26 qershor 19945 - përfaqësuesit e 50 shteteve në San Françisko nënshkruan Kartën e OKB-së. Më 24 tetor 1945 hyri në fuqi Karta e OKB-së.

Voal-online -Dështimi i Lidhjes së Kombeve: Organizata paraardhëse e kombeve të bashkuara dështoi në mënyrë të vajtueshme, sepse ajo kishte një pikë të dobët: fuqitë e mëdha nuk dëshironin të merrnin pjesë në Lidhjen e Kombeve, që ishte themeluar pas Luftës së Parë Botërore. Lidhja e Kombeve ishte e pafuqishme në kohën që Gjermania dhe Japonia nxitën Luftën e Dytë Botërore.

Ish presidenti i SHBA-së Frenklin Rusvelt që në kohën e luftës ndërmori iniciativën. Ai e dinte që për të pasur një organizatë botërore kishte nevojë për bashkëluftëtarë të fortë. Në fillim ai u konsultua me kryeministrin britanik Uinston Çurçill dhe më pas ftoi dhe Kinën dhe Bashkimin Sovjetik në tryezën e bisedimeve. Këto shtete skicuan në shtator të 1944 bazat për organizatën që do të themelohej një vit më vonë në San Francisco. Eduard Stetinius, ministër i jashtëm në periudhën e qeverisjes së Rusveltit tha pas përfundimit të luftës: "Ne duam t´ju kujtojmë se Gjermania mundi të mposhtej, sepse kombet e bashkuara i bashkuan fuqitë e tyre për një qëllim të përbashkët. Paqja do të vetëm atëherë e qëndrueshme, kur këto shtete do të qendrojnë të bashkuara. Duhet krijuar organizata për të cilën jemi bledhur këtu për të diskutuar."

Themelimi i OKB-së

Rusvelti, Çhurçilli dhe Stalini donin të mënjanonin mundësinë që Kombet e Bashkuara të kishin kontrollin mbi këtë organizatë. Dhe për këtë arsye ata nuk i dhanë kompteneca të plota asmblesë së përgjithshme, ku ishin të përfaqësuar të gjithë antarët, por krijuan një Këshill të fortë Sigurimi, në të cilin ata kishin një vend të përhershëm dhe mund të vendosnin veton e tyre. Tomas Veis, ekspert i shkencave politike ne universitetin e Nju Jorkut "City university" shprehet: "Arsyeja që Shtetet e Bashkuara u futën në OKB, ndëerkohë që nuk kishin dashur të antarësoheshin në Lidhjen e Kombeve, ishte e drejta e vetos. Kjo ishte gjithashtu edhe arsyeja e antarësimit të Bashkimit Sovjetik në OKB."

Në fillimet e saj OKB-ja ishte një organizatë shpresëdhënëse. Në 1948 u shpall Deklarata e të Drejtave të Njeriut, një gur themeli i rëndësishëm për të drejtën ndërkombëtare. Por me kalimin e kohës brenda radhëve të aleatëve të luftës filluan të krijohen edhe armiqtë e betuar midis tyre; nisi kështu konflikti mes shteteve komuniste dhe botës së lirë perendimore, gjë që çoi në përçarjen e Këshillit të Sigurimit. Fprumi më i pushtetshëm në botë ndodhej në qorrsokak, sepse pesë antarët me të drejtë vetoje e vinin shpesh herë në përdorim veton e tyre. Kur prekeshin direkt interesat e fuqive të mëdha ShBA dhe Bashkimi Sovjetik OKB-ja paralizohej. Kjo situatë zgjati deri nga fundi i viteve 80-të.

Rënia e perdes së hekurt

Me rënien e murit të Berlinit dhe me fundin e konffliktit Lindje-Perëndim përfundoi edhe periudha e bllokadave në Këshillin të Sigurimit. Megjithatë të 5 shtetet pjestare të Këshillit të Sigurimit rrallëherë vazhdonin ta përdorin veton e tyre. Sidoqoftë për OKB-në nisi një periudhë e frytshme bashkëpunimi.

Kjo u duk veçanërisht në misionet e paqes. Në vitin 1988 kjo organizatë u nderua me Çmimin Nobel të paqe. Më pas u shtua shumë edhe numri i helmetave të kaltra, të dërguara në misione paqjeje nga kjo organizatë. Nga viti 1988 deri në vitin 1993 kishte më shumë misione të helmet-kaltërve për paqe sesa në 40 vitet e mëparshme. Por këto misione paqësore nuk mundën të shuanin konfliktin civil në Somali dhe nuk mundën të menjanojnin vrasjet në Ruandë. Trupat blu u kritikuan edhe për faktin se nuk e ndaluan masakrën e Serbrenicës në Bosnje. Megjithatë misionet në paqe kanë patur edhe anën e tyre pozitive, mbi të gjitha kur ndihmuan për rindërtimin e institucioneve shtetërore. David Hajeri ka vëzhguar dhe analizuar shumë misione të kaskave blu, ai shprehet: "Ka shembuj të shumtë që dëshmojnë ndihmën e misioneve të paqes në zgjidhjen e konflikteve dhe ruajtjen e paqes si p.sh.: në Kamboxha, në Mozambik si edhe ne Ballkan. Në këto vende ka qenë shumë efektive prezenca e misioneve të paqes së OKB-së."

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
THAÇI: LDK NXITI KRIZË TË THELLË INSTITUCIONALE (10.24.2010)
THAÇI RIZGJIDHET KRYETAR I PDK-së (10.24.2010)
AHMETI: KRIZA NË KOSOVË VAZHDON ME VITE (10.24.2010)
BUKOSHI DEL NGA LDK, THEMELOHET KOALICIONI RUGOVA (10.24.2010)
Donika Gërvalla: Për Familjen Gërvalla sjellja e Menduh Thaçit e papranueshme ! (10.24.2010)
Shkolla Shqipe Naim Frasheri pajis nxenesit e saj FALAS me tekste shkollore te miratuara nga Ministria e Arsimit ne Shqiperi (10.23.2010)
QEVERIA E KOSOVËS PRET DRITËN JESHILE NGA KUVENDI PËR KOMPLETIMIN E PROTOFOLEVE MINISTRORE (10.23.2010)
PDK: NESËR MBAHET KONGRESI I PARTISË (10.23.2010)
NË ARAU TË ZVICRËS PREJ 22-24 TETOR MBAHEN DITËT E NËNË TEREZËS& (10.23.2010)
AMBASADA E SHBA REAGON NDAJ "KLAN KOSOVA": VAZHDOJMË TË MBËSHTESIM PRIVATIZIMIN (10.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]