E Enjte, 03.28.2024, 09:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVA DHE PASOJAT E KRIZËS
E Djelë, 10.24.2010, 05:47pm (GMT+1)

Zhvillimet e fundit politike në Kosovë, të cilat kanë shkaktuar krizën qeveritare, vazhdojnë të prodhojnë efekte negative për jetën institucionale në vend, vlerësojnë analistë të çështjeve politike. Por, sipas tyre, ekzistojnë mundësi që këto efete negative të amortizohen dhe të shmanget thellimi i tyre.

Analisti Krenar Gashi, nga Instituti KIPRED, e quan fajtore Lidhjen Demokratike të Kosovës për, siç thotë ai, shtrëngimet qeveritare. Duke pasur parasysh se Kosova, në çfarëdo rasti, tashmë është duke shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme,
të caktuara për 13 shkurt, ai vlerëson se kriza qeveritare nuk është shumë e thellë.

"
Fakti se disa ministra të LDK-së kanë dhënë dorëheqje, nuk do të thotë se është ndonjë krizë e madhe institucionale, nëse e injorojmë faktin se kemi edhe një krizë tjetër në parlament. Unë kujtoj se kryeministri Thaçi e ka mandatin e parlamentit, mandat ky i cili ende nuk është kontestuar në parlament".

"Kësisoj, do të duhej të procedonte me zëvendësimin e dy ministrave në dy ministri, të cilat kanë mbetur pa ministra dhe pa zëvendësministra. Ndërsa, në ministritë tjera mund të vazhdohet me punën e zëvendësministrave deri në zgjedhjet e 13 shkurtit", thotë Gashi.

Por, analisti Ismajl Hasani, profesor në Universitetin e Prishtinës, shpreh tjetër mendim, duke thënë se që nga
dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të Kosovës, në mënyrë të vazhdueshme janë shpërfaqur format e krizës, të cilat, sipas tij, kanë kulmuar me braktisjen e koalicionit qeverisës nga ana e LDK-së.

Sipas Hasanit, problemi fundamental në shpërfaqjen e vazhdueshme të krizës konsiston edhe në
reperkusionet që po prodhon kjo krizë jo vetëm në dimensionin politik, por edhe në atë ekonomik, shoqëror dhe moral.

"Njerëzit e Kosovës, ditëve të fundit, po shohin skenarë të ndryshëm. Po shohin paraqitje të ndryshme të njerëzve që kanë përgjegjësi institucionale, të cilët, tejkalimin e situatës krizë që aktualisht po mbretëron në Kosovë, e konsiderojnë si bisedë rasti ose pretekst për t'u paraqitur në mënyrë demagogjike në mjetet e informimit, në debate të ndryshme televizive etj.".

"Në këtë kontekst, mendoj se këto janë procese, të cilat i bëjnë dëm shtetit të Kosovës", thekson Hasani.

Në anën tjetër, sipas analistëve, tashmë është e ditur se ekzistojnë dy zgjidhje, të cilat janë të mundshme dhe të pritshme gjatë ditëve të ardhshme. Njëra mundësi është
mocioni i mosbesimit për qeverinë, që do të pasohej me shpërbërjen komplete të qeverisë aktuale dhe rrjedhimisht me zgjedhje të përgjithshme të jashtëzakonshme, në afat brenda 45 ditësh.

Zgjidhja tjetër mbetet vazhdimësia e qeverisë aktuale deri në datën e 13 shkurtit, për kur edhe është përcaktuar data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Analisti Gashi pret që të ndodhë varianti i parë.

"Duke pasur parasysh disponimin e ndryshëm dhe të ndryshueshëm të partive politike që tani janë në opozitë, është me të vërtetë vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Megjithatë, unë kujtoj se, nëse kryeministri Thaçi e ka shumicën e thjeshtë në kuvend për të aprovuar një mocion mosbesimi për qeverinë, ai këtë do ta bëjë, sepse është në interes të partisë së tij që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt".

"Por, nuk jam shumë i sigurt nëse kjo do të ishte në interes të vendit, meqenëse kemi pasur deklarata nga zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se në rast se kjo ndodh, ata nuk do të jenë në gjendje që të garantojnë mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor", thekson Gashi.

Ndërkaq, Ismajl Hasani thotë se vendimi për cilëndo zgjidhje duhet të merret sa më parë.

"Unë konsideroj se përcaktimi i një date është një kornizë e mjaftueshme, në të cilën Qeveria Thaçi do të duhej të investojë - në plotësimin e kabinetit qeveritar përkohësisht - në mënyrë që t'u jepet mundësia, shansi të gjitha subjekteve politike që të kryejnë fushatën e brendshme zgjedhore".

"Paralelisht, t'i jepet mundësia KQZ-së që ta kornizojë aktivitetin rreth zgjedhjeve të ardhshme, të cilat janë paralajmëruar dhe janë konfirmuar nga ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës", thotë Hasani.

Sipas tij, aktualisht është e nevojshme që administrata ndërkombëtare të paraqitet me, siç e quan ai, ofertën e shërbimeve të mira. Hasani thotë se Zyra Civile Ndërkombëtare duhet të paraqitet në rolin e mbështetësit të procesit dhe të marrë rolin e ruajtësit të jetës demokratike në Kosovë. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRPARA 65 VJETËSH - MË 24 TETOR 1945 HYRI NË FUQI KARTA E OKB-së (10.24.2010)
THAÇI: LDK NXITI KRIZË TË THELLË INSTITUCIONALE (10.24.2010)
THAÇI RIZGJIDHET KRYETAR I PDK-së (10.24.2010)
AHMETI: KRIZA NË KOSOVË VAZHDON ME VITE (10.24.2010)
BUKOSHI DEL NGA LDK, THEMELOHET KOALICIONI RUGOVA (10.24.2010)
Donika Gërvalla: Për Familjen Gërvalla sjellja e Menduh Thaçit e papranueshme ! (10.24.2010)
Shkolla Shqipe Naim Frasheri pajis nxenesit e saj FALAS me tekste shkollore te miratuara nga Ministria e Arsimit ne Shqiperi (10.23.2010)
QEVERIA E KOSOVËS PRET DRITËN JESHILE NGA KUVENDI PËR KOMPLETIMIN E PROTOFOLEVE MINISTRORE (10.23.2010)
PDK: NESËR MBAHET KONGRESI I PARTISË (10.23.2010)
NË ARAU TË ZVICRËS PREJ 22-24 TETOR MBAHEN DITËT E NËNË TEREZËS& (10.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]