VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Temë për diskutim

JETA E NJË PUNËTORI SHQIPTAR NË ITALI KA VLERË 10 HERË MË PAK SE E NJË ITALIANI

E Hënë, 10.25.2010, 09:59am (GMT1)



Voal-online - Një ngjarje shokuse, të tillë e përshkruan edhe shtypi italian. Shqiptari vdes në punë dhe dëmshpërblehet në mënyrë të reduktuar, duke iu dhënë familjarëve një vlerë dhjetë herë më të vogël nga se u jepen familjeve të punëtorëve italianë në raste të ngjashme. Burri i vdekur po ashtu është edhe 20% borxhli fajtor për  vdekjen e tij.

Familjarët e viktimës jetojnë në Shqipëri, por do të dëmshpërblehen dhjetë herë më pak se një familje italiane në kushte të ngjashme nga "frika se mos shqiptarët do të pasurohen".  Ky diskriminim që i bëhet shqiptarit, që e ka prejardhjen nga një vend që nuk është Italia, ishte edhe vendimi shokues i Gjykatës të Torinos. Gjykatësja civile , Ombretta Salvetti, pas një apeli në Gjykatën e Kasacionit dhjetë vjet më parë, ka vendosur që pasi i ka marrë viktimës 20 % të vlerës të dëmshpërblimit, duke e gjetur fajtor për vdekjen e tij, ka vendosur që të dëmshpërblejë prindërit e shqiptarët me nga 32 mijë Euro seicili, ku po të ishin italianë do të duhej t'u paguante nga 300 mijë Euro për seicilin.

Ky vendim i gjykatës që ka shkaktuar diskutim në tregun e punës në Itali ku një pjesë e madhe  e punëtorëve  janë të huaj, është kritikuar nga një numër i madh i të drejtës civile.

Sipas avokates Sandra Gracis, "gjykatësja torineze nuk ka vepruar sipas ligjit dhe ka injoruar edhe vendimin e Gjakatës Supreme, një vit më parë, që në mënyrë eksplicite pohon se  "të drejtat e punëtorëve janë të siguruara pa dallim, pavarësisht nga shtetësia, qofshin italianë, vendas po të huaj". Po ashtu që në vitin  2006 Gjykata e Kasacionit ka vendosur "se nga pikëvështrimi i dëmit familjar, nuk ka rëndësi nëse i biri i ka vdekur në Milano apo Mesina, në Romë në periferi apo tek Parioli, ajo që ka rëndësi është vdekja në vetvete, si dhe një vlerësim i barabartë për dëmin moral, që nuk diskriminon njerëzit e viktimës apo viktimën per shkak të gjendjes sociale, apo për shkak të vendit ku ka ndodhur vdekja".

Për fatin e familjes të shqiptarit të ndjerë deri tani nuk dihet se si do të shkojnë halli, por përderisa ngjarja shokuese është kritikuar në shtypin italian për të tërhequr vemendjen e publikut dhe eskpertëve, presupozohet se ka shpresa që familja e viktimës të dëshmshpërblehet për tragjedinë që i ka ndodhur, e cila sado që të jetë, nuk do të ketë kurrë vlerën e jetës të djalit të tyre.



(Për këtë informacion kemi shfrytëzuar http://www.repubblica.it etj.)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.