E Shtunë, 04.20.2024, 12:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Vetëvendosja ngriti kallxim penal ndaj 116 serbëve
E Hënë, 03.16.2009, 10:41am

RTK - Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur kallëzim penal kundër 116 pjesëtarëve të komunitetit serb në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë. Sipas liderit të të lëvizjes Albin Kurti, këta persona që përfaqësojnë strukturat paralele të Serbisë në Kosovës, kanë punuar në vazhdimësi në forcimin e shtetit paralel serb, janë marr vesh për të kryer, apo nxitur shumë vepra penale, për të cilat ligji parasheh së paku 5 vjet burgim. Në krye të listës figuron Goran Bogdanoviç, ministër për Kosovën në qeverinë serbe. Djegia e pikave doganore më 19 shkurt në kufirin e Kosovës me Serbinë, hyrja në gjykatën në veri të Mitrovicës më 14 mars, vrasja e policit ukrainas më 17 mars të vitit të kaluar, janë "disa nga krimet e strukturave paralele të Serbisë që nga shpallja e pavarsisë së Kosovës", e që vazhdojnë edhe këtë vit, nënvizon "Vetëvendosje". 

Tiranë: Protesta në njëvjetorin e Gërdecit
E Hënë, 03.16.2009, 07:24am

Evropa e Lirë - Disa qindra njerëz kanë protestuar në Shqipëri kundër mënyrës se si qeveria e trajtoi shpërthimin e depove të municionit në Gërdec.
Protestat paqësore u organizuan në Tiranë nga Partia Socialiste në opozitë, e cila akuzon qeverinë për korrupcion gjatë asgjësimit të municionit.
Në 15 mars, 2008, 26 njerëz e humbën jetën nga shpërthimet në Gërdec, 302 vetë u plagosën ndërsa u shkatërruan apo dëmtuan 5.500 shtëpi.
Ministri i atëhershëm i mbrojtjes, Fatmir Mejdiu, ish shefi i armatës, Luan Hoxha, dhe 26 zyrtarë të tjerë janë akuzuar për ndërlidhje me shpërthimin, ndërsa tre vetë janë akuzuar për vrasje. Voal-online.

Në Gërdec një vit pas shpërthimeve jeta vazhdon
E Hënë, 03.16.2009, 07:18am
Zëri i Amerikës - Fshati Gërdec dhe zona rreth Vorës është në rindërtim e sipër një vit pas shpërthimeve në një ndërtesë ushtarake ku çmontoheshin municione të kalibreve të ndryshme. Sefedin Rrapi, banor i zonës, duke ndihmuar muratorët që po i ngrejnë shtëpinë e re, thotë se ka një vit që jeta e tij është në ndërtim e sipër. “Katin e dytë e bëra me dëmshpërblimet, katin e tretë po e bëj më paratë e mia. Jemi 4 vëllezër dhe normal që do të bëjmë shtëpi” - thotë ai. Qendra e shpërthimit në repartin e Gërdecit është ende pa bimësi, e parigjeneruar nga natyra dhe njeriu, por banorët pranë çdo shtëpie të shkatërruar nga shpërthimet kanë ndërtuar shtëpi të reja akoma më të mëdha, të gjitha me shpërblimet qeveritare.
Rustem Zguri thotë se ajo që ndodhi nuk mund të kthehet pas. “Por jeta vazhdon,” thotë ai.
Qeveria: Drejtësia ta zbardhë Gërdecin
E Djelë, 03.15.2009, 01:51pm
Voal-online – Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, në një deklaratë në njëvjetorin e shpërthimeve të Gërdecit, ka kërkuar që ngjarja të zbardhet nga drejtësia. Nëpërmjet zëdhënësës, qeveria ua ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin më njerëzor ndaj familjeve të viktimave dhe ka deklaruar se “do të ofrojë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin për kapërcimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të këtij aksidenti tragjik”. Zëdhënësja se “për qeverinë shqiptare zbardhja e të vërtetës mbi Gërdecin është me rëndësi kapitale për drejtësinë shqiptare”. “Qeveria i siguron ata të gjithë se sikundër deri më sot ajo do të jetë bashkë me ta , do të ofrojë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin për kapërcimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të këtij aksidenti tragjik.”- ka shtuar ajo.
Protestë përkujtimore për Gërdecin
E Djelë, 03.15.2009, 08:30am

BBC - Në prag të njëvjetorit të tragjedisë së Gërdecit familjarët e viktimave organizuan një tubim në perkujtim të ngjarjes që mori jetën e 26 personave. Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit përkujtuan ngjarjen e rëndë të një viti më parë me një tubim të heshtur në vendin ku ndodhi shpërthimi. Tufa me lule dhe qirinj u vendosën pranë kraterit të Gërdecit nga të afërmit e 26 personave, që gjetën vdekjen nga shpërthimi në një punishte të çmontimit të municioneve më 15 marsit 2008. Manifestimit të banorëve të Gërdecit iu bashkuan edhe përfaqësuesit e lëvizjes "Mjaft" dhe organizatave të tjera jopolitike. Partitë politike të opozitës kanë paralajmëruar protesta gjatë ditës së djelë. Përfaqësues të PS, G99-s, LSI si dhe organizata të tjera jo qeveritare pritet të protestojnë kundër qeverisë, të cilën ato e konsiderojne përgjegjëse për tragjedinë.

Elbasani sfidon me Ditën e Verës
E Shtunë, 03.14.2009, 05:39pm
Voal-online – Pelegrinë nga krahinat e rrethit dhe të qarkut të Elbasanit, adhurues të traditave të këtij qyteti nga anë të ndryshme të Shqipërisë së Mesme dhe më gjerë ia kanë mësyrë sot këtij qyteti, për të shijuar bashkë me vendësit festën e shumëpritur të Ditës së Verës, me zanafillë mijëravjeçare. Shetitoret, rrugët e qytetit, mjediset natyrore ishin plot me festues. Nuk kishte mbetur njeri nëpër shtëpitë, të gjithë kishin vërshuar në gjirin e natyrës aq të papërsëritshme të qytetit në qendër të Shqipërisë. Por në Ditën e Verës është përfshirë edhe nata paraprirëse, nata e vigjiljes. Lokalet e qytetit ishin zgjuar gjithë natën dhe plot me klientë. Edhe nata që pason Ditën e Verës do të vazhdojë të jetë e mbingarkuar me mysafirë, të cilët më mirë se kushdo di t’i presë ky qytet.
Prishtina po e thellon veprimtarinë diplomatike për nxitjen e njohjeve të reja të Kosovës së pavarur dhe sovrane
E Shtunë, 03.14.2009, 09:52am
Prishtina po e thellon veprimtarinë diplomatike në drejtim të nxitjes së njohjeve të reja të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Në këtë kuadër kryetari i AKR Pacolli priti në selinë e tij një delegacion nga Parlamenti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, kryesuar nga kryetari i komisionit parlamentar për Ekonomi Yosef Al-Karneh. Vizita e vendit arab është realizuar në vijim të vizitave të këtij delegacioni në Kosovë, në përgjigje të vizitës së Myftiut të Kosovës Naim Tërnava bërë shtetit të Jordanisë kohë më parë. Pacolli njoftoi gjerësisht parlamentarët jordanezë për rrjedhat politike në Kosovë dhe kërkoi njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet. Kryetari i AKR-së Pacolli, me këtë rast mori ftesë që gjatë vizitës që ai do të ketë në Jordani nga data 22 deri me 25 prill 2009, të takohet edhe me kryeministrin dhe kryeparlamentarin e këtij vendi.
Në Elbasan dhe gjithandej ndër shqiptarët festohet sot Dita e Verës
E Shtunë, 03.14.2009, 09:40am

Voal-online – Me elbasanasit do të jetë sot edhe kryeministri i vendit Sali Berisha. Si çdo vit, më 14 mars, Elbasani është kryeqyteti i shqiptarëve. Është një traditë të cilën po e ripërtërin edhe Tirana dhe anët e tjera të Shqipërisë e të hapësirave shqiptare në përgjithësi. Veprimtaria më e spikatur e ditës së sotme në Tiranë pritet të jetë “Rock the Bllok”, verpimtari muzikore në zonën e Bllokut, mjedisi më luksoz i kryeqytetit të Shqipërisë. Festimet fillojnë në në sheshin "Skënderbej", bulevardin "Dëshmorët e Kombit", sheshin "Nënë Tereza" si dhe përqëndrohen në zonën e Bllokut, ku jetonte Byroja Politike dikur, ndërsa tani më të kamurit. Hapje në sheshin "Skënderbej", e bën Ansambli Tirana, ndërsa banda e qytetit do të fillojë rrugëtimin në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". 

Euleksi shpalli të pafajshëm shqiptarin e akuzuar për shpërthimin e vitit 2001
E Premte, 03.13.2009, 12:23pm
Voal-online – Sot në Prishtinë kolegji i gjyqtarëve të EULEX shpalli të pafajshëm Florim Ejupin, dënuar me 40 vjet burg si përgjegjës për vënien e eksplozivit në autobusin me shtetas serbë. Nga shpërthimi i ndodhur më 16 shkurt 2001 humbën jetën 11 udhëtarë serbë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Vendimin i Kolegjit të gjyqtarëve të EULEX thotë se nuk kishte prova të mjaftueshme kundër Florim Ejupit dhe urdhëroi lirimin e tij. Ejupi u dënua vitin e kaluar nga një trup gjykues ndërkombëtar i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë. Kolegji i gjyqtarëve të EULEX konstatoi se nuk kishte prova të mjaftueshme kundër Florim Ejupit dhe urdhëroi lirimin e tij. Është vendimi i parë i Kolegjit të Apelit i përbërë nga gjyqtarë të EULEX që me vendosjen e tyre 4 muaj më parë. 
Obama pret me padurim që të punojë me Shqipërinë
E Premte, 03.13.2009, 12:14pm

Voal-online – Bëhet e ditur se Presidenti i SHBA Barak Obama i ka dërguar letër falënderimi Kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Është përgjigja e falenderimit ndaj mesazhit të urimit të dërguar nga Berisha me rastin e përurimit të President i SHBA-ve. Obama fton kryeministrin shqiptar për bashkëpunim mes dy vendeve në kuadër të ndërtimit të një bote më të sigurt. Në letrën e tij Presidenti amerikan shkruan: “I dashur zoti Kryeministër! Ju falënderoj për mesazhin tuaj të njerëzishëm të urimit me rastin e inagurimit tim. Me marrjen e detyrës dhe të përgjegjësive si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë çmoj shumë fjalët tuaja të inkurajimit. Unë pres me padurim të punojmë së bashku nën frymën e miqësisë dhe paqes për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë 4 viteve të ardhshme. Sinqerisht juaji, Barak Obama.”

  » "Bild": Është Ibrahim Jeniaj shqiptari i vrarë në masakrën e Shtutgartit
  » OKB-ja ia jep Lisen Bashkurtit titullin Ambasador i Paqes
  » Priten ndryshime në Qeverinë Thaçi?
  » Këshilli i Evropës: Serbia diskriminon Luginën e Preshevës
  » Bajdën: S'ka tërheqje trupash nga Kosova
  » Hillari Klinton inkurajon shtetet që ta njohin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës
  » Në Doha kreu i qeverisë mori garancinë për njohjen e shtetit të Kosovës
  » Në Al Jazeera Berisha apel vendeve islame të njohin pavarësinë e Kosovës
  » Xhozef Bajdën: Bashkimi Evropian të përmbushë premtimet ndaj Kosovës
  » Republika e Palaut njohu shtetin e Kosovës



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]