E Mërkurë, 04.24.2024, 10:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Kryeministri i Shqipërisë vizitë dyditore në Katar
E Hënë, 03.09.2009, 02:58pm
Voal-online – Me ftesë të kryeministrit të Katarit Sheikh Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Katar kryeministri Berisha. Në njoftimin e bërë nga kryeministria thuhet se gjatë qëndrimit në Katar, Sali Berisha do të pritet nga Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani dhe nga homologu kataras. Palët do të nënshkruajnë një marrëveshje për sigurinë e investimeve. Kryeministri Berisha do të zhvillojë disa takime edhe me biznesmenë nga Katari dhe do të pritet nga Presidenti i Shoqatës së Biznesit të Katarit z. Isa abu Isa. Në protokoll është vizita e delgacionit në Muzeun Islamik të Artit, Akademinë “Aspire” dhe do të takohet me përfaqësues të Fondacionit “Katar”. Berisha shoqërohet nga ministri i Financave z.Ridvan Bode.
Shillovë: Serbët përleshen me policinë e Kosovës
E Hënë, 03.09.2009, 07:36am

Evropa e Lirë - Dhjetra protestues serbë dhe tetë pjesëtarë të policisë së Kosovës janë lënduar lehtë në përleshjen e sotme në fshatin Shillovë të komunë së Gjilanit, e cila u organizua për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike. Policia tha se rreth 200 serbë protestuan për të tretën ditë me radhë, duke u përpjekur që të bllokojnë rrugën kryesore, e cila çon në drejtim të Prishtinës. Zëdhënësi i policisë tha se kur policia u përpoq t'i pengojë të bllokojnë rrugën, protestuesit i gjuajtën policët me gurë dhe shishe. Korporata Energjetike e Kosovës tha se reduktimet janë bërë për shkak të fakturave të papaguara të energjisë elektrike, disa nga të cilat janë nga viti 1999. Voal-online.

Bexhet Pacolli: Katari do ta njohë shumë shpejt Kosovën e pavarur dhe sovrane
E Hënë, 03.09.2009, 07:32am

Voal-online – Kryetari i partisë Aleanca për Kosovën e Re (AKR), Bexhet Pacolli ka deklaruar se shteti arab i Katarit do të njohë shumë shpejt Kosovën e pavarur. Bexhet Pacolli po merr pjesë në Konferencën e Ligës Arabe që po zhvillohet në nivelin e ministrave të jashtëm në Doha, kryeqytetin e këtij vendi. Pacolli konfirmoi se njohja nga Katari është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe ajo do të jetë fillim i procesit të njohjes së Kosovës së pavarur dhe sovrane nga vendet e tjera arabe. Me kushtetutën e vitit 2005 garantoi lirinë e shprehjes, të grumbullimeve, të fesë, duke u bërë paraprirës i shumë zhvillimeve modernizuese në botën arabe. Katari është qendër e shumtë takimeve ndërkombëtare të natyrës ekonomike, politike, kulturore e tjerë.

Sunday Times: Ja fytyra e vërtetë e Shekspirit
E Djelë, 03.08.2009, 03:19pm
 Voal-online – Pothuaj katër shekuj pas vdekjes nesër bota do të njohë fytyrën e vërtetë të  William Shakespeare, gjithsesi i ngjashëm me pamje tashmë të njohura: Një burrë i moshës së mesme, me flokë të rëna në tëmthat e me një mjekërr paska të lëshuar aty këtu të kuqërreme. Sot Sunday Times boton paraprakisht në faqen e parë portretin e vetëm të njohur të bardit, konsideruar autentik pas një analize të gjatë prej ekspertit më të madh të poetit elizabetian, Stanley Wells. Portreti është pikturuar më 1610, gjashtë vjet para vdekjes, kur poeti ishte 46 vjeç. Fillimisht ishte në koleksionin e kontit të tretë të Southampton, mecenat i Shakespeare, të cili i kushtoheshin sonetet, ndërsa prej shekullit XVII i kanë përkitur familjes Cobbe.
Pas takimit me Lavrovin, Hilari Klinton shpreh mbështetjen për Kosovën
E Shtunë, 03.07.2009, 04:50pm
RTK - Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka zhvilluar në Gjenevë takimin e saj të parë me homologun rus Sergej Lavrov, me ç’rast të dyja palët kanë rikonfirmuar qëndrimet njohura për Kosovën. Agjencitë njoftojnë se, pas takimit, Hilari Klinton ne konferencë për media ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Lavrov, ndërkq, sërish ka folur për “rrezikun” që vjen nga pavarësia e Kosovës. Hilari Klinton ka deklaruar se SHBA do të vazhdojnë mbështetjen për Kosovën, ndërsa Lavrov se pavarësia e Kosovës shkel rezolutën 1244. Hilari Klinton pas takimi, po ashtu ka thënë "kishte shkëmbim mendimesh, për temat për të cilat nuk pajtohemi", ndërsa edhe Lavrov ka deklaruar se "do të ishte e tepër t të thuhet se kishte pajtim për gjithçka". Voal-online.
Një tufë mimozash poetike në vend të urimit për 8 Marsin nënave, grave dhe vajzave shqiptare
E Shtunë, 03.07.2009, 04:22pm

Simjet për të parën herë/ mimozat në dorën e nji vashe i pashë/ qetsisht tue marrun frymë si në degë./ Mimozat erdhën tue pru me vehte/
ngjyrën e ditve të blera,/ afshin e zemrave që rriten nga nji fije/ për ditë, përshpëritjet e egra e të lehta/ të atyne që shkelën në prakun e jetës
me kambe të dyshimta, me frigë./ Me duer tona të vrashta,/ të zanuna me sende tjera,/ s'kemi si me u përkitë/ dhe aroma juej humb në erën/ e luleve/ të mbytuna në parzmet e grave vjeshtore./Lule mimozash, bartse kujtimesh,/ mes stinve e të pa stinë/na s'kthejmë kurr ma te ju./ Simjet për të parën herë/ mimozat në dorën e nji vashe i pashë/ qetsisht tue marrun frymë si në degë.

Hashim Thaçi deklaroi se mandati i UNMIKut dhe rezolutës 12 44 është i tejkaluar
E Shtunë, 03.07.2009, 11:46am

RTK - Askush nuk mund të punojë më në Kosovë me ligjet e UNMIK-it dhe as në bazë të Rezolutës 1244, që janë tejkaluar, tha sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Duke komentuar fillimin e punës së gjykatësve të EULEX-it në veri, kreu i ekzekutivit kosovar u shpreh kundër mundësisë së aplikimit të ligjeve që janë përdorur deri më tash nga UNMIK-u. Thaçi tha se institucionet e Kosovës do ta përkrahin EULEX-in në funksionalizimin e tij në të gjithë territorin e vendit. Pas takimit me Drejtori i Përgjithshëm për BE në Ministrinë e Jashtme të Çekisë, Libor Secka, kryeministri Thaçi tha se e ardhmja e Kosovës dhe e të gjitha vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian. Vizioni i Kosovës është plotësimi i të gjitha standardeve demokratike që kërkohen nga Bashkimi Evropian, ka thënë kryeministri Thaçi.

Ministërja italiane do ta kalojë 8 Marsin në Kosovë me femrat ushtarake nga Italia
E Shtunë, 03.07.2009, 11:23am

Voal-online - Femrat italiane ushtarake jashtë vendit “janë shembulli i Italisë më të mirë, fema guximtare që bëjnë një punë të rëndë dhe shpesh të rrezikshme e që i shërbejnë Atdheut pa bujë”. Këtë e ka nënvizuar në një deklaratë Ministërja për Mundësi të Barabarta Mara Carfagna, e cila nesër, për festën e grave, do të jetë në bazën ushtarake të Pejës, në Kosovë për t’u përshëndetur me 81 femrat ushtarakae italiane të vendosura këtu. Gjatë ditës ministërja do të takohet me personelin femëror të kontingjentit italian – në të cilin bëjnë pjesë tri oficee dhe një komandante toge- e një delegacion të Njësive Ndërkombëtare të pranishmë në Kosovë. “Këto femra,” ka thënë më tej Carfagna, “në operacionet ushtarake janë të “armatosura” me një ndjeshmëri të madhe”. Objektivi i tyre është një përkushtim konstant, ku aftësia e të komanduarit dhe përmasa humanitare shkrihen një një të vetme. Për këtë arssye kam vendosur ta kaloj me ato 8 Marsin.”

Jakup Krasniqi: Beogradi kontrabandon krimin në Kosovë
E Premte, 03.06.2009, 03:54pm
 â€œNuk mund të ketë dialog për çështje teknike me Serbinë, derisa ky vend nuk e njeh Kosovën e pavarur dhe nuk pushon të kontrabandojë krimin në Kosovë”, thotë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Hillari Klinton: Shqipëria anëtare e NATO-s në Samitin e prillit
E Premte, 03.06.2009, 08:08am

Sekretarja e amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, vlerëson progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO, duke shprehur bindjen se në Samitin e Strasburg/Kehl-it, Shqipëria do të ulet si anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte përgatitja e dokumenteve që do të adoptohen në Samitin e Strasburg/Kehl-it nga kryetarët e Shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Aleancës. Në takim u diskutuan një numër i madh çështjesh që kanë të bëjnë me të ardhmen e NATO-s, në mënyrë të veçantë operacionet e saj në Afganistan dhe Kosovë, marrëdhëniet e saj me Rusinë, rritja e efiçencës së organizatës, etj. Në Samitin e Strasburg/Kehl-it Shqipëria dhe Kroacia do të jenë anëtare me të drejta të plota të Aleancës.

 

  » Kosova sot kujton 11 Vjetorin e Rënies të Heroit Legjendar Adem Jashari - Fillon Manifestimi "Epopeja e UÇK-së"
  » Pas videos në Fiks Fare kryeministri shkarkon ministrin
  » Kryeministri britanik iu drejtua Kongresit Amerikan
  » U nda nga jeta regjisori Viktor Gjika
  » Shefer: Ata që flasin për reduktime të KFOR-it, nuk flasin në emër të NATO-s
  » Kryeministri britanin Braun flet sot para Kongresit amerikan
  » Prishtina shmang UNMIK-un
  » Komandanti i KFOR-it thotë se reduktimet e misionit të NATO-s do të bëhen në të gjithë Kosovën
  » Nju Jork Tajms: Obama-Moskës: Ne nuk i vendosim raketat, ju mos e lejoni Iranin të prodhojë armë bërthamore
  » Një fitore tjetër e krimit - Euleksi zbrapset përballë sfidës së Beogradit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]