E Martë, 04.23.2024, 07:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Përsëri Beogradi ia kundërvë Kosovës së pavarur dhe sovrane serbët e veriut të vendit
E Hënë, 03.02.2009, 12:22pm

Voal-online – Procesi i parë gjyqësor i Euleksit në veriun e Mitrovicës, i parashikuar për sot paradite, nuk është lejuar nga serbë të kësaj pjese të Kosovës, të cilët kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës ku Euleksi do ta zhvillonte procesin. Serbët protestues janë kundër përdorimit të vulës ku është shkruar „Republika e Kosovës“. Kemi të bëjmë kështu me një tjetër veprim të nxitur nga Beogradi, gjithnjë e më agresiv në përdorimin e serbëve në veriun e Kosovës për t’iu kundërvënë, gjithnjë e më haptas dhe më brutalisht Kosovës së pavarur dhe sovrane. Sot gjithsesi vihet në provë premtimi i Euleksit se do ta shtrijë funksionimin e shtetit ligjor në gjithë territorin e Kosovës dhe do ta bëjë kështu të mundur funksionimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Do të vihet në provë serioziteti dhe vendosmëria e Euleksit për t’iu kundërvënë strukturave gjithnjë e më të sofistikuara kriminale të Beogradit në Kosovë.

SHBA do të japin 900 milionë për rindërtimin e Gazës
E Hënë, 03.02.2009, 08:39am

Një zëdhënës i Sekretares së Shtetit Hillari Klinton tha se SHBA do të japin 900 milionë dollarë ndihma për palestinezët në konferencën e sotme, 300 milionë prej të cilave në formën e ndihmave për Rripin e Gazës. Të 6 vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit thanë dje se do të japin bashkarisht 1, 65 miliardë dollarë ndihma. Autoriteti Palestinez ka thënë se i duhen 2,8 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës. Zëdhënësi i zonjës Klinton tha se 600 milionë dollarë nga ndihma amerikane do t’i jepen Autoritetit Palestinez, për të mbuluar mungesat në buxhet, reformat institucionale dhe zhvillimin ekonomik. 

Tragjedi në Itali e familjes emigrante nga Shkodra
E Djelë, 03.01.2009, 04:51pm

Voal-online – Agjencia italiane e lajmeve ANSA bën të ditur se një grua shqiptare dhe dy fëmijët e saj, një katërmbëdhjetë vjeçe dhe një trembëdhjetë vjeç, kanë vdekur sot në mëngjes për shkak të një shpërthimi që ka ndodhur në një vilë në Barberino të Muxhelos (Mugello), Firence. Është plagosur rëndë një fqinj, 38 vjeç, italian. Shpërthimi është verifikuar në orën 8:15 në rrugën Garibaldi, duke bërë të binte soletën e ndërtesës.

Midis shkaqeve të mundshme ekziston hamendja se mund të ketë pasë një rrjedhje gazi nga një stufë e ushqyer me metan, rënë në rrugë dhe që mund të ketë qenë në banesën e të plagosurit. Ky i fundit, në vijim të shpërthimit, është gjuajtur jashtë banesës, e cila ndodhej në katin e poshtëm. Tani është në spitalin e Karexhit (Careggi) në Firence. Ka marrë plagë në pjesën më të madhe të trupit, gjendja e tij është e rëndë.

Kryeministri Thaçi: Ligji do të shtrihet në gjithë territorin e vendit
E Djelë, 03.01.2009, 11:41am

Voal-online - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se në veri të Mitrovicës nuk do të ketë vend për kontrabandistë dhe se ligjshmëria do të shtrihet në të gjithë vendin. Këtë konstatim kryeministri Thaçi e bëri për Zërin e Amerikës, pas takimeve që zhvilloi në Uashington së bashku me presidentin Sejdiu me zyrtarë të lartë amerikanë.

 

SHBA: Krimi e përdor Shqipërinë si bazë për aktivitete në vende të tjera
E Djelë, 03.01.2009, 10:53am
Në një raport të përvitshëm të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër lëndëve narkotike, thuhet se si vend tranzit për trafikimin e narkotikëve, të armëve dhe të qenieve njerëzore Shqipëria mbetet e rrezikuar për pastrimin e parave. Elementët kriminalë, thotë raporti në pjesën për Shqipërinë, shpesh investojnë para të pista në prona të patundëshme dhe në biznese. Për shkak të nivelit të lartë të importeve të konsumit dhe të kontrolleve të dobëta doganore, Shqipëria ka një treg të madh për një numër mallrash kontrabandë si cigaret, bizhuteritë dhe telefonat celularë.
Kuçi: Përfundimi i mandatit të KFOR-it në përputhje me integrimin e Kosovës në NATO
E Shtunë, 02.28.2009, 05:24pm

Kosova ka prodhuar stabilitet, jo vetëm për veten, por edhe për rajonin, por mendojmë se reduktimi i trupave të NATO-s duhet të shkojë paralelisht me ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë zv/kryeministri Hajredin Kuçi, duke komentuar paralajmërimet e komandantit të KFOR-it për mundësinë e reduktimit të misionit. Sipas Kuçit, përfundimi i mandatit të KFOR-it duhet të jetë në përputhje edhe me integrimin e Kosovës në NATO.

 

Dekorohen familjarët e viktimave të pushkatuar më 1951 gjoja për bombën në ambasadën sovjetike
E Shtunë, 02.28.2009, 09:05am
Voal-online – Me një ceremoni të posaçme, Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekoruar familjarët e 22 viktimave të pushkatuar pa gyq në vitin 1951 të akuzuar nga regjimi komunist si autore dhe përgjegjës për shpërthimin në ambasadën ruse. Presidenti shqiptar tha gjate momentit te dekorimit se “kjo histori ashtu si dhe shume të tjera që kane lidhje me krimet e diktaturës nuk duhen harruar. Ne duhet të ndihmojme këtë shtrese si ne aspektin ligjor ashtu dhe ne ate financiar duke mbeshtetur keshtu dëmshperblimin e te ish te perndjekurve te diktatures”, tha Topi.
Sipas kreut të shtetit, edhe pse të persekutuar, këto familje nuk u tërhoqën dhe mposhtën, por rifituan vendin e tyre në shoqëri.
Nënpresidenti Bajdën rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën
E Premte, 02.27.2009, 04:08pm

Voal-online – Dje, të enjten, nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden priti delegacionin e Kosovës, në përbërje të të cilit janë Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni. Nënpresidenti Biden, një mik i shquar i Kosovës, rikonfirmoi gjatë pritjes mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën.

Haga dënon pesë zyrtarë të lartë serbë për krimet në Kosovë


E Premte, 02.27.2009, 08:35am

QIK - Gjykata e Tribunalit Hagës për krime të luftës në ish Jugosllavi ka dhënë sot verdiktin në rastin e ish presidentit të Serbisë, Milan Milutinoviq dhe pesë zyrtarëve të tjerë të lartë serbë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë. Gjykata ka shpallë të pafajshëm Milutinoviqin dhe ka dënuar pesë të tjerë zyrtarët të tjerë serbë me burgim shumëvjeçar. Zëvendëskryeministri jugosllav, Nikolla Shainoviq, është dënuar me 22 vjet burgim; Dragolub Ojdaniq, ish shef i Shtatmadhorisë së ushtrisë jugosllave, është dënuar me 15 vjet burgim, gjenerali i ushtrisë Nebojsha Pavkoviq është dënuar me 22 vjet burgim, kurse gjenerali tjetër Vlladimir Llazareviq me 15 vjet burgim. Ndërkaq gjenerali i policisë Sreten Llukiq ëshët dënuar me 22 vjet burgim. Millan Millutinvoviqi dhe pesë zyrtarë të tjerë të lartë serbë, janë akuzuar për zhvendosje të dhunshme, deportime, vrasje dhe përndjekje të shqiptarëve të Kosovës. Ky është verdikti i parë lidhur me krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës. Akuzat ishin përqëndruar në fushatën e terrorit dhe dhunës, përfshirë këtu edhe dëbimin e rreth 800 mijë shqiptarëve nga Kosova.

Hillari Klinton: SHBA-të do t'i qëndrojnë pranë Kosovës


E Enjte, 02.26.2009, 08:40pm
Evropa e Lirë - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, është takuar me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi. Ajo ka inkurajuar vendet që nuk kanë njohur Kosovën, ta njohin atë që ajo e ka cilësuar si demokracia më e re shumetnike. Pritet që më vonë, Sejdiu dhe Thaçi të takohen edhe me nënpresidentin amerikan, Joseff Biden.
  » Sekretarja e Shtetit Klinton përsërit mbështetjen amerikane për Kosovën
  » Kosova në raportin e Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut
  » Raporti i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri
  » Tragjedia e avionit turk: Nëntë viktima e 50 të plagosur, 25 prej tyre rëndë
  » Rrëzohet në Amsterdam avioni turk me 135 veta
  » Clooney takohet me Presidentin Obama për krizën në Darfur
  » Punimet po ecin sipas parametrave që rruga të jetë gati në qershor
  » Presidenti Obama shpalosi planet për rimëkëmbjen e ekonomisë
  » Presidenti Obama sonte mban fjalimin e parë vjetor para dy dhomave të Kongresit
  » Kosova siguron dalje në Adriatik - Shqipëria i ofron Kosovës Portin e Shëngjinit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]