E Enjte, 03.28.2024, 10:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Rekord vizitorësh te shtëpia muzè e Nënë Terezës në Shkup
E Martë, 02.24.2009, 08:17am

Voal-online – Prej përurimit të saj, më 30 janar 2009, shtëpia muzè Nënë Tereza në Shkup ka pasur një numër të madh vizitorësh, rreth 12 mijë, barabar me shifrën vjetore të vizitave që iu bëhen të gjithë muzeve të Maqedonisë. Këtë shifër ia kanë dhënë agjencisë italiane ANSA kryesuesit e iniciativës për ndërtimin e këtij institucioni. Shtëpinë muzè të Nënë Terezës e vizitojnë, përveç qytetarëve të Maqedonisë, edhe të ardhur nga Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Italia, Hollanda, Spanja, Polonia, Britania e Madhe, Japonia, Kanadaja, Armenia, Turqia. Nuk është e vështirë ta kuptosh se këta vizitorë, ngado që vijnë, janë kryesisht shqiptarë. Maqedonia është i vetmi vend që ka realizuar deri tani një shtëpi muzè për Nënë Terezën. Vetëm në Kalkuta janë ekspozuar dokumente e foto mbi jetën dhe aktivitetin e saj.

Ramush Haradinaj ka pranuar të jetë mediator paqeje në Ugandë
E Martë, 02.24.2009, 08:01am

Voal-online –Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, shpallur i pafajshëm rreth një vit më parë në Hagë, ka pranuar propozimin që të jetë mediator në bisedimet midis qeverisë së Ugandës dhe një grupi të vogël kryengritësish muslimanë. Në një komunikatë të dhënë për mediat dhe të transmetuar nga agjencia italiane ANSA thuhet se Ramush Haradinaj ka pranuar të jetë gati për të kontribuar në arritjen e paqes midis qeverisë ugandeze dhe Forcave Demokratike Aleate. Nuk jepen hollësi të tjera. Ramush Haradinaj është kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) një ndër partitë kryesore të Kosovës. Më parë kjo parti ishte në koalicionin qeveritar me Lidhjen Demokratike të Kosovës (AAK).

Administrata Obama zotohet të përgjysmojë deficitin federal
E Hënë, 02.23.2009, 08:58am

Zëri i Amerikës - Një zyrtar i administratës Obama tha se Presidenti synon ta përgjysmojë defiçitin federal gjatë katër viteve të ardhshme,për të arritur një deficit prej 533 miliard dollarësh deri në vitin 2013. Projekt buxheti i ri do t'i paraqitet Kongresit të enjten. Një zyrtar i qeverisë, i cili kërkoi të mos identifikohet, tha se paratë do të vijnë nga rritja e taksave për të pasurit, nga pakësimi i shpenzimeve në Irak si dhe nga përmirësimi i efektivitetet të qeverisë. Analistët thonë se difiçiti federal amerikan për vitin 2009 është 1,2 trilion dollarë dhe kjo pa i shtuar 787 miliard dollarët e planit për stimulin ekonomik të miratuar javën e kaluar. Në fjalimin e përjavshëm për radio dhe internet të mbajtur dje, zoti Obama foli për nevojën e mbajtjes së defiçitit federal nën kontroll. Sot në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet një takim i nivelit të lartë ku do të diskutohet mbi përgjegjshmërinë fiskale.

Lehtësohet regjimi i vizave Shqipëri-Zvicër


E Djelë, 02.22.2009, 03:43pm

Voal-online – Me vendimin e ri të qeverisë së Republikës së Shqipërisë lehtësohet regjimi i vizave me Konfederatën e Zvicrës. Qeveria shqiptare miratoi sot në parim marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës për lehtësimin e lëshimit të vizave. Bëhet e ditur se kjo është një procedurë e pranuar nga të dy palët dhe vjen për shkak të hyrjes së Zvicrës në zonën e shteteve “Shengen”. Shqipëria ka miratuar marrëveshjen me për lehtësimin e vizave me të gjitha vendet e BE-së, marrëveshje e cila hyri në fuqi qershorin e kaluar. Në këtë kuadër u realizua dhe marrëveshja, në parim, me Konfederatën e Zvicrës.

Barak Obama: Fillon ulja e taksave për 95 përqind të amerikanëve
E Djelë, 02.22.2009, 01:38pm
Presidenti Obama tha se ulja e taksave do të pasqyrohet në pagat e amerikanëve shumë më shpejt se çdo kursim taksash në historinë e vendit. Kjo ulje taksash do të pasqyrohet në pagat e tyre brenda muajit mars. Në fjalimin e përjavshëm në radio dhe në Internet, zoti Obama tha se një familje mesatare amerikane do të përfitojë 65 dollarë në muaj nga kjo ulje.
Ndahet nga jeta ipeshkvi Zef Simoni, meshtar dhe studiues
E Djelë, 02.22.2009, 10:04am

Zëri i Amerikës - Të shtunën vdiq në Shkodër, në moshën 80 vjeçare, meshtari Zef Simoni, një nga 4 ipeshkvijtë shqiptarë të periudhës paskomuniste, te shuguruar nga vetë Papa Gjon Pali i dyte, gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri, ne muajin prill të vitit 1993. Zef Simoni ishte mes klerikëve të shumtë shqiptarë, që gjatë regjimit komunist provuan burgjet dhe kampet e internimit. Pas proceseve demokratike, Zef Simoni shërbeu si ipeshkv ndihmës në Arqipeshvinë e Shkodrës, duke dhënë kontributin e tij jo vetëm në meshtari, por edhe në letërsinë dhe studimet shqiptare. 

Nderimet e fundit për meshtarin katolik Zef Simoni do të zhvillohen të dielën në sallën "Kardinal Mikel Koliqi",në Arqipeshvinë e Shkodrës, ndërsa ceremonitë e lamtumirës do të zhvillohen ditën e hënë në qytetin e Shkodrës. Voal-online.
Kosova ndalon hyrjen e ministrit serb Bogdanoviç - mesazhi i tij dëmtues për stabilitetin e Kosovës
E Shtunë, 02.21.2009, 12:44pm
Lajmin e ka konfrimuar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti, gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës.
Pajaziti sqaroi se qeveria ishte njohur me vizitën e Bogdanovic vetëm përmes kërkesës së tij mbërritur nga UNMIK. Autoritetet kosovare thanë se refuzuan kërkesën për vizitën e Bogdanovic nisur edhe nga fakti se mesazhi që ai kërkon të përcjellë tek enklavat serbe bien ndesh me përpjekjet e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet në vend. Vizitat e Bogdanovic në Kosovë vazhdimisht janë shoqëruar me thirrje të hapura dhe publike të tij drejtuar serbeve për të mos pranuar institucionet e Kosovës.
Euleksi deri në mbarim të dimrit edhe në veri të Kosovës
E Shtunë, 02.21.2009, 08:27am

Voal-online –Kreu i misionit civil europian në Kosovë (Eulex), Yves de Kermabon, ka thënë se Eulex do të arrijë veprimin e plotë para mbarimit të dimrit, duke nënvizuar se misioni tashmë ka arritur rezultate të veçanta në sektorët e policisë dhe të doganave. Duke folur në Prishtinë në kuadrin e një mbledhjeje të këshillit të bashkërendimit për shtetin e së drejtës në Kosovë, de Kermabon ka shtuar se misioni europian është duke i rritur rradhët e tij, të cilat janë tashmë 1600, me të cilët bashkëpunojnë 800 të punësuar nga Kosova. Prania e gjyqësore e Eulex – ka pohuar de Kermabon – është vendosur deri tani në të gjitha rajonet e Kosovës, me përjashtim të veriut të Kosovës, pjesë e qytetit me popullsi serbe. Yves de Kermabon ka thënë ndër të tjea se po vazhdon rregullisht kalimi i rasteve gjyqësore nga përgjegjësia e UNMIK-ut tek përgjegjësia e Eulex. Misioni Eulex – që ka filluar zyrtarisht në dhjetor – është paracaktuar ta zëvendësojë UNMIK-un që është ende i pranishëm sidomos në rajonet e Kosovës ku serbët janë shumicë.

Bora bllokon Ballkanin
E Premte, 02.20.2009, 11:49am

Evropa e Lirë: Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar në fshatrat e izoluara nga bora në pjesë të ndryshme të Ballkanit. Së paku 10 komuna me gati 10 mijë banorë në Shqipëri kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre nga bora. Një numër fshatrash malorë në Kosovë po përballen me bllokimin e rrugëve dhe mungesën e energjisë elektrike si pasojë e motit të keq. Në Mal të Zi është mbyllur aeroporti për shkak të motit të keq, kurse në Serbi të izoluara kanë mbetur mbi 30 fshatra.

Ish të përndjekurit padisin në Strasburg Gjykatën Kushtetuese
E Enjte, 02.19.2009, 06:29pm

55 - Ish-të Përndjekurit Politik deklaruan sot se do t'i drejtohen Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg për të kërkuar të drejtat e tyre legjitime, "të cënuara nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pezulloi ligjin e lustracionit". "Jemi thellësisht të zhgënjyer dhe të irrituar nga vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese. Pas këtij vendimi ne mbetemi i vetmi vend në Europë që nuk është ndarë ende nga krimet e diktaturës komuniste dhe nuk ka hapur dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit", tha  Bedri Blloshmi, i cili lexoi deklaratën e përbashkët të shoqatave të ish-të përndjekurve politikë. Një grup avokatësh, ndër më të njohurit në vend, po përgatisin padinë që do të ngrihet në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, pasi, sipas tyre "me të drejtat legjitime të ish-të përndjekurve nuk mund të tallet më as Fehmi Abdiu dhe as Partia Socialiste,."

  » Republika e Maldiveve e njohu shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës
  » Presidenti Obama niset drejt Kanadasë për vizitën e tij të parë zyrtare jashtë shtetit
  » Shqipëria drejt anëtarësimit të plotë në NATO
  » Kosova e kallur në festë
  » SHBA përshëndesin përparimin e bërë nga Kosova
  » Presidenti Obama ia uron Kosovës njëvjetorin e pavarësisë dhe sovranitetit
  » 54 vendet që e kanë njohur deri tani Kosovën shtet të pavarur dhe sovran
  » Deklarata e G7-s: Masa kundër proteksionizmit kombëtar mejgithë krizën ekonomike
  » Sytë e të dashurës sime nuk janë si dielli   Nga Uilliam Shekspir
  » Plani antikrizë $787 miliardë tani pret firmën e Obamës



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]