E Shtunë, 04.20.2024, 02:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Gudar Beqiraj zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave
E Djelë, 02.08.2009, 08:38am
RD - Në përfundim të procesit zgjedhor midis 39 anëtarëve të asociuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Prof. Dr Gudar Beqiraj u zgjodh kryetar i saj. Për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave konkuruan në dy faza akademikët Apollon Baçe, Kolec Topalli dhe Gudar Beqiraj, i cili në përfundim të votimit të dytë fitoi 4 vota më tepër se konkurenti tjetër, Prof. Kolec Topalli. Pas përfundimit të zgjedhjeve, Prof. Dr. Beqiraj u shpreh i kënaqur për këtë post, sepse Akademia dha një shembull të mirë në realizimin e një procesi zgjedhor transparent dhe korrekt. "Për mua nuk ishte e rëndësishme nëse fitoja unë, ose miku im, Kolec Topalli, i rëndësishëm ishte realizimi i procesit zgjedhor", tha ai. 
Departamenti i Shtetit komenton mbi takimin Klinton-Berisha
E Djelë, 02.08.2009, 08:32am

Zëri i Amerikës - Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili ishte i pranishëm në takimin që pati dje në Uashington Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton me Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, tha se zonja Klinton u shpreh shumë e gëzuar për faktin që Shqipëria do të bëhet anëtare e NATO-s. Zonja Klinton e falenderoi kryeministrin e Shqipërisë për kontributin e vendit të tij në Afganistan. Sipas zyrtarit, në takim u diskutua rreth planeve amerikane për ta mbyllur objektin e paraburgimit në bazën Guantanamo si dhe për statusin e ardhshëm të personave që mbahen atje. Por zyrtari nuk tha nëse zonja Klinton i kishte kërkuar Shqipërisë që të pranojë më shumë ujgurë ose persona të tjerë që mbahen në Guantanamo, duke e quajtur këtë një çështje tepër sensitive. Sipas zyrtarit, z. Berisha falenderoi Shtetet e Bashkuara lidhur me përpjekjet që bënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke thënë se këto përpjekje ishin “jetike”. Z. Berisha i tha Sekretares së Shtetit se qeveria e Shqipërisë është e angazhuar për të luftuar krimin e organizuar që është një problem i madh në Shqipëri por se ka bërë “përparim të madh” në këtë aspekt. Zyrtari tha se zonja Klinton kishte ngritur çështjen e zgjedhjeve të ardhëshme në Shqipëri “duke shprehur prokupim për sa i përket ndershmërisë në fushën e lojës”. Z. Berisha, tha ai, e siguroi Sekretaren e Shtetit se do të bënte gjithçka të mundur që zgjedhjet të jenë të lira dhe të drejta, duke ftuar vëzhgues dhe se do të “respektojë plotësisht vullnetin e popullit shqiptar”. Zyrtari tha se z. Berisha diskutoi në hollësi të konsiderueshme me zonjën Klinton mbi ligjin e dosjeve në Shqipëri. Sekretarja e Shtetit, sipas zyrtarit, tha se i vlerësonte sigurimet e dhëna nga z. Berisha për këtë çështje. Voal-online.

Votohet sot në Senat plani i Presidentit Obama për nxitjen e ekonomisë
E Shtunë, 02.07.2009, 09:11am

Voal-online – otohet sot nga Senati i SHBA plani i Presaidentit Barack Obama për nxitjen e ekonomisë amerikane. Dje është arritur kompromisi mes të dy krahëve të politikës për masat tërësore të nxitjes së ekonomisë, sç është ulja me 42% e takave dhe 52% ajo e investimeve. Në këtë mënyrë, plani reduktohet në rreth 780 miliardë dollarë, mbi 150 më pak se plani filelstar prej 937 miliardësh të cilin e kishte kërkuar vazhdimisht Presidenti Obama. Në reduktimin e planit kanë ndikuar dukuri të kohëve të fundit të vëna re në ekonominë amerikane, në mes të cilave rritja e papunësisë. Republikanët dhe demokratët, pas shumë debateve gjatë kësaj jave, kanë arritur pajtimin për miratimin e planit që do t’i krijojë ose ruajë tre deri katër milionë vende pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretarja e Shtetit Klinton pret Kryeministrin Berisha
E Shtunë, 02.07.2009, 08:08am

Zëri i Amerikës - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Clinton, priti sot në Departamentin e Shtetit Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.  Dy personalitetet biseduan për një sërë çështjesh, përfshirë përgatitjet e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në aleancën e NATO-s.

Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar tashmë pranimin e Shqipërisë në NATO. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është ndër udhëheqësit e parë botërorë që Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, pret gjatë dy javëve të saj të para në këtë post. 

Në takim u diskutuan edhe çështje me interes për të dy palët, të drejtat e njeriut, Afganistani, energjia, e të tjera. Ligji a pastërtisë së figurave, i njohur edhe si ligji i lustracionit, si dhe zgjedhjet e ardhëshme në Shqipëri, ishin tema të bisedimeve. Pas takimit, zoti Berisha dhe ndihmës sekretari i Shtetit, Stjuart Xhons, bënë komente për shtypin.  Të dy zyrtarët thanë se marrëdhëniet Amerikë-Shqipëri janë të shkëlqyera. Voal-online.
Ishujt Maldive njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran
E Premte, 02.06.2009, 06:01pm

Voal-online – Në një dokument zyrtar dërguar drejtpërdrejt kryetarit të Aleancës për Kosovën e Re Behgjet Pacollit Ishuj Maldive kanë bërë të ditur sot se e njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Më parë kryetarit të AKR-së i ishte bërë një telefonatë nga Ministri i Jashtëm i Ishujve Maldive nëpërmjet së cilës i është dhënë lajmi. Dokumenti zyrtar do t’iu mbërrijë institucioneve të shtetit të Kosovës në ditët e ardhshme.

Kryetari i AKR-së Begjet Pacolli ka shprehur me këtë rast kënaqësinë për rezultatin që ai ka pasur në përpjekjet për të nxitur shtete të tjera që ta njohin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovë.

Zëvendëspresidenti Amerikan Joe Biden:  Administrata e re amerikane mbështetje të plotë Shqipërisë
E Premte, 02.06.2009, 08:26am

Voal-online - Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, garantoi kryeministrin Berisha se administrata e re amerikane do të mbështesë plotësisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për ndërtimin dhe forcimin e një shoqërie demokratike dhe në rrugën e reformave integruese. Gjatë takimit me kreun e qeverisë shqiptare, Biden u shpreh se ndihej shumë i nderuar të ishte mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe pranoi me kënaqësi ftesën e bërë nga kryeministri Berisha për të vizituar Shqipërinë. 

Presidenti Obama: Dallimet fetare duhet t'i bashkojnë njerëzit
E Premte, 02.06.2009, 07:31am

Zëri i Amerikës - Presidenti Barak Obama tha para figurave nga e gjithë bota se dallimet fetare duhet t’i bashkojnë njerëzit, dhe jo të krijojnë përçarje. Z. Obama tha sot në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve se besimi fetar që frymëzon njerëzit, mund t’i shërbejë të mirës së përgjithshme. Mes kryetarëve të shteteve, kryeministrave dhe personaliteteve të tjera botërore që merrnin pjesë, ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Z. Obama e përshkroi takimin si një prej rasteve të rralla, që mbledhin në Uashington pjesën më të madhe të botës në një aktivitet paqeje dhe vullneti të mirë. Z. Obama u bëri thirrje të pranishmëve të gjejnë tek besimet e tyre mesazhin e dashurisë dhe përkushtimit ndaj atyre në nevojë. “Pavarësisht nga zgjedhja që kemi bërë për besimin tonë, të mos harrojmë se asnjë besim nuk ka në thelb të tij urrejtjen. Nuk ka asnjë Zot që toleron marrjen e një jete të pafajshme”.

Hashim Thaçi: Në raportet Kosovë-Serbi ka përfunduar gjithçka më datën 17 shkurt 2008 !
E Enjte, 02.05.2009, 06:20pm

Radio Europa e Lirë - Prishtina nuk do të ulet në bisedime me Beogradin për të biseduar rreth zbatimit të planit 6-pikësh, thanë sot presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, pas një takimi që zhvilluan me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier. Negociatat e Kosovës me Serbinë janë një kapitull i mbyllur, kurse tash mund të diskutohet për çështje teknike të interesit të dyanshëm, thanë sot udhëheqësit më të lartë të institucioneve në Prishtinë.

Rezoluta e Parlamentit Europian inkurajon vendet e BE-së të njohin tani pavarësinë e Kosovës
E Enjte, 02.05.2009, 05:57pm
Voal-online - Ashtu siç pritej,  në prag të një vjetorit të pavarësisë, Parlamenti Evopian ka miratuar sot me shumicë votash rezolutën për Kosovën. Më këtë Rezolutë, Parlamenti Europian inkurajon vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë. Kjo përfshihej në Rezolutë me anë të një amendamenti që u miratua me 281 vota pro dhe 229 kundër. Ne fakt rezoluta ishte pergatitur muaj më parë dhe kishte qellim qe te qartesonte qëndrimin europian për Kosovën. Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008 dhe është njohur si shtet i pavarur nga 54 vende të botës. Nga 27 vendet anëtare të BE-së, deri tani Kosova është njohur nga 22 vende.
Presidenti Obama dhe perspektiva e konfliktit izraelito-palestinez - Shteti palestinez të ekzistojë në paqe krah për krah shtetit hebre
E Enjte, 02.05.2009, 09:10am

Pak pasi në Gaza hyri në fuqi një armëpushim mes Izraelit dhe grupit Islamik Hamas, Presidenti Barak Obama i kërkoi të dërguarit të tij për Lindjen e Mesme që të shkonte në rajon për të filluar një proces për t'i dhënë fund konfliktit prej disa dekadash midis Izraelit dhe palestinezëve. Përpjekjet do të përqëndrohen në të ashtuquajturën zgjidhja me dy shtete, në bazë të së cilës do të krijohej një shtet palestinez, që do të ekzistonte në paqe krah për krah shtetit hebre. Ekspertët dhe politikanët kanë pikpamje të ndryshme mbi planin për t'i dhënë fund këtij konflikti.

  » Bashkim Smakaj drejtor i Agjencisë Kosovare të inteligjencës
  » Prishtina: Bisedimet Kosovë-Serbi vetëm në nivel të shteteve të pavarura
  » Doli numri i parë i revistës Nacional
  » Ish Presidenti amerikan i shpreh mirënjohje kontributit ushtarak të Shqipërisë në Irak
  » SHBA i bën thirrje Serbisë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën
  » Dora Bakojanis në Kosovë: Secili vend i merr vendimet për njohje bazuar në interesin e vet dhe në funksion të stabilitetit të rajonit
  » Qeveria e Kosovës nuk negocion për 6 pikëshin
  » Presidenca e Kosovës: Plani 6 pikësh për Prishtinën zyrtare është i vdekur
  » Vdes në Nju Jork në moshën 51 vjeçare ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA Lublin Dilja
  » Ambasadori Amerikan në Beograd Munter: Çështja e Kosovës ka marrë fund ! 



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]