E Enjte, 03.28.2024, 06:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Zvicër: Mbyll punimet Forumi Ekonomik i Davosit - Shqipëria u përfaqësua nga Kryeministri Berisha
E Djelë, 02.01.2009, 08:10pm
Në Davos, u mbyll forumi ekonomik botëror, i cili kësaj here u karakterizua nga një atmosferë e zymtë për shkak të krizës ekonomike dhe financiare globale. Pjesmarrësit largohen nga Davosi i ftohtë për t'u përballur me një realitet po aq të ftohtë financiar, ku rigjallërimi ekonomik komplikohet nga frika e trazirave sociale dhe e papunësisë në rritje. Në forum mori pjesë edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua nga Kryeministri Berisha.
Hashim Thaçi: Tadiçi e ka në zyrë fantazmën e Millosheviçit
E Shtunë, 01.31.2009, 01:17pm
Evropa e Lirë - Kryeministri Thaçi ka deklaruar se i vjen keq që disa në Beograd ende jetojnë në kohën e Sllobodan Millosheviqit, dhe se fantazma e tij ende është e pranishme në zyrën e Tadiqit. Në një intervistë për "Jutarnji List", ai ka thënë se "fatkeqësisht, Beogradi ende nuk mund të pajtohet me faktin se Kosova është e pavarur, por përpiqet ta rrezikojë tërësinë territoriale të Kosovës". "Kjo nuk është mirë as për Beogradin, sepse ata do të duhej që më shumë të mendonin për të ardhmen e tyre euroatlantike, e jo për të kaluarën", tha kryeministri. "Pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe, stabilitet, mirëkuptim dhe tolerancë ndëretnike. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, nuk kemi konflikte ndëretnike. Serbët nuk janë vetëm pjesë e shoqërisë kosovare, por edhe pjesë e institucioneve të saj, të parlamentit dhe të qeverisë e cila e udhëheq vendin", tha Thaçi
Republikanët amerikanë zgjedhin zezak kryetarin e partisë
E Shtunë, 01.31.2009, 10:13am
(Voal-online) Është i pari zezak i sapozgjedhur në krye të Partisë Republikane Amerikane, gjithashtu me përkatësi fetare katolike, ish nënguvernatori i Merilëndit Michael Steele. Pesëdhjetëvjeçari shihet si mishërim i prirjes republikane për të bërë për vete zezakët, hispanikët, popullsinë e rrethinave të qyteteve, njerëzit e pakëmbur kudo në Amerikë. Kryetari Komitetit Kombëtar Republikan, Steele tha në një konferencë shtypi : “Ky është një moment i paharrueshëm. Disa e përshkruajnë historik, por është një hap më i guximshëm që Partia e Linkolnit ka hedhur qëkur është themeluar.” Linkolni nënshkruante më 1863 ligjin për lirimin e skllevërve zezakë. Partia Demokratike zgjodhi kryetarin e parë zezak, Ron Brown, më 1989.
Beogradi t'iu japë shqiptarëve të Luginës së Preshevës të njëtat të drejta që Kosova zbaton për komunitetin serb
E Premte, 01.30.2009, 06:23pm
Këto komente, Sejdiu i bëri pas një takimi që zhvilloi me një delegacion të komunave të Preshevës e Bujanocit, kryesuar nga Jonuz Musliu e Shaip Kamberi. Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës thanë se i kanë shprehur shqetësimet e tyre për gjendjen tejet të tensionuar në Luginë, sidomos pas arrestimeve të 10 shqiptarëve më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Presidenti Sejdiu tha se Serbia edhe njëherë po dëshmon se me sajimin e rasteve të tilla kundër shqiptarëve nuk është vend i gatshëm për familjen evropiane. Ai tha se niveli i të drejtave të serbëve që gëzojnë në Kosovë do të duhej të respektohej edhe për shqiptarët nga ana e Serbisë.
Senati shkarkon nga posti Bllagojeviçin
E Premte, 01.30.2009, 07:25am
Senati i shtetit Ilinoi e dënoi Guvernatorin Rod Blagojeviç për abuzim të pushtetit. Ligjvënësit votuan njëzëri për largimin e tij nga zyra, nën akuzat se u përpoq të shiste vendin bosh të zotit Obama në Senat, pasi ai fitoi zgjedhjet presidenciale. Dje, ligjëvënësit po ashtu votuan me 59 voto pro dhe asnjë kundër, për ta ndaluar përgjithmonë z. Blagojeviç që të shërbejë në një zyre publike në atë shtet. Ky hap pasoi gjykimin për largimin e tij nga pushteti, që zgjati katër ditë. Zëvendës Guvernatori Patrik Kuin bëri betimin, duke e zëvendësuar menjëherë z. Blagojeviç.  Presidenti Obama bëri një deklaratë në orët e vona të mbrëmjes, duke thënë se largimi i zotit Blagojeviç i jep fund asaj që ai e quajti “një ngjarje e dhimbshme për shtetin e Ilinoit.”/Voal-online.
Kuvendi jep dritën jeshile që Shqipëria të kandidojë për në BE
E Enjte, 01.29.2009, 06:26pm
(Voal-online)- Kuvendi i Shqipërisë miratoi, me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm rezolutën për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ligjvënësi miratoi rezolutën me 91 vota, duke ia lënë kështu radhën qeverisë të gjejë momentin e përshtatshëm për të aplikuar për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Kuvendi nuk i mori parasysh vërejtjet dhe propozimet e Komisionit të Integrimit i cili vendosi një ditë më parë t’i bëjë rezolutës disa shtesa. Me kërkesën e tij Rezoluta i shkoi Komisionit të Integrimit për të dhënë dhe ai mendimin, apo propozimet për këtë dokument. Madje ky komision kishte miratuar të tjera shtesa me konsensusin e të gjitha forcave politike pjesëmarrëse në të.
The Washington Post: Obama pritet ta vizitojë në prill Kosovën
E Enjte, 01.29.2009, 07:36am
(Voal-online) – Ndër vizitat e para që Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara Barak Obama pritet të bëjë jashtë vendit do të jetë në Kosovë. Kështu shkruan në numrin e saj të sotëm gazeta amerikane The Washington Post. Eliot L. Engel Kryetari i nënkomitetit të Hemisferës Perëndimore në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve i ka thënë gazetës The Washington Post se në vijim të udhëtimit në Trinidad-Tobago, ai shpreson se Obama do ta vizitojë Kosovën, “një vend musliman tejet properëndimor”, i cili nuk ka pasur një vizitë të rëndësishme presidenciale prej kur mbaroi lufta gjatë presidencës së Klintonit”.
Gjykohet njëri nga përgjegjësit e masakrës së Krushës së Vogël
E Enjte, 01.29.2009, 07:31am
Zëri i Amerikës - Publicisti nga Kosova Veton Surroi dëshmoi sot në Gjykatën e Hagës në procesin kundër ish zyrtarit të lartë të Serbisë Vlastimir Xhorxhevic i akuzuar për krime lufte në Kosovë. Zoti Surroi në dëshminë e tij foli për rrethanat dhe zhvillimet politike në Kosovë, para dhe gjatë luftës së viteve 1998-1999. Ai vuri në pah se forcat serbe kanë ushtruar spastrim të organizuar etnik, duke vrarë civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish gjenerali i policisë Vlastimir Xhorxhevic, po përballet me akuzat për krime gjatë luftës në Kosovë. Fshati Krushë e Vogël është një prej dëshmitarëve të krimeve. /Voal-online.
Ismail Kadare sot 73 vjeç!
E Mërkurë, 01.28.2009, 08:42pm
Ismail Kadare, përfaqësuesi më i shquar i letrave shqipe, feston sot ditën e lindjes. Ai erdhi në jetë më 28 janar të vitit 1936, plot 73 vite më parë, në Gjirokastër. Qyteti i gurtë, ku kaloi fëmijërinë, la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve ‘60. Ai është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq, vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të. 
Bëhet dislokimi i parë i trupave të reja amerikane në Afganistan
E Martë, 01.27.2009, 06:07pm

(Voal-online) – Bëhet sot dislokimi i parë i trupave të reja të kontingjentit prej 30000 marinsash në Afganistan. Ky dislokim kryhet në një nga provincat më kyçe në lindje të këtij vendi. Amerika ka premtuar të dërgojë një shtesë prej 20000 deri 30000 trupash në Afganistan, ku dhuna talebane është ashpërsuar shumë kohët e fundit. Dislokimi i parë i ka takuar Brigadës së 3-të të Divizionit të 10-të Malor, e cila do të veprojë tashmë në Logar dhe në Vardak, provincë në afërsi të kryeqytetit Kabul. Trupat e reja shkojnë në përforcim të repartit desantues 101, Shqiponjat Sokëllitëse. Presidenti Barack Obama ka premtuar ta bëjë Afganistanin gur themeli të politikës së tij të jashtme. Pritet që Obama të miratojë shtesën e re të trupave amerikane në këtë vend.

  » Obama në TV AL ARABIYA: Islami nuk është armiku ynë
  » Haradinaj: Të fillohen bisedimet me NATO-n që të dyfishohet numri i pjestarëve të FSK-së
  » Shqipëria hedh hapin e parë drejt BE
  » Në veriun e Kosovës mbi 6 milionë tonelata minerale ende të pazbuluara
  » Shqiptarët e veriut të Mitrovicës protestuan në Prishtinë
  » "New York Times" (Editorial) - Presidenti Obama
  » Obama takohet me këshilltarët ekonomikë dhe të sigurisë
  » Presidenti Obama merr mesazhe urimi nga udhëheqës botërorë - Sarkozi, Berluskoni, Merkel, Mandela ...
  » Hillari Klinton konfirmohet nga Senati si Sekretare Shteti e SHBA-ve
  » Thaçi: Presidenti Rugova do të ketë vlerësim historik



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]