E Premte, 03.29.2024, 02:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Ali Babaxhan: Së shpejti njohje të reja të Kosovës nga shtetet arabe
E Martë, 01.13.2009, 04:22pm

13 janar (Voal-online) - Shefi i diplomacisë turke, Ali Babaxhan, në takimet që pati me kryeministrin Hashim Thaçi, presidentin Fatmir Sejdiu dhe në komunikimet që pati me gazetarët në Prishtinë, pohoi gatishmërinë e Turqisë për t’i çuar përpara marrëdhëniet me Kosovën, dhe paralajmëroi edhe njohjen e shpejtë të shtetit të Kosovës nga shumë shtete arabe dhe vende të Konferencës Islamike.

Freedom House: Shqipëria klasifikohet si vend pjesërisht i lirë, ndërsa Kosova si vend jo i lirë
E Martë, 01.13.2009, 11:37am
Analisti Tejlër Rojlenc, i cili mbulon Shqipërinë thotë se gjendja e lirive në vend nuk ndryshoi shumë në 2008 dhe në raport me vendet e tjera të rajonit është e dobët. Veçanërisht disa projekt-ligje të miratuara nga fundi i vitit, thotë ai, do të ndikojnë negativisht në përshkrimin e gjendjes në Shqipëri edhe në raportin e organizatës Feedom House për vitin 2009.
Vatra Presidentit Topi: Dekreto Ligjin e Spiunëve
E Shtunë, 01.10.2009, 03:39pm

10 janar (Voal-online)- Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi i është drejtuar një letër e hapur nga shoqata panshqiptare Vatra, ku kërkohet që të bëhet dekretimi sa më i shpejtë i Ligjit për Pastrimin e Figurave, i njohur ndryshe si Ligji i Spiunëve. Zoti Agim Karagjozi, Kryetari i Vatrës i drejtohet presidentit Topi "duke shprehur mbështetjen e VATRËS për ligjin e Lustrimit të aprovuar nga parlamenti tash vonë. Ai ligj është i domosdoshëm për vendosjen e të drejtës dhe dinjitetit të njeriut shqiptar.", shkruan Z.Karagjozi.

Turqia po lobon për Kosovën
E Shtunë, 01.10.2009, 01:23pm

Voal-online - Delegacioni i lartë i Kuvendit të Kosovës kthehet nga vizita katërditore në Turqi. Kryetari i Parlamentit të Kosovës është pritur nga Presidenti Gül, kryeministri Erdogan dhe homologun e tij Köksal Topten. Kryeministri Erdogan do ta vizitojë Kosovën në pranverë. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi sapo ka zbritur nga avioni ka deklaruar se në Turqi tashmë dominon besimi se Pakistani dhe Bangladeshi, brenda një periudhe të shpejtë kohore do ta njohin shtetin e Kosovës.

Nëntë vendeve të Europës do t'u thahet shpirti për ujë
E Shtunë, 01.10.2009, 09:46am

10 janar (Voal-online) – Agjencia italiane ANSA ka bërë të ditur sot se nëntë vende konsiderohen nën „stres hidrik“: Belgjika, Bullgaria, Qiproja, Gjermania, Italia, Malta, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar Britanike (Anglia dhe Uellsi). Kjo është një nga të dhënat që del prej raportit „Shenja mjedisore“, të publikuar sot në Pragë nga Agjencia Europiane për Zhvillim (EEA). Raporti propozon tema të ndryshme mbi të cilat të reflektohet në vitin 2009, që nga administrimi i mbeturinave të bioenergjive, deri tek vërshimi i specieve të „huaja“.

Berisha: Duhet të zbardhet masakra e Tivarit që është më e rënda pas masakrës së Katinit
E Premte, 01.09.2009, 04:06pm
Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve për hapjen e dosjeve, Kryeministri Berisha tha se "Është një proces i domosdoshëm për të arritur paqen sociale, është një proces jetik për t'u ndarë nga krimet e diktaturës komuniste".Kryeministri tha se një ligj i tillë në asnjë mënyrë nuk synon gjahun tek kundërshtarët politikë, por vetëm pastrimin e instiutucioneve nga individë të inkriminuar. Duhet të zbardhet masakra e Tivarit që është më e rënda në Europën Lindore pas masakrës së Katinit, dhe këtë e dinë shumë mirë ata që janë gjallë si Nexhmije Hoxha apo Ramiz Alia", tha Berisha.
Kongresi zyrtarizon Barak Obamën si presidentin e 44-t amerikan
E Premte, 01.09.2009, 03:46pm

9 janar (Zëri i Amerikës) -Kongresi amerikan zyrtarizoi zotin Barak Obama si presidentin e 44-t të Shteteve të Bashkuara. Ligjvënësit dhe senatorët amerikanë u takuan në një seancë të përbashkët për të çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit. Rezultatet zgjedhore nga zgjedhjet presidenciale po kështu do t’i dërgohen Arkivës Kombëtare Amerikane dhe do të regjistrohen në revistën zyrtare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan. Ceremonia e certifikimitu zhvillua dy javë para se Barak Obama të bëjë betimin si president i Shteteve të Bashkuara më 20 janar në pjesën perëndimore të Kapitolit.  

Topi:  Serbia të respektojë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
E Enjte, 01.08.2009, 02:44pm

Vizita e dytë e Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi në Kosovë. Gjatë takimit me homologuni e tij Fatmir Sejdiu, ndërsa bëri thirrje që incidentet e fundit në veriun e Kosovës të hetohen nga institucionet e rendit, ai deklaroi se edhe Serbia duhet të respektojë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ashtu si respektohen të drejtat e minoriteteve në Shqipëri e Kosovë. 

Britania lobon tek 33 shtete për njohjen e Kosovës
E Mërkurë, 01.07.2009, 06:57pm

7 janar (Voal-online) – Mediat shqiptare kanë publikuar sot se David Miliband, Ministër i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, iu ka dërguar letra 30 homologëve të tij nga vende të ndryshe të botës, ku iu sugjeron ta njohin pavarësinë e Kosovës. Dhjetë nga këto vende thuhet se do ta njohin Kosovën përpara 17 shkurtit, pra njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Në mesin e këtyre shteteve përmendet të jenë edhe Katari dhe Indonezia, dy vende të cilat kanë nguruar deri tani të hedhin hapin e njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Gjermania zotohet për njohje të reja të Kosovës
E Mërkurë, 01.07.2009, 06:52pm

7 janar (Evropa e Lirë) - Gjermania do të angazhohet në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pjesa e mbetur e BE-së dhe vendet e tjera, ka thënë sot në Prishtinë, Norbert Lammert, kryetar i Parlamentit Gjerman. Keto komente, Lamert i bëri pas takimit që zhvilloi me presidentin Fatmir Sejdiu. Ndërsa e ka quajtur arrestimin paradokohshëm të tre gjermanëve në Kosovë nën dyshimin për implikim në sulmin ndaj ICO-së si një "rast fatkeq",  "Dua të theksoj se njohja e Kosovës nga shumica e vendeve të BE-së ishte edhe rezultat i angazhimit gjerman për ta njohur Republikën e Kosovës dhe se aktivitete të ngjashme të shtetit gjerman do të vazhdojnë edhe në të ardhmen", tha Lammert. /Voal-online.

  » Presidenti turk i premton ndihmë për njohjen e Kosovës nga vendet islamike
  » SHBA në favor të Planit Mubarak-Sarkozy - Rise: Kërkojmë armëpushim të menjëhershëm dhe të garantuar
  » Protesta e dytë këtyre ditëve në Preshevë - kërkohet lirimi i 10 shqiptarëve të arrestuar
  » Sarkozy kërkon përfundimin e menjëhershëm dhe pakushte të luftimeve mes Izraelit e Hamasit
  » Tony Blair: Të mbyllet tuneli midis Egjyptit dhe Rripit të Gazës
  » Bush- Izraeli po mbron popullin e vet, Hamasi shkaktar i gjendjes në Gaza
  » Presidenti i zgjedhur Barak Obama arrin në Washington D.C.
  » Intervista e Mishel Obamës tek CNN: Barak është njeri shumë i thjeshtë
  » KFOR dhe EULEX përforcime në veri të Mitrovicës
  » Mishelë dhe vajzat e Obamës arrijnë në Washington D.C.



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]