E Shtunë, 04.20.2024, 12:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
La Repubblica: Kontroll ndërkombëtar Gazës ?
E Shtunë, 01.03.2009, 11:10am

3 janar - Kryeministri Olmert ia ka shpjeguar nëpërmjet Livnit Sarkozisë se kur të ketë një armëpushim me Hamasin lind nevoja për të parashikuar një formë të kontrollit ndërkombëtar mbi Hamasin në Gaza. Çfarë ka në mendje Olmert ende nuk bëhet e ditur; por këmbëngulja është e qartë. Një armëpushim do të bëhej qesharak se një çast pas tij Hamasi rimerrte lëshimin e qoftë të një rakete mbi Izraelin. Ja pse Olmert mendon se një prani ndërkombëtare jo brenda Gazës, por rrotull Rripit të Gazës, e aftë t’ia garantojë Izraelit një zonë jastëk të sigurisë.Nëse Hamas do të shkelte paktin, atëherë do të lëshonte raketa Qassam jo vetëm kundër izraelitëve, por edhe kundër bashkësisë ndërkombëtare, kundër vendeve që mund të bënin pjesë në këtë mision./Voal-online.

Në vitin 2008 u vranë 62 gazetarë


E Martë, 12.30.2008, 01:50pm

31 dhjetor (Voal-online) – Organizata për mbrojtjen e gazetarëve dhe të mendimit të lirë, Reporterët pa kufij, në raportin që publikoi dje për gjendjen e lirisë së shtypit, shënon se në vitin 2008 u vranë 60 gazetarë, një punjonjës mediatik u vra, 673 gazetarë u arrestuan, 929 gazetarë u sulmuan fizikisht ose u kërcënuan, 353 shpërndarës të mediave u censuruan, 29 gazetarë u rrëmbyen. Në fushën e Internetit: 1 bloger u vra, 59 blogerë u arrestuan, 45 u suluam fizikisht, 1740 websajte u bllokuan, u mbyllën ose u pezulluan. Shifrat e vitit 2007 kishin qenë: 86 gazetarë të vrarë, 20 punonjës të mediave të vrarë, 887 gazetarë të arrestuar, 1511 të sulmuar fizikisht ose të kërcënua, 528 përhapës të mediave të censuruar, 67 gazetarë të rrëmbyer. Sipas zonave gjeografike: Afrika 3 gazetarë të vrarë, 263 të arrestuar, 117 të sulmuar fizikisht ose të kërcënuar, 41 përhapës të mediave të censuruar, 9 gazetarë të arrestuar. Azi-Paqësori: 26 të vrarë, 60 të arrestuar, 106 të sulmuar fizikisht ose të kërcënuar, 70 përhapës të censuruar. Amerikat: 7 të vrarë, 127 të arrestuar, 414 të sulmuar fizikisht ose të kërcënuar, 72 përhrapës të censuruar, 16 gazetarë të rrëmbyer. Europa me ish BRSS 8 të vrarë, 86 të arrestuar, 168 të sulmuar fizikisht ose të kërcënuar, 79 përhapës të mediave të censuruar. Afrikë e Veriut- Lindje e Mesme: 16 të vrarë, 137 të arrestuar, 124 të sulmuar fizikisht ose të kërcënuar, 91 përhapës mediatikë të censuruar, 4 gazetarë të rrëmbyer. Azi-Paqësori dhe Afrika e Veriut-Lindja e Mesme janë rajonet ende më vdekjeprurëse për shtypin. Pas Irakut, dy vendet me shkallën më të lartë të vdekjeve të gazetarëve janë Pakistani (7 të vrarë) dhe Filipinet (6 të vrarë).

Jakup Krasniqi: Mund të kërkojmë hise në Luginën e Preshevës


E Shtunë, 12.27.2008, 03:48pm

Evropa e Lirë: 27 Dhjetor - Nëse Serbia vazhdon me atakimin e tërësisë territoriale të Kosovës dhe keqtrajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, edhe Kosova mund t’i kërkojë pjesët e saj që i takojnë, ka thënë sot kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Krasniqi i bëri këto deklarata si reagim ndaj një vale arrestimesh të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që u ndërmor nga ana e policisë së Serbisë. “Vetë ministri i Brendshëm i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, doli para publikut të mburrej me arrestimet e përcjella me keqtrajtime dhe plaçkitje të qytetarëve të Kosovës Lindore, shtetas të Serbisë”, tha Jakup Krasniqi. “Ju e dini që për Kosovën kufijtë janë të siguruar dhe të garantuar, por nëse dikush vazhdon me politikën e tensioneve të vazhdueshme dhe cenimin e kufijve të Kosovës, nuk do të thotë që edhe shqiptarët s’kanë të drejtë të kërkojnë pjesën e hises së tyre. Këto arrestime dhe prezenca e sforcuar militare serbe në Kosovën Lindore, janë në funksion të frikësimit të popullsisë shqiptare atje, por si në të kaluarën, as sot nuk do ta arrijnë qëllimin”, deklaroi Krasniqi.“Beogradi zyrtar, në vend që të sqarojë gjendjen e rreth dy mijë shqiptarëve të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë dhe t’i dorëzojë mbetjet mortore, në vend që t’i pranojë krimet e forcave serbe dhe t’i ndjekë kriminelët e luftës, të cilët madje si në paradë marshojnë herë pas here drejt Kosovës, në vend që të kërkojë falje dhe të shtrijë dorën e miqësisë me shqiptarët dhe Republikën e Kosovës, ai në stilin e hajnit që thërret ‘kapeni hajnin’ arreston shqiptarët, që të krijojë përshtypjen sikur ata ishin kriminelët dhe jo soldateska serbe”, theksoi Krasniqi. Në anën tjetër, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka kërkuar lirimin e qytetarëve të arrestuar dhe u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i dënojnë veprimet serbe në Luginën e Preshevës.(Voal-online)

Ish i përndjekuri Letër të Hapur Ambasadorit Uidhërs
E Mërkurë, 12.24.2008, 09:20am

"Kushtetuta juaj dhe e të gjithë vendeve demokratike nuk pranon kurrë që në institucionet tuaja të ushtrojnë funksione njerëz të inkriminuar"

 

Agim Musta, një ish i dënuar politik ka publikuar sot një letër të hapur që thotë se ia ka dërguar publikisht ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uidhers. Në letër, Musta thekson se “Ju zoti Ambasador, po të njihnit krimet e komunizmit, nuk do të kërkonit rishikimin e ligjit për hapjen e dosjeve”. Më poshtë vijon letra e plotë:

 

I nderuar Ambasador i SHBA,

 

Unë që ju drejtohem me këtë letër të hapur, jam një intelektual, i dënuar politik, me 13 vjet burgim. Jam autor i 12 veprave me motive historike për krimet e komunizmit në Shqipëri.  Biografia ime si historian dhe shkrimtar, ishte një nga arsyet që autoritetet e Xhekson Villit (shteti i Floridës) në vitin 2007, më ftuan për një vizitë të veçantë, ku ndër mjet të tjera, unë u nderova dhe me Certifikatën e “Heroizmit dhe meritave”. Ndjej realisht habi kur ju prej disa ditësh keni shfaqur rezervat tuaja ndaj ligjit “Për pastërtinë e figurave”. Ky ligj për ne ish të dënuarit dhe të persekutuarit politikë është konsideruar si një obligim i shtetit demokratik ndaj kalvarit shumë të mundimshëm 45 vjeçar të diktaturës më të egër që ka njohur Evropa Lindore. Ky ligj ishte një detyrim që duhej realizuar vite më parë, si një kusht esencial për demokratizimin e shoqërisë shqiptar.

 

I nderuar zoti Ambasador,

 

E kam të vështirë të kuptoj shqetësimin tuaj për ata që kanë dënuar firmosjen e dënimeve me vdekje të poetëve shqiptarë si Havzi Nela, Trifon Xhaxhika, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Xhelal Koprencka e shumë të tjerë, të cilët nuk kishin asnjë faj vetëm se “ëndërronin lirinë dhe mbrojtjen të drejtat e njeriut. Në asnjë vend të ish bllokut komunist nuk kanë vdekur në burg në kushte mizorie, në një periudhë shumë të shkurtër, tri ministra të arsimit :Mirash Ivanaj, Gjergj Kokoshi dhe Xhevat Korca, apostoj të arsimit shqiptar.

 

I nderuar z.Ambasador,

 

Është e patolerueshme që në pushtetin gjyqësor të një shteti që aspiron integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO, të qëndrojnë njerëz të diktaturës që kanë torturuar dhe persekutuar e dënuar me mijëra qytetarë të pafajshëm. Vetëm ish të persekutuarit shqiptarë që kanë provuar mbi supet e tyre e dinë sesa mizorë ishin torturat komuniste.

I nderuar z.Uidhers,

 

Kushtetuta juaj dhe e të gjithë vendeve demokratike nuk pranon kurrë që në institucionet tuaja të ushtrojnë funksione njerëz të inkriminuar. Vendi juaj i madh SHBA është vendi që unë admiroj për liritë dhe demokracinë, për të drejtat dhe principet që ata mbrojnë. Ne të persekutuarit dhe ish të burgosurit politikë kemi admiruar dhe thellë Presidentin Regan, Presidenti që e quajti komunizmin “Perandori e së keqes”, ishte një lider I madh që na ndriçoi dhe na dha shpresë në kohërat tona më të errëta.

 

LDK-JA DREJT NJË FILLIMI TË RI APO DUKE VAZHDUAR TË TATËPJETËN


E Mërkurë, 12.17.2008, 01:56pm
17 Dhjetor – Editoriali i Voal-online - Sot pritet të zgjidhet Kryeshefi Ekzekutiv i LDK-së, ish-partisë më të madhe të Kosovës, një emërtesë e çuditëshme, kur dihet se LDK-ja deri tani ka pasur kryetar dhe nënkryetarë. Siç duket zgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv do të jetë funksion më i lartë se ai i nënkryetarëve, por më i ulët se ai i kryetarit që vazhdon të mbetet Fatmir Sejdiu, i cili në një intervistë tek Evropa e Lirë pranon se ka “pezulluar funksionin por nuk ka dhënë dorëheqjen”. Që shqip do të thotë se de jure mbetet kryetar, por se rrogën e merr si president i Kosovës, ndërsa tani Kryetari Ekzekutiv do të marrë rrogën e kryetarit por nuk nuk do të jetë kryetar i LDK-së. Dalja në skenë e “Kryeshefit Ekzekutiv” e shton çoroditjen e LDK-së e cila pretendon se është duke vazhduar reformimin kur në fakt, këto veprime dëshmojnë luftën brënda partisë, midis klaneve dhe bajrakeve, të cilat u evidentuan menjëherë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës. Sipas kushtetutës së Kosovës, pas zgjedhjes si President i Republikës të Kosovës, Fatmir Sejdiu duhej të jepte menjëherë dorëheqjen, dhe kreun e partisë duhej ta merrte njëri prej nënkryetarëve. Le të marrim shembullin e Shqipërisë. Bamir Topi, ishte nënkryetar i PD-së, por me zgjedhjen si President i Shqipërisë, ai dha menjëherë dorëheqjen. Por në Kosovë nuk ndodhi ashtu.

U inagurua VOAL-online - VOAL ose misioni vizionar i medias së shkruar elektronike


E Enjte, 12.11.2008, 10:06pm

Nga Skënder BUÇPAPAJ

 

Ne synojmë projekti ynë mediatik të jetë shembull sa më i përkryer, sa më qytetar, sa më vizionar i kulturës mediatike. Sepse ne e konceptojmë se kulturë edhe politikën, e konceptojmë si kulturë edhe ekonominë, e konceptojmë si kulturë edhe jetën e përditshme, si të individit në vete, ashtu edhe në përbërje të shoqërisë, të kombit, të njerëzimit. Në këtë mënyrë, ne i ftojmë kolegët tanë, ata që na njohin dhe ata që nuk na njohin, i ftojmë intelektualët shqiptarë kudo që janë, i ftojmë të gjithë ata që e konceptojnë jetën, përparimin, të sotmen, të ardhmen si kulturë, të bashkohen me ne dhe të realizojmë së bashku me sukses këtë projekt që po e fillojmë. VOAL do të jetë zë i mirëfilltë i shqiptarëve, në hapësirën ku jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Çamëri, Diasporë. VOAL do të jetë zë bashkues i shqiptarëve. Ai do të jetë larg të gjitha atyre ndikimeve të politikës, të biznesit e tjerë, të cilat ia ulin personalitetin gazetarit dhe gazetarisë, ia shtrembërojnë misionin gazetarit dhe gazetarisë, i vënë në shërbim të tyre dhe i shpërfytyrojnë, i çoroditin, i bëjnë gazetarinë, i bëjnë gazetarët bashkëfajtorë të tyre. VOAL-online.ch (Voice of Albanians – Zëri i Shqiptarëve) është e hapur dhe i mirëpret reklamat dhe ndihmat e tjera financiare, në mënyrë që sa më dinjitetshëm të përmbushim së bashku misionin vizionar, misionin qytetar, misionin tonë gjithëshqiptar.




 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]