VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

E Premte, 11.12.2010, 07:38am (GMT1)


Zgjedhja e  Isa Mustafës nga Kongresi i Shtatë si lideri i ri i LDK-së u pa si një domosdoshmëri dhe shpëtim për t'i rikthyer identitetin partisë më të madhe në Kosovë, deri kur timonin e saj e mori Fatmir Sejdiu, i cili me destruktivizmin klanor ia siguroi tatëpjetën partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova, lideri indipendentist i Kosovës.

LDK-ja e kohës së Sejdiut, nga një parti e cila deri atëherë i përkiste gjithë Kosovës, u transformua në parti me përkatësi krahinore-klanore, që e përçau partinë, mbolli frymën e dasive, duke humbur popullaritetin dhe elektoratin.

Zgjedhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së, krijoi shpresa tek opinoni dhe analistët, pasi Isa Mustafa gjatë kohës që ishte kryetar bashkie i kishte bërë oponencë të qartë pragmatizmit brutal të qeverisjes klanore të Fatmir Sejdiut. Sidomos Isa Mustafa fitoi një simpati të madhe në Kosovë, në fushatën e zgjedhjeve lokale të 2009-tës, për mënyrën si e bëri fushatën, duke e konsideruar kundërshtar përfasësuesin e PDK-së, larg konformizmit puthadorës që e karakterizoi fushatën e orientuar nga lidërshipi i LDK-së e cila kishte hyrë në aleancë qeverisëse dhe kolltukësh me PDK-në.

Ky është portreti i Isa Mustafës që u kurorëzua si kryetar dhe fitoi në mënyrë të thellë në Kuvendin e Shtatë të LDK-së, tre ditë më parë. Ky është Isa Mustafa që njeh opinioni publik, njeri i përcaktuar dhe luftarak, cilësi të vlerësuara edhe nga elektorati në Prishtinë, ku e fitoi vendin e kryetarit të Prishtinës me 80 % të votave, gati në mënyrë plebishitare. Këto cilësi i dhanë Isa Mustafës edhe vendin e kreut të LDK-së nga një shumicë e thellë, që reflekton pjesën më të rëndësishme të bazës të LDK-së, e cila është e lodhur me metodat përçarëse, klanore.krahinore të Fatmir Sejdiut dhe kërkon ringjalljen e LDK-së..

Besimi i delegatëve në Kuvendin e Shtatë të LDK-së tek Isa Mustafa lidhet direk me vullnetin e shumicës kundër kursit të pararendësit, i cili e pati udhëhequr pa kurrëfarë suksesi, përkundrazi me plot dështime deri më tani LDK-në. Kur Isa Mustafa mori besimin e shumicës së LDK-së në Kuvendin e Shtatë, ky votbesim e bën atë de jure lider të LDK-së, duke i dhënë legjitimitet të drejtojë partinë drejt sfidave. Isa Mustafa do të duhet t'ja fillojë nga gabimet e pararendësit të tij.

Së pari, duke qenë në prag të zgjedhjeve, Isa Mustafës i duhet të justifikojë dhe rikthejë besimin tek elektorati që e ka braktisur LDK-në. Një pjesë e këtij elektorati ka abstenuar, pjesa tjetër e ka dhënë votën tek të paktën dy parti të reja, siç janë ajo e Nexhat Dacit, dhe Behxhet Pacollit. Nëse nuk mund të ketë ribashkim të partive, të paktën aleanca mund të ketë.

Partitë më të vogla me orientin të djathtë, e kanë pritur me padurim kthimin e kursit të LDK-së, hapjen e saj dhe rigjallërimin e frymës demokratike për të ringjallur aleancat parazgjedhore. Në këtë kontekst Isa Mustafa duhet të jetë konkret, me derë të hapur, që hapja e LDK-së pas Kongresit të Shtatë të mos mbetet vetëm deklarative.

Së dyti, Isa Mustafa, duhet të synojë, që në listën e deputetëve të mos riciklojë fytyra të konsumuara nga tre vitet që lamë pas, të cilat janë të lidhura me periudhën më të pasuksesëshme të LDK-së, ndaj të cilëve Isa Mustafa ka qenë kritik.

Së treti, një pikë delikate dhe shumë e ndjeshme për opinionin publik në Kosovë me të cilën Isa Mustafa duhet të tregohet i kujdeshëm është Ukë Rugova. I biri i liderit historik të LDK-së, pas mbarimit të studimeve në SHBA ka synuar t'i bashkangjitet LDK-së, por mjerisht ish-lidërshipi i LDK-së që pretendonte se është vijues i rrugës së jatit, është treguar cinik dhe ia ka përplasur derën pas fytyre, sikur LDK-ja të jetë pronë e tyre private.

Sipas lajmeve më të fundit, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar se" në listën e deputetëve është përfshirë Ukë Rugova, duke shtuar se janë edhe tetë vende bosh që do të plotësohen  me emra që mund ta freskojnë listën. " Do të jetë po ashtu shumë normale që grupi i cili i bëri oponencë Sejdiut , të cilit i priu  Ukë Rugova të ketë qasje në listë. Ndërkohë një gjë është e sigurt se mirëardhja e Ukë Rugovës shënon fillimin e reformimit të LDK-së.

Isa Mustafa duhet të ndjekë kursin që i solli fitoren në Prishtinë, sepse të kesh me vete Prishtinën ke me vete Kosovën. Fitorja e Prishtinës dhe qëndrimi kritik ndaj lidërshpit të Sejdiut e bëri Isa Mustafën edhe kryetar të LDK-së.

LDK-ja e Isa Mustafës duhet të demonstrojë se kursi i ri, në mos të themi 180 grade, është  krejt ndryshe nga kursi i deritashëm, sepse kursi që ndoqi Fatmir Sejdiu ishte armiku më i madh i LDK-së, që i solli vetëm humbje.

(Ky opinion është botuar 10 Nëntor tek Bota Sot)

Sot nga Elida BUÇPAPAJ do të lexoni tek Bota Sot: "ISA MUSTAFA, ZHGËNJIM  PËR ATA QË E BESUAN DHE E VOTUAN"

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE


Elida BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.