VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 11.13.2010, 09:46am (GMT1)


Kuvendi i Shtatë i LDK-së tani më tepër se kurrë i ngjan një show, që u trumpetua si një shprehje e demokracisë, kur në fakt ishte një fiasko e demokracisë, ose më mirë një kllouniadë e demokracisë, pasi ata që votuan për ndryshim sot ndodhen të zhgënjyer prej riciklimit të fytyrave më të konsumuara të LDK-së.

Kuvendi i Shtatë i cili do të hynte jo vetëm në historinë e LDK-së por edhe të Kosovës si shprehje e mirëfilltë e funksionimit të demokracisë, ku vota e shumicës do të duhej të ishte verdikt  për pakicën, sot mund të konsiderohet si Kuvendi i dështimit, ku shumica ka mbetur e mashtruar prej manipulimit të votës, pasi nëpër forumet më të larta të LDK-së janë rizgjedhur ato fytyra për të cilat ata votuan kundër.

Midis LDK-së para dhe të pas Kuvendit të Shtatë nuk ka ndryshuar asgjë, veçse Fatmir Sejdiu është zëvendësuar nga Isa Mustafa. Ky u votua nga 235 delegatë për një ndryshim rrënjësor, nga ku pritej që partisë t'i rikthehej profili rugovian dhe besimi i elektoratit që e kishte braktisur. Por Isa Mustafa, në vend që të përmbushte detyrimin ndaj atyre që e votuan, po iu bindet urdhërave të klanit i cili e degjeneroi LDK-ne dhe i cili në Kuvendin e Shtatë votoi kundër tij dhe pro Fatmir Sejdiut.

Askujt nuk ia merrte mendja se pas triumfit në Kuvendin e Shtatë Isa Mustafa do të mund kthehej në një marionetë të fytyrave më të konsumuara për të vazhduar përçarjet me pasojë eksodin e mëtutjeshëm të elektoratit nga LDK-ja. Askush nuk besonte se Isa Mustafa do të shpërdoronte votëbesimin e 235 delegatëve duke vazhduar kursin famëkeq të Fatmir Sejdiut, për transfomimin final të LDK-në një parti lokale.

Kuvendi i Shtatë i LDK-së pritej si një ngjarje në jetën politike të Kosovës për të rivendosur ekuilibrin e humbur politik nga çoroditja e lidërshipit të LDK-së, e cila u demaskua nga votat e 235 delegatëve të partisë, të cilët kërkonin një lidërship të ri dhe kthimin e partisë në identitet.

Askënd nuk e shqetësonte e ardhmja e LDK-së kur fitoi Isa Mustafa, pasi fitorja e atyre që votuan kundër Fatmir Sejdiut kishte legjitimitet të paluajtshëm për reformim, çka do të duhej të shkaktonte furtunë në forumet më të larta te partisë, tashmë të ndryshkura nga dora e hekurt dhe metodat uzurpuese, ku LDK-ja ishte peng dhe minierë ari për një grusht njerëzish, dhe mjerisht vazhdon të mbetet edhe tani, ani pse 235 delagatë votuan për ringjallje të partisë dhe çlirim nga dora e hekurt. Tani për këta 235 delegatë Isa Mustafa është vetëm një zhgënjim.

Aty ku klani i Fatmir Sejdiut nuk arriti ta kamuflohej dot me sloganë rugovianë, ishte qëndrimi agresiv kundër Ukë Rugovës, të birit të Ibrahim Rugovës. Ndaj Ukë Rugovëst ky klan demonstroi arrogancë, brutalitet dhe përjashtim. Isa Mustafa kishte shansin ta përmbyste për të mirën e LDK-së situatën, t'i hapte dyert dhe ta shtrinte dorën e bashkëpunimit jo vetëm për Ukë Rugovën dhe Fraksionin e tij, por për të gjitha partitë më të vogla, dikur pjesë të LDK-së apo aleate të saj, me qëllim që LDK-ja e Isa Musfatës, me një lindërship të ri dhe të reformuar të hynte si forcë kryesore në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.

Por Isa Mustafa i zhgënjeu të gjithë ata që besuan tek ai. Ai po ashtu e shkeli edhe detyrimin institucional që pati ndaj atyre që i dhanë votën për ndryshim. Isa Mustafa sado bizare dhe ireale të duket u konformua me klikën me të cilën u mat, ndaj të cilës fitoi dhe  e cila doli e humbur në Kongresin e Shtatë të LDK-së, duke i dhënë kësaj klike pa legjitimitet rishtaz pushtet. Një deus ex machina e tillë si kjo e Isa Mustafës nuk parashikohej as nëpër shfaqjet më absurde të teatrit absurd.

Të them të drejtën nuk e kisha menduar kurrë se do t'i shkruaja këto rradhë vetëm tre ditë pas mbajtjes të Kuvendit, të cilit i thura lavde sepse më frymëzoi të besoja tek Isa Mustafa. Dhe jo vetëm mua.

(Ky opinion u botua më 12 Nëntor tek Bota Sot)

ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

 

Elida BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.