E Premte, 03.29.2024, 07:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PREKË CALI - NDERI I KOMBIT
Nga FRANK SHKRELI

E Hënë, 11.15.2010, 09:36am (GMT+1)


Prek Cali
Fjale pershendetese  ne darken perkujtimore kushtuar Preke Calit


 
Mire mbrema -- Deshiroj qe me se pari te falenderoj "Fondacionin Preke Cali" dhe t'i ergezoj antaret  per organizimin e kesaj darke perkujtimore ne nder te veprimtarise patriotike te Prek Calit, nje burr me cilesi te rralla, i cili eshte quajtur si Prijsi i Popullit, "Piramida e kufirit shqiptar" dhe Kreshniku i Vermoshit.  Paci faqen bardhe.
 
Sonte --

Perkujtojme Preke Calin, nje burrë malesor, megjithese pa asnje dite shkolle, emri i tij u be i njohur ne kryeqendrat e politikes evropiane te kohes qe jetonte.
 
Perkujtojme Preke Calin, i cili kundershtoi synimet e armiqeve te kombit tone si edhe vendimet  e padrejta te kancelarive te Evropes, ne dem te Shqiperise dhe te trojeve te kombit shqiptar.
 
 Perkujtojme Preke Calin, mbrojtesin e kufijve te vendit dhe te teresise tokesore te Shqiperise nga synimet grabitqare te shovinisteve sllave.
 
Perkujtojme Preke Calin prej Kelmendit, bartes i traditave dhe virtyteve me te shenjta te malesorit e te shqiptarit: te atdhedashurise, nderit e burrenise, sy-patrembur ndaj armikut, te mik-pritjes e bujarise.
 
Kjo darke ka nje rendesi historike, politike dhe atdhetare, pasi kujtojme Preke Calin, i cili gjithe jeten ia kushtoi mbrojtjes se integritetit tokesor te Shqiperise, lirise dhe demokracise, dhe i cili dha edhe jeten duke kunderstuar vendosjen e komunizmit ne Shqiperi. Vrasja e patrioteve shqiptare si Preke Cali duhet te shqetesoje ndergjegjen e çdo shqiptari, edhe sot 20-vjete pas renjes se komunizmit.  Prandaj, nuk duhet te harrojme, por te --
 
Perkujtojme Preke Calin, atdhetarin dhe anti-komunistin i cili para se te pushkatohej nga regjimi komunist, pyetjes se Mehmet Shehut se pse nuk behej me ta, se ashtu do ta mbyllte historine e tij me shkronja ari, Preke Cali iu pergjigj:  Zotni, faji bie mbi ju, se ju u bate aleate me anmikun tone shekullor,  Serbine.
 
Perkujtojme Preke Calin, per bindjen e tij se komunizmi ishte gjeja me e keqe qe po i kercenohej Shqiperise dhe i cili me burrat me te njohur te Kelmendit i beri nje qendrese te ashper ketij sistemi te huaj qe iu imponua shqiptareve.
 
Perkujtojme Preke Calin, i cili para se t'i rrëzohej trupi i tij vigan nga plumbat e mitralozit te komunisteve te Enver Hoxhes, bertiti me zerin e fuqishem te malesorit : "Rrnoft Shqipenia, Rrnoft populli shqiptar. Heret ose vone, Shqipenia do te fitoje".
 
 Perkujtojme pra sonte Preke Calin --si simbol i gjakut te derdhur -- ne shenje nderimi e respekti edhe per bashkluftetaret e tije, shume prej te cileve u pushkatuan gjithashtu, si edhe per mijera martire nacionaliste anti-komuniste ane e mbane trojeve tona shqiptare ne Ballkan.
 
 Prandaj, te nderuar miq --
 
Le te bashkohemi sonte ne perkujtimin e ketij burri te madh, dhe pas 20-vjet te te rrezimit te komunizmit, te shpresojme qe me ne fund  -- te peshohet mire dhe me te drejte e verteta historike -- dhe vetem asaj t"˜i jepet arsyeja.  Eshte detyre e te gjitheve, por sidomos e institucioneve te Shqiperise qe herojve si Preke Calit t'ua kthejme lavdine, nderin dhe vendin qe u takon patrioteve si ai, ne historine e kombit. 
 
Sepse duke kujtuar burrat si Preke Cali, ne perserisim premtimin  e vazhdimit te atdhedashurise se vertete dhe punes ne favor te çeshtjes kombetare -- dhe ne te njejten kohe pershpejtojme ndarjen nga trashëgimia e regjimit diktatorial komunist, qe pushkatoi patriote si Preke Calin dhe qe neperkembi dinjitetin dhe vlerat tona te lashta kombetare.
 
 I perjeteshem qofte  kujtimi i Preke Calit. 
Nder e lavdi vepres dhe qendreses se tij ne shekuj.
 
 Ju falemnderit,
 
 Frank Shkreli


(Fjala që autori mbajti mbrëmë në New York, në një darkë përkujtimore për nder të Prekë Calit, në të cilën morën pjesë rreth 600 veta.)


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.15.2010)
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYERNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.15.2010)
UNË BESOJ SE MUND TË FLUTUROJNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (11.14.2010)
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUANNGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.13.2010)
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SËNga Elida BUÇPAPAJ (11.12.2010)
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit ShqiptarNGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.10.2010)
DIÇKA NUK ËSHTË NË RREGULL ME RUSINËNga FRANK SHKRELI (11.09.2010)
HEQJA E VIZAVE PËR SHQIPËRINË - MË MIRË VONË SE KURRËNga ILIR HYSA, Ph.D. Candidate, City University of New York (11.09.2010)
NJË START I RI PËR LDK-NËTriumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa MustafënNga Elida BUÇPAPAJ (11.08.2010)
GJUHA LETRARE SHQIPE E TKURRUR E SHMANGUR E SHPËRFILLUR E TËHUMBURNGA SKËNDER BUÇPAPAJ (11.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]