VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PREKË CALI - NDERI I KOMBIT
Nga FRANK SHKRELI

E Hënë, 11.15.2010, 09:36am (GMT1)


Prek Cali
Fjale pershendetese  ne darken perkujtimore kushtuar Preke Calit


 
Mire mbrema -- Deshiroj qe me se pari te falenderoj "Fondacionin Preke Cali" dhe t'i ergezoj antaret  per organizimin e kesaj darke perkujtimore ne nder te veprimtarise patriotike te Prek Calit, nje burr me cilesi te rralla, i cili eshte quajtur si Prijsi i Popullit, "Piramida e kufirit shqiptar" dhe Kreshniku i Vermoshit.  Paci faqen bardhe.
 
Sonte --

Perkujtojme Preke Calin, nje burrë malesor, megjithese pa asnje dite shkolle, emri i tij u be i njohur ne kryeqendrat e politikes evropiane te kohes qe jetonte.
 
Perkujtojme Preke Calin, i cili kundershtoi synimet e armiqeve te kombit tone si edhe vendimet  e padrejta te kancelarive te Evropes, ne dem te Shqiperise dhe te trojeve te kombit shqiptar.
 
 Perkujtojme Preke Calin, mbrojtesin e kufijve te vendit dhe te teresise tokesore te Shqiperise nga synimet grabitqare te shovinisteve sllave.
 
Perkujtojme Preke Calin prej Kelmendit, bartes i traditave dhe virtyteve me te shenjta te malesorit e te shqiptarit: te atdhedashurise, nderit e burrenise, sy-patrembur ndaj armikut, te mik-pritjes e bujarise.
 
Kjo darke ka nje rendesi historike, politike dhe atdhetare, pasi kujtojme Preke Calin, i cili gjithe jeten ia kushtoi mbrojtjes se integritetit tokesor te Shqiperise, lirise dhe demokracise, dhe i cili dha edhe jeten duke kunderstuar vendosjen e komunizmit ne Shqiperi. Vrasja e patrioteve shqiptare si Preke Cali duhet te shqetesoje ndergjegjen e çdo shqiptari, edhe sot 20-vjete pas renjes se komunizmit.  Prandaj, nuk duhet te harrojme, por te --
 
Perkujtojme Preke Calin, atdhetarin dhe anti-komunistin i cili para se te pushkatohej nga regjimi komunist, pyetjes se Mehmet Shehut se pse nuk behej me ta, se ashtu do ta mbyllte historine e tij me shkronja ari, Preke Cali iu pergjigj:  Zotni, faji bie mbi ju, se ju u bate aleate me anmikun tone shekullor,  Serbine.
 
Perkujtojme Preke Calin, per bindjen e tij se komunizmi ishte gjeja me e keqe qe po i kercenohej Shqiperise dhe i cili me burrat me te njohur te Kelmendit i beri nje qendrese te ashper ketij sistemi te huaj qe iu imponua shqiptareve.
 
Perkujtojme Preke Calin, i cili para se t'i rrëzohej trupi i tij vigan nga plumbat e mitralozit te komunisteve te Enver Hoxhes, bertiti me zerin e fuqishem te malesorit : "Rrnoft Shqipenia, Rrnoft populli shqiptar. Heret ose vone, Shqipenia do te fitoje".
 
 Perkujtojme pra sonte Preke Calin --si simbol i gjakut te derdhur -- ne shenje nderimi e respekti edhe per bashkluftetaret e tije, shume prej te cileve u pushkatuan gjithashtu, si edhe per mijera martire nacionaliste anti-komuniste ane e mbane trojeve tona shqiptare ne Ballkan.
 
 Prandaj, te nderuar miq --
 
Le te bashkohemi sonte ne perkujtimin e ketij burri te madh, dhe pas 20-vjet te te rrezimit te komunizmit, te shpresojme qe me ne fund  -- te peshohet mire dhe me te drejte e verteta historike -- dhe vetem asaj t"˜i jepet arsyeja.  Eshte detyre e te gjitheve, por sidomos e institucioneve te Shqiperise qe herojve si Preke Calit t'ua kthejme lavdine, nderin dhe vendin qe u takon patrioteve si ai, ne historine e kombit. 
 
Sepse duke kujtuar burrat si Preke Cali, ne perserisim premtimin  e vazhdimit te atdhedashurise se vertete dhe punes ne favor te çeshtjes kombetare -- dhe ne te njejten kohe pershpejtojme ndarjen nga trashëgimia e regjimit diktatorial komunist, qe pushkatoi patriote si Preke Calin dhe qe neperkembi dinjitetin dhe vlerat tona te lashta kombetare.
 
 I perjeteshem qofte  kujtimi i Preke Calit. 
Nder e lavdi vepres dhe qendreses se tij ne shekuj.
 
 Ju falemnderit,
 
 Frank Shkreli


(Fjala që autori mbajti mbrëmë në New York, në një darkë përkujtimore për nder të Prekë Calit, në të cilën morën pjesë rreth 600 veta.)


FRANK SHKRELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.