VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TAKIME TË NATO-s NË LISBONË

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 11.17.2010, 08:17pm (GMT1)

 


Udhëheqësit e shteteve anëtare te Organizatës së Atlantikut Verior, NATO, do të takohen këtë fund jave në Lisbonë të Portugalisë për të diskutuar të ardhmen e strategjisë ushtarake dhe politike të alenacës, si edhe përparimin e deritanishëm te luftës në Afganistan. Përveç çështjeve të aleancës së NATO-s, udhëheqësit e vendeve anëtare do të bisedojnë gjithashtu edhe për sfidat ekonomike me të cilat përballet tani bota, si edhe marrëdhëniet e aleancës me Rusinë.

Sekretari i Pergjitheshem i NATO-s, Zoti Anders Fogh Rasmussen tha se mbledhja ne Lisbone do te jete njera nder mbledhjet me te rendesishme te nivelit te larte ne historine e kesaj organizate. Sipas tij, vendimet qe aleatet pritet te marrin ne mbledhjen e Lisbones do te sigurojne qe NATO, ne te ardhmen, te jete me efektive, me e angazhuar dhe me e afte se cdo here tjeter ne te kaluaren. Sekretari i Pergjitheshem Rasmussen tha gjithashtu se mbledhja e nivelit te larte, kete fund jave, do te shenoje gjithashtu edhe fillimin e nje faze krejtesisht te re te operacioneve te NATO-s ne Afganistan, ne baze te cilit qeveria e Afganistanit do te kete pergjegjesine kryesore per sigurine ane e mbane vendit. Perfaqësuesi i posaçem amerikan per Afganistanin dhe Pakistanin, Ambasadori Richard Holbrooke tha, me heret kete jave, se strategjia e re do te jete nje strategji tranzicioni e jo nje strategji per t'u terhequr nga Afganistani.

Perveç ketyre çeshtjeve, udheheqesit e NATO-s do te perpiqen te shenojne nje fillim te ri ne marredhenjet e aleances me Rusine. Per me teper, udheheqesi i NATO-s tha se takimi i nivelit te larte ne Lisbone do te forcoje edhe me shume themelet qe e kane bere NATO-n, ajo qe eshte sot, d.m.th. aleancen me te suksesshme ne historine e njerezimit dhe te percaktoje nje agjende per ndryshime, qe do te garantoje te njejtat suksese ne dekadat e ardheshme. Zedhenesi i NATO-s James Appathurai u tha gazetareve ne Bruksel se pritet gjithashtu qe udheheqsit e shteteve dhe te qeverive anetare te NATO-s te perkrahin dhe te miratojne "Konceptin e Ri Strategjik", nje dokument ky qe ri-shqyrtohet çdo dhjete vjete e qe synon te beje NATO-n qe te perballoje ne menyre efektive sfidat e reja, si edhe te percaktoje zhvillimin ushtarak dhe politik te aleances.

Specifikisht, pritet qe ne takimin e Lisbones te diskutohet per sistemin mbrojtes raketor, nje plan ky qe ne te kaluaren ka shkaktuar mosmarrveshje serioze me Mosken, por tani fuqite perendimore shpresojne se Moska do te marre pjese ne kete sistem. Ky sistem, fillimisht i propozuar nga Presidenti Xhorxh Bush eshte kundershtuar ashper nga Moska, por Profesori i shkecave politike ne Universitetin George Washington, Zoti Xhejms Goldgajer i tha Zerit te Amerikes se Zoti Obama pret qe Zoti Medvedev te bashkpunoje me NATO-n, duke thene se "kjo do te ishte nje fitore e madhe per Presidentin Obama, e jo vetem per politikat e tij, jo vetem per politikat e NATO-s, por edhe nje sinjal ndaj Iranit se Rusia e merr seriozisht kete kercenim dhe synon te angazhohet ne sistemin mbrojes nga raketat".

Presidenti rus, Zoti Dmitry Medvedev do te marre pjese ne takimin e Lisbones dhe pritet qe prania e tij aty te shikohet si nje permiresim i dukshem ne marredhenjet midis Rusise dhe NATO-s c'prej krizes se shkaktuar nga lufta midis Rusise dhe Gjeorgjise pro-perendimore, ne vitin 2008. Presidenti Obama tha gjate takimit me Zotin Medvedev, ne Korene e Jugut, se shpreson per nje "ulje tensionesh dhe per nje shtim te bashkpunimit ne nje numer çeshtjesh te sigurimit", midis Moskes dhe NATO-s.

Mirepo, nder çeshtjet qe nuk do te jene ne rendin e dites por mund te jene ne mendjen e shume pjesemarresve ne mbledhjen e Lisbones, jane zgjedhjet e fundit ne Shtetet e Bashkuara si dhe humbja e Partise se Presidentit Obama ne zgjedhjet e mes-mandatit dhe se si ky rezultat mund te preke aftesine e Presidentit Obama per te zhvilluar nje politike te jashtme dhe ushtarake te efekteshme. Verejtesit politike vene ne dukje se eshte e natyrshme qe aleatet e Amerikes si edhe Rusia te perpiqen te gjejne nje pergjigje ndaj kesaj dileme, por ne te njejten kohe ata thone se, pa marre parasyshe perfundimin e zgjedhjeve, Presidenti Obama eshte dhe mbetet Komandanti i Pergjithshem i vendit me te fuqishem ne bote dhe se ai gjithnje gezon nje perkrahje te dukeshme nderkombetare. Administrata e Zotit Obama eshte akuzuar ne te kaluaren, se ka lene pas dore Evropen, por ne nje deklarate te Shtepise se Bardhe thuhet se "Shtetet e Bashkuara nuk kane ortak me te forte se Evropen ne avancimin e sigurise dhe begatise anembane botes". Ndersa Bashkimi Evropian ne deklarate u shpreh se "Marredhenjet trans-atlantike jane jetesore per prosperitetin global dhe se te dy palet jane te angazhuara te bashkpunojne drejte promovimit te shtimit te punesimit dhe rritjes ekonomike."

Me ne fund, duke analizuar mbledhjen e nivelit te larte te NATO-s ne Lisbone, gazeta Nju Jork Tajms shkruan se nje ceshtje qe nuk do te diskutohet ne Lisbone eshte se si te perdoren me se miri fondet ne pakesim e siper, te buxheteve mbrojtese te vendeve anetare te NATO-s. Gazeta thote se ngurrimi ose mungesa e vullnetit nga ana e aleateve evropiane te NATO-s per tu perballur me krizen financiare boterore si edhe mos refomimi i sektorit te mbrojtes, jane nder kercenimet me te medha me te cilat mund te perballet ne te ardhmen aleanca e NATO-s.


 

 

Flamuri Shqiptar midis flamujve të shteteve anëtare të Aleancës Verio-Atlantike

FRANK SHKRELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.