VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTANNga Elida BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 05:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

E Shtunë, 11.20.2010, 08:45am (GMT+1)



I shkruaj me trishtim këto rradhë por e vendosur për të denoncuar censurën dhe xhandarët e fjalës së lirë, të cilët po e kthejnë Kosovën në Absurdistan.

Termi Absurdistan përshkruan në mënyrë satirike një vend, në të cilën absurditeti është normë e jetës. Absurdistani është përdorur së pari nga disidentët e bllokut të Lindjes kur i referoheshin Bashkimit Sovjetik, edhe sot ky term iu rezervohet shteteve të cilat qeverisin me stil autoritarist, si Azerbaixhan, Turkmenistan, Uzbekistan.

Si term i shkruar për herë të parë është zbuluar në gazetën e përmuajshme gjermane Politische Studien, pastaj u përdor në Çeki nga disidenti i asaj kohe dhe pas rrëzimit të Murit të Berlinit, president i vendit Vaclav Havel.

Volteri ka thënë : "Mendoni për vete por lerjuani dhe të tjerëve ta gëzojnë gjithashtu këtë privilegj", por në  Absurdistan nuk e njohin Volterin, aty ka censurë, autocensurë dhe liria e shtypit është e cunguar rëndë. I njëjti skenar mjerisht po reflektohet edhe në Kosovë nga xhandarët e fjalës së lirë, me metodologjinë e tyre të përjashtimit, qendrimit ex cadedra, dhe rikopjimit të realiteteve autoritariste, ku njerëzit e shtypit ishin simbiozë e regjimit. Këta duke e përdorur penën si një lloj lavazhi trush, po dëmtojnë rëndë shtetin e ri të Kosovës dhe sidomos rininë e Kosovës, pasi një e treta e popullësisë në Kosovë është nën 15 vjeç, më tepër se gjysma e popullsisë është nën 25 vjeç, dhe mesatarja e popullsisë është 22-23 vjeçe e cila nuk meriton të rritet nën diktatin e mendjeve të çartur orwelliane, të cilave në Kosovë u ka perënduar koha një herë e mirë me çlirimin.

Imazhi i  Kosovës nuk mbrohet nga xhandarët dhe censorët e fjalës së lirë, të cilët duke mos pasur mundësi t'u venë pranga kolegëve, përdorin pushtetin politik për t'i friksuar e për t'ua mbyllur gojën. Vrasja është forma më ekstreme e censurës, ka shkruar George Bernard Shaw.  Në Perëndim liria e shprehjes si anitezë e censurës është e garantuar nga kushtetuta.

Censura ushqen vetëm mendjet më të zeza, që kanë prodhuar Mesjetën, Inkuizicionin, Holokaustin dhe regjimet diktatoriale. Dje në Shqipëri u kujtua nga ish të përndjekurit politikë dita kur 66 intelektualë komunistë u ekzekutuan pa gjyq nga diktatura komuniste, e cila ka qenë motër me regjimin pushtues serb në Kosovë, që i ka korrur intelektualët dhe elitën. Eleminimi i 66 intelektualëve është vetëm një grimcë nga shfarosja që i ka bërë regjimi komunist elitës të vendit.

Një nga krimet më të përgjakëshme të regjimit pushtues ishte kur i mbylli shkollat dhe universitetet në Kosovë, të cilat janë burim i dritës, dijes dhe demokracisë. Sepse synonte ta linte Kosovën pa intelektualë dhe pa pena, ose me ato pena të klonuara dhe nën errësirën e censurës e xhandarëve të fjalës së lirë.

Po ai realitet i nxirë që përjetonte Kosovë i takon së shkuarës  kohës të pushtimit dhe errësisës. Kosova e lirë me një klasë politike shumë të re në moshë nuk duhet të tolerojë reminishenca të periudhës së pushtimit, që ndrydhin apo plagosin fjalën e lirë.

Nuk po përmend emra kësaj here, por ata që po e rrënojnë imazhin e qeverisjes Thaçi, janë pikërisht xhandarët e fjalës së lirë, që shtiren si bodyguard-të e saj, duke mos lejuar shpirtin e kritikës. Kritika është shprehja më adekuate e një shoqërie demokratike, ose thuhet rëndom se testi i demokracisë është kritika dhe liria e shprehjes.

Liria e shprehjes është alfa dhe beta që teston demokracinë e shtetit të ri të Kosovës, ata gazetarë që kritikojnë nuk janë armiq të Kosovës as të politikanëve, ata janë vetëm përçues të opinionit publik dhe të vërtetave.

Gazetarët në Kosovë, si kudo në vendet demokratike, janë pjesë e pushtetit të katërt, i cili duhet të mbetet i pavarur e i pacënuar  ashtu si legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Çdo lloj varësie e cënon integritetin e pushtetit të katërt, që njihet si mbrojtësi i tre pushteteve të tjera. Çdo lloj varësie e pushtetit të katërt e dëmton shkallën e demokracisë në Kosovë dhe u jep shans xhandarëve dhe censorëve t"Ëœu vejnë pranga fjalëve të gazetarëve, e gazetarët t'i kërcënojnë e t'i lenë pa punë,.çka është një mosntruozitet që kthen Kosovën në Absurdistan, diçka e paimagjinueshme dhe e patolerueshme.

Kosova jeton në një demokraci të re, e cila ka nevojë për të vërtetën dhe fjalën e lirë, ashtu si ka nevojë për ajrin. "Diktatorët nëpër piedestale, të rrethuar nga bajonetat, kanë frikë nga fjalët dhe mendimet e lira", thotë Winston Churchill, andaj e prangosin të vërtetën. Por kur e vërteta nuk është e lirë, liria nuk mund të jetë më realitet, thotë  Jacques Prevert, dhe vendi kthehet pastaj në Absurdistan. Liria e mendimit, liria e fjalës dhe e vërteta janë mbrojtësit më realë të lirisë dhe demokracisë të një vendi, pra janë si oksigjeni edhe për shtetin e ri të Kosovës.

(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 18 Nëntor)

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.18.2010)
OHHH, AMERIKË, TI JE AQ E FORTËNga MATT MILLER, Washington Post (11.18.2010)
TAKIME TË NATO-s NË LISBONËNga FRANK SHKRELI (11.17.2010)
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALANGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.16.2010)
PREKË CALI - NDERI I KOMBITNga FRANK SHKRELI (11.15.2010)
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.15.2010)
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYERNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.15.2010)
UNË BESOJ SE MUND TË FLUTUROJNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (11.14.2010)
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUANNGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.13.2010)
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SËNga Elida BUÇPAPAJ (11.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]