VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SOT NUK MJAFTON TË THUASH SE FAJIN E KA OPOZITA KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Hënë, 11.22.2010, 09:44am (GMT1) KUTURA FETARE TË DËSHMOHET EDHE ME KULTURË TË HARMONISË POLITIKE Shqipëria, ashtu si edhe Kosova, është vendi i harmonisë fetare, ku tre besimet kryesore, myslimanizmi, katolicizmi dhe ortodoksizmi, të cilët në botë janë shkas për konflikte, në Shqipëri janë arsye për harmoni dhe bashkekzistencë. Kjo harmoni nuk lidhet me rrëzimin e sistemit komunist, shëmbjen e Murit të Berlinit, apo heqjen e Perdes së Hekurt, harmonia fetare është një karakteristikë tradicionale e kombit shqiptar, çka e bën nga më të emancipuarit në Evropë dhe botë. Nuk ka rëndësi nëse në Shqipëri je mysliman, katolik, ortodoks apo ateist, sepse kushdoqofsh, gëzon të drejtën ta ushtrosh bindjen tënde në harmoni të plotë. Këtë vlerësim e merr Shqipëria edhe në raportin e Departamenti Amerikan i Shtetit mbi liritë fetare në botë për vitin 2010, si një vend që garanton lirinë e fesë. Por më tepër nga sa e përcakton Kushtetuta, harmonia fetare është një dukuri kombëtare, që i dallon shqiptarët si komb. Sepse nëse flasim për Kushtetutën e Shqipërisë, ajo garanton edhe pluralizmin partiak, duke paraqitur garanci të plotë për raportin midis pozitës dhe opozitës, i cili paçka se është de jure mrekullisht i rregulluar, de facto ky raport nuk është aspak harmonioz, bile pothuaj është në dis-harmoni të plotë. Nëse marrëdhëniet fetare janë në rezonancë të plotë, marrëdhëniet politike që janë në varësinë e klasës politike, e cila përbën një minorancë të plotë, janë në dizonancë, dhe pothuaj konfliktuale. Nëse në vende të ndryshme disharmonia fetare është shkak për të prodhuar destabilitet politik në një vend, në Shqipëri dis-harmonia midis shumicës dhe opozitës rrezikon stabilitetin e vendit, çka nuk është aspak në interesin kombëtar të shqiptarëve, përkundrazi situata e nderë politike në vend përbën rrezik për sigurinë kombëtare. Nuk do të merrem të analizoj shkaqet e kësaj situate, por do të përsëris një të vërtetë themelore, të pakundërshtueshme se opozita nuk ka asnjë të drejtë që ta çojë elektoratin e saj në protesta pasi zgjedhjet e 2009 ishin më të mirat në historinë 20 vjeçare të trancizionit pluralist shqiptar, zgjedhje që u certifikuan brenda e jashtë vendit, pra në nivel kombëtar, pluripartiak dhe ndërkombëtar. Sali Berisha është kryeministri në mandatin e të cilit Shqipëria u anëtarësua në NATO, në mandatin e të cilit Shqipërinë e vizitoi Presidenti George W.Bush, në mandatin e të cilit u ndërtua Rruga e Kombit, në mandatin e të cilit u liberalizua lëvizja e lirë e shqiptarëve, në mandatin e të cilit parashikohen të ndërtohet Tuneli i Krrabës dhe Rruga e Arbërit.Këto janë arritjet e Berishës, të mjaftueshme që kryeministri i Shqipërisë të pretendojë që ta çojë deri në fund të mandatit qeverinë e tij. Nga ana e saj opozita është dalluar për destruktivizëm, për mungesë të vullnetit të mirë, për braktisje të parlamentarizmit, për prirje për ta transformuar poltikën e tavolinës të rrumbullakët në politkë rruge etj. etj. Pra kanë munguar qendrimet bipartizane, ka munguar konkordanca, që ka të bëjë me integrimin e opozitës në rolin e saj kushtetues, si njëri krah i balancës që siguron ekulibër qeverisës. Gjithsesi, në këto kushte, për hir të interesave madhore kombëtare, për hir të harmonisë politike të shqiptarëve, të cilën e garanton Kushtetuta e vendit, për hir të interesave të shqiptarëve si komb i shtrirë në të paktën gjashtë shtete ballkanike, për hir të integritetit të klasës politike, nëse nuk e bën lideri i opozitës, kryeministri i Shqipërisë, duhet të marrë rolin e xhentëllmenit dhe t'ia shtrijë dorën liderit të opozitës. Meqë tani historia e kutive është mbyllur, si kërkesa më iracionale e opozitës, liderit të shumicës dhe shefit të qeverisë të Shqipërisë i jepet rasti, që të marrë përgjegjshmërinë për rivendosjen e harmonisë, midis pozitës dhe opozitës, për rivendosjen e dialogut dhe normalizimin e politikës në vend, sepse populli shqiptar nuk e meriton të vazhdojë e të mbetet peng i një klase politike të papërgjegjëshme. Sot nuk mjafton të thuash se fajin e ka opozita. Sot kërkohet që opozita të kthehet në rolin e saj si pjesë e pluralizmit parlamentar, për rivendosjen e harmonisë politike, si domosdoshmëri jetike për shqiptarët. Kur shqiptarët e kanë brilante kulturën e harmonisë fetare, e përse të mos e kenë kulturën e harmonisë politike. (Ky opinion u botua tek Bota Sot më 19 Nëntor)
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |