VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Hënë, 11.22.2010, 06:05pm (GMT1)

E plotësoj me këtë shkrim sadopak dëshirën e lexuesve për ta trajtuar temën delikate jo gjithnjë të mirëpërdorur të dosjeve, pra temën e spiunëve të shërbimeve sekrete të ish regjimeve.

Kontekstin ma risjell kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës zotëri Isa Mustafa me deklaratën e së enjtes në Ferizaj se në listën e LDK-së nuk ka kandidatë që kanë qenë anëtarë të shërbimeve sekrete. Nuk po e cilësoj më shumë se deklaratë të pashembullt, unikale, duke pasur kështu bindjen time se këtë nuk e kemi dëgjuar nga partitë shqiptare dhe nuk do ta dëgjojmë as në të ardhmen. Dhe mua personalisht ky fakt do të më mjaftonte për t'iu bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që votën e tyre t'ia japin pa ngurim listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dosjet janë temë e mprehtë dite sërish ndër ne shqiptarët këta muajt e fundit, kur Partia Demokratike Shqiptare, vetë kryetari Menduh Thaçi i akuzon krerët e Bashkimit Demokratik Shqiptar se kanë qenë anëtarë të shërbimeve sekrete të regjimit jugosllav. Komisioni i verifikimit të dosjeve doli në përfundimin se një zyrtar i lartë maqedon si Trëndafilovski kishte qenë i tillë. Por ky nuk e pranoi verdiktin e komisionit të specializuar dhe kërkoi shqyrtimin e mëtejshëm nga gjykatat maqedone. Kjo vetëm sa e vërteton vështirësinë e trajtimit të këtyre rasteve sidomos për shtete të reja siç është Maqedonia, siç është edhe Kosova. Me rëndësi për Maqedoninë është se ajo i zotëron në njëfarë mase arkivat e ish regjimit dhe po synon t'i plotësojë edhe me materialet arkivore të Beogradit. Sa më shpejt ta arrinte edhe Kosova këtë synim, aq më mirë do të ishte për konsolidimin e saj të gjithanshëm si shtet i pavarur dhe sovran.

Në pothuaj të gjitha vendet e Evropës Lindore ish komuniste dosjet nuk janë më temë aktuale. Ndonëse atje vazhdon me ngulm puna për lustrimin e plotë të figurave të jetës së vendit, sidomos në politikë, diplomaci dhe administratën shtetërore. Dhe kohë pas kohe jepen lajme se ky politikan, ky zyrtar, ky diplomat largohet nga detyra ngaqë nga filan vit ka qenë pjesëtar i filan shërbimi sekret.

Këto vende i miratuan ligjet për hapjen e dosjeve menjëherë pas rrëzimit të komunizmit. Ligjet e miratuara kishin parasysh kategoritë dhe asnjëherë nuk paragjykonin emra të përveçëm, pra nuk ekzistonin synime subjektive për të larguar dikë patjetër nga jeta publike e vendit. Nëse ligjet miratohen mbi paragjykime atëherë ato mbeten ligje të dështuara dhe kurrë nuk vihen në jetë. Dëmet e tyre janë të pallogaritshme dhe të pandreqshme.

Shoqëritë e pothuaj të gjitha vendeve të Evropës Lindore ish komuniste nuk i kanë më nëpër këmbë dosjet e ish regjimeve. Dhe për mua kjo është fitorja më e madhe e lirisë për këto shoqëri, për qytetarët në përbërje të saj, për marrëdhëniet midis shtetit dhe shoqërisë përkatëse, midis shoqërisë dhe pjesëtarëve të saj. Sepse liria asnjëherë nuk është abstrakte, ajo është gjithnjë shprehje e raporteve të përjetshme shtet-individ, shtet-shoqëri, shoqëri-qytetar.

Ndërsa ne shqiptarët, shtetet tona, shoqëritë tona dhe ato ku bëjmë pjesë nëpër shtete të tjera, i kanë ende nëpër këmbë dhe do t'i kenë gjithnjë nëpër këmbë dosjet e ish regjimeve. Për Shqipërinë tashmë ky është një problem më shumë se kronik. Në një shekull të jetës së shtetit shqiptar, ndonëse ka përjetuar regjime të huaja pushtuese, ka përjetuar edhe regjimin komunist stalinist më të egër dhe ndër më jetëgjatët, Shqipëria nuk ka pasur dhe nuk ka një ligj të mirëfilltë për dosjet, për pastrimin (lustrimin) e figurave, për hapjen e arkivave sekrete. Nga regjimi otoman tek regjimet kalimtare, tek regjimi zogist, italian, gjerman, komunist, shteti ka trashëguar arkiva, ka trashëguar kasaforta. Dhe këto janë përdorur pa pasur ligje të mirëfillta. Pra nuk janë mirëpërdorur. Duke qenë për herë të parë në rrugën e demokracisë pas gati një gjysmë shekulli, Shqipërisë i takonte të kishte ligje të standardeve më perëndimore më të mira se të gjitha vendet e Evropës Lindore ish komuniste. Në mungesë të tyre arkivat përdoren, kasafortat hapen edhe gjatë këtij tranzicioni njëzetvjeçar, materialet e tyre publikohen, askush nuk e verifikon dot burimësinë e tyre dhe vërtetësinë e tyre, megjithatë askush nuk e pëson. Edhe këto ditë madje janë publikuar, më duket për herë të parë, pseudonimet e disa prej zyrtarëve të lartë të Shqipërisë me poste të rëndësishme gjatë gjithë këtyre njëzet viteve.

Për anëtarët e shërbimeve sekrete ish komuniste në Shqipëri gjatë këtij tranzicioni ka fituar qytetarinë nofka "të shkathtët". Filani është i "shkathët", thotë shefi për vartësin e tij. Mjerisht "shkathtësia" nuk përkthehet fjalë për fjalë në "zotësi", shpejtësia përkthehet më së shumti në dinakëri, në ligësi, në poshtërsi, në pafytyrësi, në të gjitha të zezat. Edhe kur ndonjë spiun e ka pranuar me gjysmë zemre se ka qenë anëtar i shërbimeve sekrete të dikurshme, ai i bën të gjitha betë dhe i lëshon të gjitha rrufetë se nuk i ka bërë kurrë ndonjë të keqe dikujt. Nëse nuk është e sigurtë se nuk i kanë bërë të keqe dikujt, është absolutisht e sigurtë se gjatë tranzicionit spiunët e shërbimeve sekrete të dikurshme iu kanë bërë shqiptarëve të këqija të panumërta, nuk iu kanë lënë atyre asgjë mangut. Sepse ata gjatë këtyre viteve ata janë shquar për një revanshizëm mizor nga më të paparët.

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.