VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PARTIA E KANOÇEVENga MIMOZA DAJÇI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PARTIA E KANOÇEVE

Nga MIMOZA DAJÇI


E Martë, 11.23.2010, 10:09am (GMT+1)


Pak ditë më parë në shtypin shqiptar lexova se, me rastin e Festës së Kurban - Bajramit, një grua në profesion - mbledhje kanoçesh, së bashku me familje, kishin ngrënë drekë pa u ftuar në një nga lokalet e Tiranës. Dreka e bollshme, ishte shtruar nga Bashkia e Tiranës për njerëzit me të ardhura të pakta financiare. Gruaja në fjalë me të dëgjuar këtë sihariq të madh, vuri përpara burrin e fëmijët, e i u drejtua lokalit. Megjithëse ishte e ndërgjegjshme se emrat e tyre nuk figuronin në listën fantazmë, përsëri zuri vend për të ngrënë një çapë - bukë përsëmbari si gjithë dynjaja. Gëzohej nëna e gjorë, tek shikonte fëmijët që të kënaqur shijonin drekën më të mirë të botës, e që kurrë nuk kishin patur rast ta hanin në shtëpinë e tyre. Ndihej e lumtur edhe pse kishin hyrë ashtu pa ftuar, krenare e me lugë në brez që së bashku me familje i ishte drejtuar lokalit ku mbahej dreka për të varfërit e Kryeqytetit. Ç'të keqe kishte, fundja pse ajo duhej të veçohej nga të tjerët, ndërkohë që i plotësonte të gjitha kushtet e varfërisë. E duke thyer këtë rregull - tabu, hante e gëzuar bashkë me fëmijë gatimet më speciale për Festën e Kurban - Bajramit.

Shumë mirë kishte vepruar, faji ishte i atyre që nuk kishin shkruar emrin e saj në listë.

Gjatë leximit, vura re se, e vogël kishte pasë qenë ajo drekë, më madhështore duhej të mbahej. Atje në Sheshin "Skënderbe" duhej të shtrohej, ku çadrat për grevën e dështuar të urisë kishte ngritur Edi Rama. Atje ku dikur me urdhër partie edhe tankset parakalonin, e partitë sot pushtetin e karriget kërkojnë. Sa mirë votën e popullit fukara e duan, e të dalë në shesh për mbështetje e protesta. A pyet vallë kush, nëse ka ky njeri bukë sonte në shtëpi për ti vënë përpara fëmijës së tij. Apo vetëm për llukset e tyre mendojnë, kush e kush nga pasanikët e rinj, të ndërtojë vilën më të bukur, e të ngrejë gradaçelën më të lartë, ndërsa për popullin e varfër nuk pyesin fare.

Eshtë e vërtetë që shumë emra ineresantë i janë shtuar vargut të gjatë të partive politike nëpër botë si: Partia e Piratëve që është në Suedi, Partia e Surprizës, Partia e Moderne Vige, Partia e Armëve dhe e Drogës, etj, si dhe "Partia e Çajit", e cila zhvillon veprimtari të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rreth saj janë rregjistruar rreth 7 mijë anëtarë, e që së fundi ka patur mbështetje nga emra të njohur të politikës amerikane si John MCcain, e Sarah Palin. Duke u nisur nga gjithë këto ngjarje të rëndësishme, që kanë tronditur globin mbarë, pse mos të ligjërohet edhe në Shqipëri një parti me emër krejt të veçantë, p.sh "Partia e Kanoçeve". Mendoj se e meritojmë një parti të tillë, pasi ne renditemi në listën e vendeve që kanë standart të ulët jetese. Kam besim, se kjo lëvizje ka për të ecur jashtëzakonisht mirë, pasi do të gjejë përkrahje edhe në masën e gjerë të popullit, si brenda ashtu edhe jashtë. E në zgjedhjet e ardhshme mund të fitojë bindshëm, e të kapë shumë vende në Parlament.

 

MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOSIADANga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.22.2010)
TIPOLOGJIA E LISTAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.22.2010)
SOT NUK MJAFTON TË THUASH SE FAJIN E KA OPOZITAKUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKENGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.22.2010)
ZGJEDHJET PO BËHEN SHPEJT, ZGJIDHJET ASSESI!Nga FATON BISLIMI (11.21.2010)
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTANNga Elida BUÇPAPAJ (11.20.2010)
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.18.2010)
OHHH, AMERIKË, TI JE AQ E FORTËNga MATT MILLER, Washington Post (11.18.2010)
TAKIME TË NATO-s NË LISBONËNga FRANK SHKRELI (11.17.2010)
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALANGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.16.2010)
PREKË CALI - NDERI I KOMBITNga FRANK SHKRELI (11.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]