E Shtunë, 10.31.2020, 07:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PËR NJË KARDINAL SHQIPTAR

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 11.24.2010, 10:52pm (GMT+1)

 

Javën që kaloi, Papa Benedikti i XVI emëroi 24 kardinalë, nga të gjitha anët e botës. Papa u dha titullin kardinal -- që është titulli më i lartë pas Papës në hierarkinë e Kishës Katolike -- 24 udhëheqësve kishtarë nga e gjithë bota, gjatë një ceremonie në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë. Papa Benedikti lexoi emrat e secilit nga 24 "Princat e Kishës" siç quhen kardinalët e Kishës Katolike.

Te gjithe kardinalet e rinj kishin veshur rroba te posaçme te rastit qe nenkupton vullnetin dhe gatishmerine e tyre per te derdhur edhe gjakun per Kishen, neqoftse eshte e nevojshme. Rangu i kardinalit eshte nje detyre e larte ne Kishen Katolike; nje nder detyrat kryesore e te cilit eshte te keshilloje Papen dhe per te zgjedhur pasardhesin e tij. Tani per tani, Kisha Katolike ka gjithsejt 203 kardinale, 121 prej te cileve jane nen moshen 80 vjecare dhe si te tille, sipas ligjit te Kishes, ata mund te marrin pjese ne votimin sekret per nje Pape te ri.

Me kete rast, Papa iu lut Perendise qe te ndihmoje kardinalet e rinje ne angazhimin e tyre ne sherbim te Kishes, bile po te jete e nevojshme edhe per te derdhur gjakun per fene dhe ne sherbim te Kishes. Kejo eshte hera e trete qe Papa Benedikti ka emeruar kardinale te rinje c'prej vitit 2005, kur ai u zgjodhe ne krye te Kishes Katolike.

Ne shqiptaret katolike por dhe te feve te tjera kemi pritur dhe shpresuar per nje kohe te gjate tani, se me ne fund edhe shqiptaret do te kene "Princin e Kishes Katolike Shqiptare". Fatkeqsisht, nuk u ndegjua emeri i nje kardinali te ri shqiptar. Veshi na e donte te ndegjonim nje emer shqiptar, por kejo fatkqesisht nuk ndodhi as kesaj radhe.

Shqiptaret kane shume arsye per te dashur e respektuar Vatikanin. Me shekuj historia e shqiptareve ishte e lidhur me Vatikanin dhe Papet, sidomos gjate periudhes se Gjergj Kastrioitit - Skenderbe, por edhe me perpara e deri ne kohet moderne te Pontifikatit te Papes Gjon Palit te dyte, mikut te madh te shqiptareve dhe Nene Terezes. Historia dhe martirizimi i Kishes Katolike Shqiptare nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhes, eshte i njohur per te gjithe. Ky regjim kishte shpallur ateizmin si ideologjine zyrtare te vendit, si asnje shtet tjeter ne bote, dhe si rrejdhim u shpalli lufte tri feve zyrtare duke mbyllur e duke prishur kisha e xhamia si edhe duke vrare, duke burgosur dhe duke internuar udheqheqesit fetare, sidomos ipeshkvijte dhe prifterit katolike te vendit.

Nderkohe qe ne Shqiperi mori fund nata e gjate e territ te diktatures komuniste, filloi edhe rilindja e feve, duke perfshire edhe Kishen Katolike, fale kryesisht energjise dhe interesimit te Papa Gjon Palit te dyte, i cili vizitoi Shqiperine ne fillim te '90-ave. Me ate rast Papa Gjon Pali i dyte ri-vendosi hierarkine kishtare shqiptare ne baza te forta, per te mire te Kishes dhe te popullit shqiptar. Nje nder aktet e para te Pape Gjon Palit te dyte, gjate vizites se tij ne Shqiperi, ishte qe te familiarizohej me herojte e martirizuar te Kishes Katolike, duke perfshire edhe Dom Mikel Koliqin, me vone i emerua kardinal nga Papa Gjon Pali ne moshen 92-vjecare dhe i cili u dekorua me urdherin "Nderi i Kombit" nga presidenti i vendit. Kardinal Koliqi u shpreh ne ate kohe se "Papa më ka zgjedhur mua për kardinal se isha më i moshuari" por "titullin e kardinalit e ka marrë e gjithë Shqipëria."

Sot, jo vetem Kisha Katolike Shqiptare, por e gjithe Shqiperia dhe kombi shqiptar pret qe Papa te emeroje nje kardinal te ri. Emerimi i nje kardinali nga trojet shqiptare do te kurorezonte vuajtjet dhe martirizimin e Kishes Katolike nen sundimin diktatorial komunist te Enver Hoxhes dhe do te pasqyronte vemendjen qe Selia Shenjte ka trrguar gjate historise ndaj Kishes Katolike Shqiptare dhe kombit shqiptar ne te gjithe trevat e tij ne Ballkan. Nje emerim i tille do te kethente gjithashtu nje borxh shpirteror nga ana e Vatikanit per kombin shqiptar, i cili nxori nga gjiri i tij Gjergj Kastriotin -- Skenderbe, te cilin Papa Callistus III e quajti "ushtarin e pamundur dhe atleten e Krishtit" dhe mbrojtesin e Evropes, si edhe Nene Terezen -- Gonxhe Bojaxhiu, bijen e kombit shqiptar, e cila i solli nder e nam kombit te saj dhe Kishes Katolike, dhe ne te njejten kohe, mbajti gjalle vemendjen dhe miqesine e botes per atdheun e saj -- gjate nje periudhe te zeze te persekutimit fetar nga regjimi komunist shqiptar.

Le te shpresojme qe deri vitin e ardheshem -- i cili shenon edhe 20-vjetorin e lidhjeve diplomatike midis Shqiperise dhe Vatikanit -- Selia e Shenjte te emeroje nje kardinal te ri shqiptar, pervec meritave dhe nevojes se Kishes Katolike Shqiptare per nje kardinal ne kete periudhe historike, atehere edhe per hir te virtyteteve njerzore e morale qe i kontribuan njerezimit Gjergj Kastrioti dhe Nene Tereza, bijte me te denje te kombit shqiptar.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UKA DHE ISAINga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.24.2010)
NJË NATO PËR SHEKULLIN XXINga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (11.23.2010)
PARTIA E KANOÇEVENga MIMOZA DAJÇI (11.23.2010)
DOSIADANga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.22.2010)
TIPOLOGJIA E LISTAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.22.2010)
SOT NUK MJAFTON TË THUASH SE FAJIN E KA OPOZITAKUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKENGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.22.2010)
ZGJEDHJET PO BËHEN SHPEJT, ZGJIDHJET ASSESI!Nga FATON BISLIMI (11.21.2010)
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTANNga Elida BUÇPAPAJ (11.20.2010)
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.18.2010)
OHHH, AMERIKË, TI JE AQ E FORTËNga MATT MILLER, Washington Post (11.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2020  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]