E Hënë, 11.30.2020, 08:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NJË DINASTI KOMUNISTE QË DUHET TË SHEMBET

Nga FRANK SHKRELI


E Martë, 11.30.2010, 09:40pm (GMT+1)

Javën që kaloi, Korea e Veriut, zyrtarisht e ashtuquajtura Republika Demokratike Popullore e Koresë, që sipas vërejtësve të të drejtave të njeriut udheëhiqet nga një regjim diktatorial qe rallëherë e ka parë bota, sidomos për nga brutaliteti që ushtron ndaj qytetarëve të vet -- sulmoi me artileri një ishull të Koresë së Jugut duke vrarë dy ushtarë e dy civilë koreano-jugor. Ky sulm ishte nje nder me te rendet kunder Korese se Jugut c'prej mbarimit te luftes ne Kore, ne vitin 1953. Pyongyang-u ndermori kete sulm pasi u zbulua se Korea e Veriut eshte duke perpunuar nje material tjeter per zhvillimin e armeve berthamore, gje qe u denua nga komuniteti nderkombetar dhe shkaktoi shqetsime te medha ne qarqet diplomatike ne rajon dhe ane e mbane botes.

Pervecç problemeve e krizave nderkombetare qe shkakton vazhdimisht si nje pretekst per te mbajtur gjalle dinastine komuniste, barren me te madhe per cmendurite e regjimit te Kim Jong - Il, babait te tij me perpara dhe siç duket birit te tij, te cilit sipas te gjitha shenjave eshte duke ia dorezuar kontrollin e shtetit, pasi ai vet eshte ne prak te vdekjes -- e barte i shkreti popull koreano-verior. Megjithse Korea e Veriut eshte ndoshta vendi me i izoluar ne bote, mjerimi qe ka mberthyer jeten e popullit te saj nuk eshte me nje sekret.

Organizata e te drejtave te njeriut, Amnesty International, ne nje raport te koheve te fundit ve ne dukje se mungesat e medha ne ushqime, e keqesuar me tej nga politika qeveritare, kane shkaktuar semundje ane e mbane vendit dhe mijera banore jane te detyruar te mbijetojne duke ngrene ato qe cilesohen si "ushqime te egera", sic eshte bari dhe levore druri. Ne raportin e Amnesty International, vihet ne dukje se Korea e Veriut nuk eshte ne gjendje te ushqeje popullin e vet dhe ne kundershtim me ligjin nderkombetar, refuzon te bashkpunoje me komunitetin nderkombetar per te pranuar ndihma. Nga mungesa kronike e artikujve ushqimore, sipas Amnesty International dhe organizatave te tjera nderkomebtare, mijera koreano-veriore mund te kene vdekur nga uria. Sipas Kombeve te Bashkuara, gjate viteve 1990-ta, "ushqimet e egera" perbenin 30 per qind te dietes se popullsise se vendit. Kriza e madhe per ushqim goditi vendin edhe ne vitin 2006-2007 dhe sipas organizates World Food Program, konsumimi i "ushqimeve te egera", eshte shtuar me 20 per qind, c'prej vitit 2005.

Nje regjim qe nuk respekton dhe nuk mbron jeten e shtetasve te tij, gjithmone shkele rende edhe te drejtat e tyre te njeriut dhe shkakton kriza nderkombetare. Sipas raportit te fundit te Stejt Departmentit mbi te drejtat e njeriut, si perfundim i kontrollit te plote qeveritar mbi te gjitha veprimtarite e jetes, Korea e Veriut zbaton shkeljet me te egera te te drejtave te njeriut. Abuzimet e raportuara te te drejtave te njeriut, sipas raportit perfshijne burgosje arbitrare te nje afati te gjate, tortura dhe trajtime denigruese, pune te detyruar, ekzekutime ne publik dhe kufizime te rrepta ndaj lirise se fjales, lirise se shtypit, levizjes se lire te njerzeve, ushtrimit te lire te fese si edhe mohimin e te drejtes se qytetareve per te ndryshuar qeverine si dhe shtypjen e te drejtave te punetoreve. Dhe sipas raportit, raste vdekjesh nga uria, jane dokumentuar vazhdimisht.

Korea e Veriut eshte nje shembull klasik se si nje shtet diktatorial, jo vetem qe nuk duhet te tolerohet nga vete shtetasit e tij, por duhet te denohet edhe nga pjesa tjeter e botes, pasi nje regjim i tille jo vetem qe skllaveron populllin e vet, por ai ne te njejten kohe kercenon edhe stabilitetin rajonal dhe paqen ne bote, sidomos kur kemi te bejme me nje regjim te tille me arme berthamore. Senatori amerikan, republikani John McCain fundjaven e kaluar beri thirrje per ndryshimin e regjimit komunist ne Pyongyang, duke i bere thirrje Kines, perkrahses kryesore ekonomike dhe politike te Korese se Veriut, qe ne vend qe te subvencionoje kete regjim terrorist, t'i beje presion atij vendi nepermjet masave ekonomike e diplomatike, te cilat eventualisht mund te çojne ne ndryshimin e ketij regjimi qe ka shkaktuar vdekjen e miliona vetave dhe vazhdon te mbaje popullin e vet ne uri, ndryshim i cili do te çonte edhe ne bashkimin e gadishullit korean.

Nga publikimet e Wikileaks, te cituara nga BBC-ja, thuhet se zyrtare te larte kineze i kane thene nje ministri te Korese se Jugut se gadishulli korean duhet te bashkohet nen kontrollin e Seoul-it, dhe i ankoruar me Shtetet e Bashkuara, kejo per derisa Korea te mos kete tendenca armiqesore ndaj Kines. Sipas ketij dokumenti, zyrtari kinez ka vene re se ne Kine ekziston nje ndryshim midis brezit te ri e atij te vjeter, qe sic duket brezi i ri nuk mendon se Pyongyangu paraqet me ndonje vlere per te merituar perkrahje te metejshme nga Pekini.

Verejtesit politike te atij rajoni thone se shpresohet qe falimentimi ekonomik i Korese se Veriut do te pasohet edhe nga nje shembje politike mbrenda dy tre vjeteve. Per te miren e popullit shume te vuajtur te Korese se Veriut, per paqen dhe stabilitetin ne Azi, si edhe per ruajtjen e rendit nderkombetar, regjimi dinastik komunist i Korese se Veriut duhet te rrexohet nga fuqia dhe te vendoset nje rend i ri i dalur nga vota e lire e popullit koreano-verior. Si i tille, populli korean do te jete i lire te vendose vet fatin e vet dhe te ri-bashkohet si komb, sic ndohdi edhe me kombin gjerman pas rreximit te Murit te Berlinit. Nje fitore e tille per kombin korean eshte ne favor te paqes ne bote dhe ne te njejten kohe do te frymezonte dhe do te inkurajonte popujt e shtypur nga diktatura te ndryshme ane e mbane botes, per nje jete me te mire per veten dhe per nje paqe te qendrueshme ne bote.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË KËRKIM TË 'LIRISË SË FJALËS', GODITET FJALA E NDERSHMENga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (11.30.2010)
KOMUNITETI I BRISHTËNga DAVID BROOKS, New York Times (11.30.2010)
PARTITË E KRYEMINISTRAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.30.2010)
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.29.2010)
AT E BIR NË BURG, ATJE KU TRASHËGOHET DËNIMINga VISAR ZHITI (11.28.2010)
"GJENERALI ME QELESHE TË BARDHË""Mirë jam unë kur asht mirë Shqypnia!" -Isa BoletiniNga MIMOZA DAJÇI (11.27.2010)
NJË MOMENT I RËNDËSISHËM NË JETËN E DOM PJETËR POPAJ DHE TË KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKANNga FRANK SHKRELI (11.26.2010)
RUSIA E ZEMËRUAR ME PROPOZIMIN EVROPIAN PËR VIZANga ELLEN BARRY, New York Times (11.26.2010)
PËR NJË KARDINAL SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (11.24.2010)
UKA DHE ISAINga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2020  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]