VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EDHE KËTË FUNDNËNTOR POLITIKA NË SHQIPËRI KONSUMOI FOLKLORNGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 09:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
EDHE KËTË FUNDNËNTOR POLITIKA NË SHQIPËRI KONSUMOI FOLKLOR
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 12.03.2010, 08:42am (GMT+1)

Edhe ky fundnëntor në Shqipëri rrezatoi vulgaritet dhe folklorizëm, larg nga ajo që pritej, pasi 28 Nëntori njihet si Dita Kombëtare e shqiptarëve e këtë vit përkonte edhe me liberalizimin e lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen, pas një izolimi total 50 vjeçar dhe një izolimi të pjesshëm gjatë dy dekadave të tranzicionit.

Dita Kombëtare apo Dita e Flamurit në botën e civilizuar festohet madhërisht e me dinjtet si shprehje e identitetit dhe unitetit kombëtar, ku fshihen të gjitha dallimet partiake apo problemet që ka politika e përditëshme.

Festa Kombëtare e Amerikanëve është 4 Korriku, që përkon me 4 Korrikun e vitit 1776 kur u shpall Deklarata e Pavarësisë  dhe  pavarësia nga Britania e Madhe.

Festa Kombëtare e francezëve është më 14 Korrik, që njihet si  Dita e Bastijës, e  përkon me 14 Korrikun e 1790, ditën e rrëzimit të burgut të Bastijes dhe të pajtimit kombëtar.

Festa  Kombëtare  e gjermanëve është 3 Tetori, që përkon me 3 Tetorin e vitit 1990 kur, pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënies së Perdes së Hekurt, u bë bashkimi i Gjermanisë.

Pra festa kombëtare nuk njeh barriera dhe i  përfshin të gjithë qytetarët e secilit vend të kremtojnë ditën më të rëndësishme të kombit të tyre, e cila përkon me shpalljen e shtetit dhe me identitetin e  tyre.

Nuk ka rëndësi nëse je Demokrat, Republikan, Socialist apo Neogolist pasi Festë Kombëtare do të thotë festë e kombit, e cila është gjithëpërfshirëse.  Të gjitha partitë janë të vogla përpara kombit.

Në Shqipëri në vend që të shihnim një reflektim adekuat të kremtimit të përbashkët të Ditës të Flamurit, pamë një reflektim monoton dhe surreal të dasive partiake, që e dobësojnë dhe e mbajnë të çarë e të përçarë kombin, në opozitar dhe të pozitës.

Të dy krahët e politikës festuan të ndarë dhe në ditë të ndryshme. E djathta kremtoi më 28 Nëntor Ditën e Kombëtare dhe të çlirimit të Shqipërisë, ndërsa e majta edhe një herë konfondoi çlirimin e vendit nga okupatori fashist me ditën që diktatori Hoxha e shpalli për servilizëm ndaj Serbisë.

Edhe sikur Shqipëria të ishte çliruar vërtetë më 29 Nëntor 1944 nga pushtuesi nazist, fakti që në këtë datë në Shqipëri u instalua një diktaturë mizore, do të mjaftonte që e majta e Shqipërisë t'i bashkangjitej të djathtës për ta festuar Ditën e Flamurit dhe të çlirimit në një ditë ose të kërkonte që dita e çlirimit të festohej në një ditë tjetër të Nëntorit mjafton që kjo ditë të mos ishte 29 nëntori.

Të dyja palët shkuan të ndarë tek varrezat e Nënës Shqipëri, një monumet i ideuar sipas shijeve të diktatorit stalinist, kur mijëra figura të elitës shqitare të vrara nga regjimi totalitarist ose nuk kanë varre fare pasi eshtrat e tyre ua zhduku regjimi komunist ose prehen në varre të thjeshta dhe askush nuk kujtohet për ta.

Shqipëria pluraliste vazhdon t'i kujtojë një pjesë të të rënëve, ata të cilët regjimi diktatorial i kishte shfarosur si tradhtarë të kombit, në një mënyrë surrealiste, pa kujtesë dhe me amnezi totale.

Edhe njëzet vjet pas rrëzimit të diktaturës, Shqipëria nuk ka ende Varrezat Kombëtare, siç i kanë përshembull amerikanët Arlington National Cemetery, ku të prehen  të gjithë te rënët bashkë me emrat që kanë bërë histori; apo siç kanë francezët në Paris  Per-Lashezë (Père-Lachaise), Montmartre (Montmartre) apo Montparnas (Montparnasse ), të cilët bashkë me Harkun e Trumfit, Kullën Ejfel e monumentet më të njohura, janë vendet më të vizituara në botë si nga francezët ashtu edhe nga turistët, pasi aty prehen përjetësisht kokat më të famshme të Francës e më gjerë, emra që të rrënqethin si Guillaume Apollinaire, Honoré de Balzac, Frédéric Chopin, Paul Éluard, Charles Baudelaire, Simone de Beauvoir, Samuel Beckett, Heinrich Heine e tjerë e tjerë.

Njëzet vjet pas rrëzimit të diktaturës, në Ditën e Flamurit i kemi hyjtë por nuk kemi Panteonin shqiptar ku të vendosim lule e të blatojmë nderime,  siç bën për shembull Franca çdo 14 Korrik për të kujtuar me ndere burrat që e bënë Francën të jetë kjo që është, duke filluar prej Volterit, Maratit, Rusoit, Hygosë,  Zolasë e me rradhë.

Në ditën e 28 Nëntorit, do të duhej të vizitonim në Tiranë Muzeumin e diktaturës komuniste, që nuk e kemi, ashtu siç e kanë gjermanët, polakët apo çekët që kanë për shembull "Muzeun e Komunizmit", i cili është i fokusuar në periudhën totalitariste, ku një vend të veçantë zë jeta e përditëshme, mjetet e propagandës, krimet e policisë sekrete, që në Shqipëri njihej me emrin e Sigurimit të Shtetit e me rradhë.  Periudha totalitariste në Shqipëri ishte tragjedi për kombin shqiptar, çka anashkalohet qëllimshëm nga politika.

Pra, mjerisht edhe ky 28 Nëntor në Shqipëri shkoi kotnasikoti, ashtu siç nuk do ta meritonte as ai, dhe as kombi shqiptar, i cili nga ana e tij e festoi mrekullisht pa çarë krye nga indiferenca e Tiranës, duke filluar nga Prishtina, Shkupi, Presheva dhe metropolet e diasporës shqiptare.

(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 1 dhjetor 2010)

 

©

 

 

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FENOMENI WIKILEAKS DHE MARRËDHËNIET MIDIS SHTETEVE TË BASHKUARA DHE SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI (12.02.2010)
PREJ UIKIKINANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (12.02.2010)
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.01.2010)
BISEDOJ ME NËNËN NË LETËRNga MIMOZA DAJÇI (12.01.2010)
NJË DINASTI KOMUNISTE QË DUHET TË SHEMBETNga FRANK SHKRELI (11.30.2010)
NË KËRKIM TË 'LIRISË SË FJALËS', GODITET FJALA E NDERSHMENga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (11.30.2010)
KOMUNITETI I BRISHTËNga DAVID BROOKS, New York Times (11.30.2010)
PARTITË E KRYEMINISTRAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.30.2010)
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.29.2010)
AT E BIR NË BURG, ATJE KU TRASHËGOHET DËNIMINga VISAR ZHITI (11.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]