VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
EDHE KËTË FUNDNËNTOR POLITIKA NË SHQIPËRI KONSUMOI FOLKLOR NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Premte, 12.03.2010, 08:42am (GMT1)
Edhe ky fundnëntor në Shqipëri rrezatoi vulgaritet dhe folklorizëm, larg nga ajo që pritej, pasi 28 Nëntori njihet si Dita Kombëtare e shqiptarëve e këtë vit përkonte edhe me liberalizimin e lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen, pas një izolimi total 50 vjeçar dhe një izolimi të pjesshëm gjatë dy dekadave të tranzicionit. Dita Kombëtare apo Dita e Flamurit në botën e civilizuar festohet madhërisht e me dinjtet si shprehje e identitetit dhe unitetit kombëtar, ku fshihen të gjitha dallimet partiake apo problemet që ka politika e përditëshme. Festa Kombëtare e Amerikanëve është 4 Korriku, që përkon me 4 Korrikun e vitit 1776 kur u shpall Deklarata e Pavarësisë dhe pavarësia nga Britania e Madhe. Festa Kombëtare e francezëve është më 14 Korrik, që njihet si Dita e Bastijës, e përkon me 14 Korrikun e 1790, ditën e rrëzimit të burgut të Bastijes dhe të pajtimit kombëtar. Festa Kombëtare e gjermanëve është 3 Tetori, që përkon me 3 Tetorin e vitit 1990 kur, pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënies së Perdes së Hekurt, u bë bashkimi i Gjermanisë. Pra festa kombëtare nuk njeh barriera dhe i përfshin të gjithë qytetarët e secilit vend të kremtojnë ditën më të rëndësishme të kombit të tyre, e cila përkon me shpalljen e shtetit dhe me identitetin e tyre. Nuk ka rëndësi nëse je Demokrat, Republikan, Socialist apo Neogolist pasi Festë Kombëtare do të thotë festë e kombit, e cila është gjithëpërfshirëse. Të gjitha partitë janë të vogla përpara kombit. Në Shqipëri në vend që të shihnim një reflektim adekuat të kremtimit të përbashkët të Ditës të Flamurit, pamë një reflektim monoton dhe surreal të dasive partiake, që e dobësojnë dhe e mbajnë të çarë e të përçarë kombin, në opozitar dhe të pozitës. Të dy krahët e politikës festuan të ndarë dhe në ditë të ndryshme. E djathta kremtoi më 28 Nëntor Ditën e Kombëtare dhe të çlirimit të Shqipërisë, ndërsa e majta edhe një herë konfondoi çlirimin e vendit nga okupatori fashist me ditën që diktatori Hoxha e shpalli për servilizëm ndaj Serbisë. Edhe sikur Shqipëria të ishte çliruar vërtetë më 29 Nëntor 1944 nga pushtuesi nazist, fakti që në këtë datë në Shqipëri u instalua një diktaturë mizore, do të mjaftonte që e majta e Shqipërisë t'i bashkangjitej të djathtës për ta festuar Ditën e Flamurit dhe të çlirimit në një ditë ose të kërkonte që dita e çlirimit të festohej në një ditë tjetër të Nëntorit mjafton që kjo ditë të mos ishte 29 nëntori. Të dyja palët shkuan të ndarë tek varrezat e Nënës Shqipëri, një monumet i ideuar sipas shijeve të diktatorit stalinist, kur mijëra figura të elitës shqitare të vrara nga regjimi totalitarist ose nuk kanë varre fare pasi eshtrat e tyre ua zhduku regjimi komunist ose prehen në varre të thjeshta dhe askush nuk kujtohet për ta. Shqipëria pluraliste vazhdon t'i kujtojë një pjesë të të rënëve, ata të cilët regjimi diktatorial i kishte shfarosur si tradhtarë të kombit, në një mënyrë surrealiste, pa kujtesë dhe me amnezi totale. Edhe njëzet vjet pas rrëzimit të diktaturës, Shqipëria nuk ka ende Varrezat Kombëtare, siç i kanë përshembull amerikanët Arlington National Cemetery, ku të prehen të gjithë te rënët bashkë me emrat që kanë bërë histori; apo siç kanë francezët në Paris Per-Lashezë (Père-Lachaise), Montmartre (Montmartre) apo Montparnas (Montparnasse ), të cilët bashkë me Harkun e Trumfit, Kullën Ejfel e monumentet më të njohura, janë vendet më të vizituara në botë si nga francezët ashtu edhe nga turistët, pasi aty prehen përjetësisht kokat më të famshme të Francës e më gjerë, emra që të rrënqethin si Guillaume Apollinaire, Honoré de Balzac, Frédéric Chopin, Paul Éluard, Charles Baudelaire, Simone de Beauvoir, Samuel Beckett, Heinrich Heine e tjerë e tjerë. Njëzet vjet pas rrëzimit të diktaturës, në Ditën e Flamurit i kemi hyjtë por nuk kemi Panteonin shqiptar ku të vendosim lule e të blatojmë nderime, siç bën për shembull Franca çdo 14 Korrik për të kujtuar me ndere burrat që e bënë Francën të jetë kjo që është, duke filluar prej Volterit, Maratit, Rusoit, Hygosë, Zolasë e me rradhë. Në ditën e 28 Nëntorit, do të duhej të vizitonim në Tiranë Muzeumin e diktaturës komuniste, që nuk e kemi, ashtu siç e kanë gjermanët, polakët apo çekët që kanë për shembull "Muzeun e Komunizmit", i cili është i fokusuar në periudhën totalitariste, ku një vend të veçantë zë jeta e përditëshme, mjetet e propagandës, krimet e policisë sekrete, që në Shqipëri njihej me emrin e Sigurimit të Shtetit e me rradhë. Periudha totalitariste në Shqipëri ishte tragjedi për kombin shqiptar, çka anashkalohet qëllimshëm nga politika. Pra, mjerisht edhe ky 28 Nëntor në Shqipëri shkoi kotnasikoti, ashtu siç nuk do ta meritonte as ai, dhe as kombi shqiptar, i cili nga ana e tij e festoi mrekullisht pa çarë krye nga indiferenca e Tiranës, duke filluar nga Prishtina, Shkupi, Presheva dhe metropolet e diasporës shqiptare. (Ky opinion u botua tek Bota Sot më 1 dhjetor 2010)
©
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |