VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUGOVA MUNGON ELEKTORATI MË RUGOVIAN SE KURRË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E Djelë, 12.05.2010, 11:40am (GMT1)



Ibrahim Rugova sot do të mbushte 66 vjet. Më 2 dhjetor 2010. Një ditë pas hapjes së fushatës elektorale. Si për të treguar në një farë mënyre se është pjesë e saj. Në fakt Rugova mungon fizikisht por prania e tij ndihet më tepër se kurrë. Bile edhe më tepër se kur ishte gjallë. Ndërsa në të shkuarën emri i tij mbushte faqet e gazetave të kundërshtarëve politikë, nga ikja e tij, është kuptuar rëndësia që kishte.

Tani edhe kundërshtarët e dikurshëm politikë të Rugovës, ata më të thekshmit, kanë bërë paqe me të dhe e kanë kuptuar fuqinë e tij. Qoftë edhe postmortum. Kundërshtari i tij më i madh historik Hashim Thaçi e nderoi Rugovën pak para fillimit të fushatës duke ia vënë emrin e liderit indipendentist autostradës së kombit, arteries gjigande të bashkimit kombëtar, një projekti ëndërr të Rugovës sa ishte gjallë.

Në këtë kontekst Hashim Thaçi pati qasje të ndershme ndaj Rugovës, ndryshe nga lidërshipi aktual i LDK-së, i cili ia la të birin Ukë Rugovën jashtë dere, ndërsa konsumon slogane rugoviste, me tigëllim të pastër propagande.

Ndërsa Prishtina e Kosova janë përmbytur me bilboardet e portretet e politikanëve, të cilat kanë pushtuar rrugët e të dalin ngado parasysh, një pjesë e mirë e politikanëve në kontaktet me mediat dhe publikun, si për të tërhequr vemendjen, përpiqen të tregohen se janë vijuesit e  trashëgimtarët e filozofisë rugoviste.  Por kjo tashmë është kthyer në rutinë dhe opinioni i Kosovës nuk gënjehet lehtë e nuk e ha sapunin për djathë. Është pikërisht ky opinion që votonte për Rugovën edhe me sy mbyllur, edhe atëhere kur trumpetohej e spekulohej  se Rugova kishte humbur kredibilitet, duke dëshmuar të kundërtën. Në fakt Ibrahim Rugova ka gëzuar kredibilitet maksimal, si politikani më i votuar dhe më i besuar tek populli i Kosovës.

Ibrahim Rugova ishte lideri i vetmuar, që kishte me vete të gjithë Kosovën. Ibrahim Rugova ishte lideri i izoluar nga rrethanat e luftës e pasluftës, që votohej gati në mënyrë plebishitare. Ibrahim Rugova ishte lideri filozof, poet, gandist, indipendenstist, iluminist, që edhe në këto zgjedhje do të ndikojë drejtëpërsëdrejti në rezultatet.

Elektorati do të votojë për ata politikanë të cilët beson vërtetë se ata janë vazhdues të stilit të Rugovës dhe do t'i ndëshkojë të tjerët. Do t'i ndëshkojë ata që hyjnë në këto zgjedhje pa asnjë lloj filozofie, duke përtypur sloganë për demokracinë e duke u deklamuar si shpëtimtarët e Kosovës me pamje alienësh, pasi e shohin veten e tyre si banorët e parë që zbresin në Kosovë e sikur jeta të ketë filluar ditën që ata shpallën se do të hyjnë në politikë.

Trashëgiminë Rugoviste kërkon elektorati i Kosovës ta gjejë tek polikanët, pasi Trashëgimia Rugoviste si tipar themelor i shtetit të ri është themel i demokracisë së Kosovës. Prej Ibrahim Rugovës ka nisur të projektohet ajo që sot është e sendërtuar, pavarësia e Kosovës. Ka nisur si filozofi e lirisë, ndërsa ai ka qenë filozofi i pavarësisë. I cili i mungon sot Kosovës, i mungon elektoratit, atij që votonte me sy mbyllur për të, sepse ishte i bindur se nuk e mashtronte, se nuk tallej me të si një pjesë e atyre që na shohin nga bilboardet dhe fotografitë që e kanë mbipopulluar Prishtinën dhe Kosovën këtë fushatë zgjedhore, që u inagurua një ditë përpara ditëlindjes së Ibrahim Rugovës, i cili sot do të mbushte 66 vjet. Dhe prania e tij ndihet më shumë se kurrë edhe në këta katër vite të mungesës fizike të njeriut e figurës të identifikueshme me Kosovën, me pavarësisnë dhe shtetin e saj të pavarur, prandaj  populli i Kosovës, eletorati i Kosovës është më  rugovist se kurrë, më rugovian se kurrë. Dhe e reja e këtyre zgjedhjeve që bie në përvjetorin e 66-të të Rugovës është se politika e Kosovës e ka kuptuar këtë dhe e ka pranuar këtë konkluzion në të cilin ka dalë sovrani i Kosovës.

(Ky editorial u botua tek Bota Sot më 3 Dhjetor)


EDHE KËTË FUNDNËNTOR POLITIKA NË SHQIPËRI KONSUMOI FOLKLOR
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

 

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

 

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.