VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LËVIZJA QYTETARE DHE ROZA PARKSNga MIMOZA DAJÇI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 10:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

LËVIZJA QYTETARE DHE ROZA PARKS

Nga MIMOZA DAJÇI


E Martë, 12.07.2010, 11:42am (GMT+1)

Dhjetori i vitit 1955 shënon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fillimin e protestës më të fuqishme për automjetet e transportit rrugor. Shkaku i kësaj lëvizje masive në Montgomeri të Alabamës, ishte përgjigja negative që Rosa Parks i dha urdhërit të shoferit të autobusit, duke mos lejuar që në sediljen e saj të ulej një pasagjer i bardhë.

Me kurajon qytetare dhe e ndërgjegjësuar për veprimin e saj të drejtë, vendosi të mos i bindej më diskriminimit racial të asaj kohe. Ajo nuk lejoi që në vendin e saj të ulej një udhëtar i bardhë, e stoicizmi i saj reflektoi në mënyrën e të treguarit, se ajo nuk mund të përçmohej e persekutohej më në mënyrë publike. Shoferi i quajtur James Blake menjëherë njoftoi policët, të cilët e dërguan në rajonin e policisë ku edhe e paditën.

Pra këtë kundërshti, ajo do ta paguante me arrestimin e burgosjen e saj nga forcat e rendit, e të ligjit amerikan. Rosa Parks njihej në atë kohë si verpimtare e shquar për të drejtat e njerëzve me ngjyrë, si dhe ishte anëtare e Kryesisë së Shoqatës Kombëtare për Avancimin e Njerëzve me Ngjyrë, për Degën Lokale (NAACP).

Burgosja e Parks do të pasohej me bojkote e greva të mëtejshme, qëllimi i të cilave ishte heqja e dallimit racial nëpër ambjentet pubilke për njerëzit me ngjyrë në SHBA. Demostratave e marshimeve të gjata, që zgjatën më shumë se një vit në Montgomery do ti shtoheshin turmat e mëdha të zezakëve, si dhe simpatizantët e bardhë. Guvernatori i Kansasit dërgoi trupat shtetërore e forcat policore për të ndalur hyrjen e studentëve zezakë nëpër Shkollat e Larta Qëndrore në Little Rock, ndërkohë që popullsia zezake vazhdonte bojkotin me mjetet e transportit rrugor.

Drejtuesit Lokalë të NAACP së, e sidomos Edgar Nikson ishin të bindur se arrestimi i një personi popullor siç ishte Parks, tregoi se ishte ngjarja e duhur për të filluar një protestë masive. Nikson mendoi se kjo protestë duhej të drejtohej më së miri që të mund të unifikonte komunitetin.

Martin Luther King, një njeri pa armiq, si dhe orator i lindur u caktua për të marrë drejtimin e kësaj lëvizje të fuqishme, për të drejtat e të zinjve në Montgomery. Ai u zgjodh President i Shoqatës për Përmirësimin e Montgomerisë (MIA), një shoqatë kjo që do të vazhdonte organizimin e bojkotit të autobuzave në Kryeqytetin e Alabamës. Me këtë rast ai demostroi një shpirt të ri të zezakëve jugorë. Qëndrimi i tij, dhe apeli për një vëllazërim kristian dhe idealizëm amerikan, lanë përshtypje pozitive tek qytetarët e bardhë jugorë. Ndërkohë Kingu kthehet në një figurë të spikatur kombëtare.

Afrikano amerikania Rosa Parks e lidndur në shkurt të vitit 1913, që do të njihej si aktiviste e të drejtave civile, gjatë vitit të pensionit shkroi një libër autobiografik. Vdes në Detroit në tetor të vitit 2005. Për veprimtarinë e saj të palodhur në mbrojtje të të drejtave e lirive të mohuara njerëzore, është vlerësuar me Çmime e Medalje të ndryshme. Në vitin 1979 i jepet "Spingam Medal", ndërsa Kongresi Amerikan e ka quajtur " Zonja e Parë e të Drejtave Civile" si dhe "The Mother of Freedom Movements"

Në vitin 1861 qyteti i Montgomerit, i cili shtrihet përgjatë lumit të Alabamës njihet si Kryeqyteti i parë i Konfederatës së SHBA, ndërsa gjatë mesit të shekullit të 20-të u shpall Qendra Kryesore e Lëvizjes për të Drejtat Civile të Afro- amerikanëve, si dhe qyteti i dytë më i populluar i Shtetit të Alabamës. Disa vite më vonë në Montgomery është ndërtuar edhe Uzina e prodhimit të automobilave Hyundai.

MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË NA BASHKOJË SHKODRANGA ELIDA  BUÇPAPAJ (12.07.2010)
SHKODËR SHQYPNIA!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.06.2010)
FUNDI I DIPLOMACISË SIÇ E NJOHIM?Nga WOLFGANG ISCHINGER, New York Times, ish diplomat gjerman (12.06.2010)
66-Vjetori i Lindjes sëPresidentit legjendar të Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova NGA FRANK SHKRELI (12.05.2010)
NE U NDIEM TË PLAÇKITURNga ROGER COHEN, New York Times (12.05.2010)
RUGOVA MUNGON ELEKTORATI MË RUGOVIAN SE KURRËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.05.2010)
EDHE KËTË FUNDNËNTOR POLITIKA NË SHQIPËRI KONSUMOI FOLKLORNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.03.2010)
FENOMENI WIKILEAKS DHE MARRËDHËNIET MIDIS SHTETEVE TË BASHKUARA DHE SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI (12.02.2010)
PREJ UIKIKINANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (12.02.2010)
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.01.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]