E Premte, 12.06.2019, 11:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KARRIGA BOSH NË OSLO

Serbia bojkoton

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 12.08.2010, 10:31pm (GMT+1)

 

Ceremonitë e dorëzimit të Çmimeve Nobel për Vitin 2010 do të mbahen Ditën e Nobelit, më 10 Dhjetor në Oslo dhe në Stokholm. Fituesit e Çmimit Nobel në fusha të ndryshme kanë arritur taniëe ne Stokholm dhe janë duke u nderuar gjatë kësaj jave me ceremoni e programe të ndryshme të cilat do të arrijnë kulmin me ndarjen e çmimeve, duke përfshirë edhe Çmimin Nobel për Paqe, ditën e Premte. Komisioni Nobel i akordoi këtë vit Çmimin Nobel për Paqe, disidentit kinez, Zotit Liu Xiaobao për thirrjet e tij të guximshme për bërjen e ndryshimeve rrënjësore në sistemin politik një-partiak komunist të Kines, një program ky i emëruar Karta '08, dhe i bazuar në modelin e Kartes '77 të Zotit Vaclav Havel në ish-Çekosllovakine komuniste.

Por siç duket fituesi i

Çmimit Nobel per Paqe per kete vit, Liu Xiaobo dhe as familja e tij, nuk do te jene te pranishem ne Oslo per te marre çmimin prestigjioz nderkombetar. Kjo per arsyen se Kina komuniste e konsideron dhenien e Çmimit Nobel per Paqe disidentit Liu, si nje sulm ndaj sistemit te saj politik e juridik dhe nuk do te lejoje ate as ndonje perfaqsues se tij te marre pjese. Pekini tha gjithashtu se nuk do te influencohet nga forcat e jashteme dhe e cilesoi dhenien e çmimit Zotit Liu si nje "nderhyrje flagrante" ne punet e brendshme te Kines. Zedhensja e Ministrise se Jashteme te Kines, Jiang Yu akuzoi rishtas Komisionin Nobel se po "orkestron nje farse anti-kineze" dhe se Kina nuk do te ndryshoje rrugen e saj, si rrjedhim i nderhyrjeve nga jashte, shtoi ajo.

Njoftohet gjithashtu ne vigjiljen e ndarjes se çmimeve Nobel, autoritetet kineze kane marre masa te ashpera kunder perkrahesve te Zotit Liu, perfshire edhe bashkshorten e tij Liu Xia, duke i vene ata ne arrest shtepie dhe duke ndaluar perkrahes te tjere, aktiviste te te drejtave te njeriut, avoketen e akademike kineze qe te mos marrin pjese ne ceremonine e Oslos.

Nuk ka asgje te papritur ne qendrimin kinez tani ne prag te ndarjes se çmimeve Nobel, pasi Pekini kishte shprehur indinjaten e tij te thelle kur Komisioni Nobel njoftoi me heret dhenjen e

Çmimit Nobel, disidentit Liu. Ajo qe eshte deri diku e papritur eshte fushata nderkombetare qe ka ndermarre Kina per te ndaluar pjesemarrjen e perfaqsuesve nderkombetare ne kete ceremoni. Sic dihet Komisioni Nobel fton perfaqsues nga te gjitha vendet per te marre pjese ne ceremonine e dorezimit te Çmimit Nobel per Paqe, mirepo Kina po ben çmos qe numri i perfaqesuesve nderkombetare te jete sa me i vogel. Megjithese Kina thote se nje numer i madh vendesh nuk do te jene te pranishme ne ceremonine e Oslos, Komisioni Nobel tha se shumica dermuese e vendeve kane pranuar ftesen dhe do te jene te perfaqesuara.

Nderkaq eshte interesante por jo e papritur lista e vendeve te cilat nuk do te dergojne perfaqsues ne Oslo. Ato, ne fakt, perbejne listen "Who is Who", d.m.th te atyre qe sipas organizatave te ndryshme te te drejtave te njeriut jane nder shkelesit me flagrant ne bote te te drejtave te njeriut te shtetasve te tyre, tani dhe ne te kaluaren. Nuk eshte aspak e çuditshme qe ato jane te prira nga Rusia, Serbia, Venezuela e Kuba e deri tek Arabia Saudite e Irani, Egjipti e Sudani -- e ashtu me radhe -- gjithsejt nja 18 vende. Sekretari i Komisionit Nobel, Zoti Geir Lundestad u shpreh se keto vende mund te kene arsyet e tyre per te mos marre pjese, por shtoi se eshte e qarte se disa prej tyre influencohen nga Kina. Siç duket, gjeja qe keto vende kane te perbashket eshte pikerisht qendrimi i tyre armiqesor ndaj zbatimit te te drejtave te ndjeriut, si edhe rolit qe luajne sot te drejtat e njeriut ne marredhenjet nderkomebtare. Mungesa e ketyre vendeve ne nje ceremoni si kejo, ku njihet nderkombetarisht veprimtaria e personave, te cilet vene edhe jeten e tyre ne rrezik ne mbrojtje te te drejtave baze te njeriut te bashkkombesve te vet, nuk eshte nje shenje e mire dhe mbi te gjitha pasqyron edhe mungesen e respektit qe keto vende kane per te drejtat e vet qytetarve te tyre.

Serbia siç duket eshte i vetmi vend evropian qe do te bojktoje ceremonine ne Oslo. Eshte e qarte se Beligradi nuk deshiron te zemeroje Kinen, pasi Kina dhe Rusia kane perkrahur dhe vazhdojne te perkrahin vazhdimisht Beligradin duke kundershtuar Pavaresine e Kosoves dhe duke u bere thirrje e presione vendeve qe nuk e kane njohur ende Kosoven, qe te mos bejne nje gje te tille. Njoftimi per bojkotimin e Nobelit nga Serbia nuk u prit aspak mire nga Bashkimi Evropian, perkundrazi zedhenes evropiane u shprehen te shokuar nga vendimi serb. Zedhenesja e Bashkimit Evropian Angele Filote tha se "ne do te prisnim nga nje vend qe aspiron t'i bashkohet Evropes qe te kete plotesisht te njejtat vlera si vlerat e Bashkimit Evropian si edhe te mbroje te drejtat e njeriut si baze themelore te nje shoqerie moderne evropiane." Edhe grupe te ndryshme brenda Serbise kritikuan vendimin e Beligradit zyrtar. Nje grup aktivistesh te te drejtave te njeriut u citua nga agjensi lajmesh te kete thene se udheheqesit serbe "nuk kuptojne asgje nga marredhenjet nderkombetare, pasi jane duke ulur vleren dhe rendesine e te drejtave te njeriut ne favor te shantazheve. "

Mirepo, megjithe zhurmen dhe presionin qe po u ben Kina komuniste aleatve te saj, siç eshte Serbia, per te penguar pjesemarrjen e tyre ne kete ceremoni, zedhenes te Komisionit Nobel kane thene se ka mundesi qe

Çmimi Nobel per Paqe as te mos dorezohet te Premten, pasi nuk ka gjase se ndonje anetar i familjes se disidentit kinez Liu te marre pjese ne ceremonine e Oslos. Sipas rregullave te Nobelit, çmimi prestigjioz prej 1 milion e 400 mije dollare duhet ti dorezohet vetem personit vet ose nje anetari te aferm te familjes se tij.

Keshtuqe, karriga bosh ne Oslo ku duhej te ulej disidenti kinez Liu Xiaobao, per te marre cmimin e merituar, eshte nje pasyqrim i mos tolerances qe ushtron jo vetem regjimi komunist kinez por edhe shtetet perkrahese te tij -- sic eshte regjiimi i Beligradit -- ndaj atyre qe mendojne ndryshe. "Karriga bosh do te jete argumenti me i forte i

Çmimit te ketij viti", tha Sekretari i Komisionit Nobel, Zoti Lundestad. Une do te shtoja se karriga bosh e Zotit Liu ne Oslo eshte gjithashtu edhe nje simbol tjeter se lufta per sigurimin e te drejtave te njeriut ane e mbane botes vazhdon.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇAJBËRËSINga YOKO ONO, New York Times (12.08.2010)
LËVIZJA QYTETARE DHE ROZA PARKSNga MIMOZA DAJÇI (12.07.2010)
TË NA BASHKOJË SHKODRANGA ELIDA  BUÇPAPAJ (12.07.2010)
SHKODËR SHQYPNIA!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.06.2010)
FUNDI I DIPLOMACISË SIÇ E NJOHIM?Nga WOLFGANG ISCHINGER, New York Times, ish diplomat gjerman (12.06.2010)
66-Vjetori i Lindjes sëPresidentit legjendar të Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova NGA FRANK SHKRELI (12.05.2010)
NE U NDIEM TË PLAÇKITURNga ROGER COHEN, New York Times (12.05.2010)
RUGOVA MUNGON ELEKTORATI MË RUGOVIAN SE KURRËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.05.2010)
EDHE KËTË FUNDNËNTOR POLITIKA NË SHQIPËRI KONSUMOI FOLKLORNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.03.2010)
FENOMENI WIKILEAKS DHE MARRËDHËNIET MIDIS SHTETEVE TË BASHKUARA DHE SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI (12.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]