VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATËNGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 09:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 12.10.2010, 08:50am (GMT+1)



Isa Mustafa do të kujtohet si lideri që u dominua nga ai krah i LDK-së, që ai e dominoi dhe e mposhti me votën e elektoratit, i cili votoi për të me qëllim reformimin e partisë. Sot në LDK nuk ka ndryshuar asgjë,  veç largimit të Fatmir Sejdiut, i cili u zëvendësua me Isa Mustafën.  Pjesa tjetër ka mbetur si më parë. Sot Fatmir Sejdiu ngjan me një viktimë, ndërsa Isa Mustafa me një renegat. Sepse Isa Mustafa i mashtroi ata që e votuan në Kuvendin e Shtatë, i hëngri me bukë fjalët e tij për reformim të partisë e doli krejt nga fjala që dha.

Problemi i LDK-së nuk ishte Fatmir Sejdiu, por lidërshipi, klani, bajraku, organizimi tribal që e çoi LDK-në në katastrofë në zgjedhjet e 2007, i cili mbeti po aq i fortë edhe në zgjedhjet e 2010. Sot Isa Mustafa është në të njëjtin rol që kishte Sejdiu, me ndryshimin se këtë pozicion e merr nga pozitat e renegatit, pasi i ndryshoi idealet, fjalët dhe flamujt, duke u shitur e trafikuar tek kundërshtarët. Sepse nëse Isa Mustafa ishte kundërshtar me Fatmir Sejdiun, ai do të duhej të ishte kundërshtar edhe me Ekrem Kryeziun apo me ata me të cilët sot del krah për krah e qafë për qafë në fushatë.

Isa Mustafa në  vend të ringjalljes të partisë, zgjodhi të kthehet në renegat, sepse iu përvodh premtimeve, i mashtroi ata të cilëve u premtoi reformim e ndryshim, dhe dezertoi duke u bashkuar me ata me të cilët ishte kundër deri në momentin kur u bë kryetar, çka do të ketë çmimin adeguat për Mustafën si lider e për partinë që ai e udhëheq.

Çiftëzimi i Isa Mustafës me Ekrem Kryeziun, duke iu kundërvënë Ukë Rugovës, është mjerimi më i madh për ish-partinë më të madhe të Kosovës, e cila në këtë mënyrë shkon e sigurt drejt një humbje të re, që do ta detyrojë Isa Mustafën të japë dorëheqjen, por do t'i sigurojë atij dhe klanit që mban partinë me dorë të hekurt, ndejtëse në Kuvendin e ri të Kosovës, që do të dalë prej këtyre zgjedhjeve.

Orientimi i fushatës së LDK-së në sulme gjoja kundër PDK-së është farsë e mjerë, pasi klani i Sejdiut, i cili e ka bërë sot Isa Mustafën t'i harrojë premtimet e të kthehet në renegat, ishte ai që e qeverisi bashkë me PDK për tre vjet Kosovën, dhe nëse kjo qeverisje ka dështuar, me të ka dështuar edhe klani, i cili e detyron Isa Mustafën  të harrojë se është Isa Mustafa, personi që i premtoi elektoratit reformim dhe ndryshim të LDK-së.

Isa Mustafa nga kritikues i metodave përçarëse dhe klanore të Sejdiut, u kthye në trashëgimtar dhe vijues i këtyre metodave dhe këtij stili, të cilat do të vazhdojnë ta tkurrin LDK-në dhe nuk do t'i japin më 12 Dhjetor veç disfatën.

E kam thënë edhe në një shkrim më parë, dhe e përsëris, se Isa Mustafa e kishte fitoren në dorë, se fitorja e Isa Mustafës do të ishte më e lehta, nëse do të distancohej nga kasta e vjetër e do të mjaftohej të shtrinte dorën për bashkëpunim e të hapte derën e partisë e të mirepriste, si zot i shtëpisë.

Por ai në vend se të jetë zot i shtëpisë zgjodhi rolin e maxhordomit ( maggiordomo ) shërbyesit; në vend që të zgjidhte rolin e liderit ndryshe nga ai i humbësit pararendës, liderit me ide dhe vizion gjithëpërfshirës,  ai zgjodhi të dalë nëpër fushatë në një duet të papërshtatshëm, bajat dhe anakronik me Ekrem Kryeziun, figurën më të shplarë dhe më intrigante të klanit të Sejdiut. Isa Mustafa zgjodhi të kthehet në renegat. Në vend që ta bënte këtë fushatë me sa më tepër aleatë e me sa më tepër miq, të cilët i zgjatën dorën, ai zgjodhi të jetë kryetari solitar i LDK-së, duke vazhduar e mbajtur në izolim e karantinë LDK-në, e duke zgjedhur të presë biletën e humbësit.

( Ky opinion u botua tek Bota Sot më 8 Dhjetor)


TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



 

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KARRIGA BOSH NË OSLOSerbia bojkotonNga FRANK SHKRELI (12.08.2010)
ÇAJBËRËSINga YOKO ONO, New York Times (12.08.2010)
LËVIZJA QYTETARE DHE ROZA PARKSNga MIMOZA DAJÇI (12.07.2010)
TË NA BASHKOJË SHKODRANGA ELIDA  BUÇPAPAJ (12.07.2010)
SHKODËR SHQYPNIA!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.06.2010)
FUNDI I DIPLOMACISË SIÇ E NJOHIM?Nga WOLFGANG ISCHINGER, New York Times, ish diplomat gjerman (12.06.2010)
66-Vjetori i Lindjes sëPresidentit legjendar të Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova NGA FRANK SHKRELI (12.05.2010)
NE U NDIEM TË PLAÇKITURNga ROGER COHEN, New York Times (12.05.2010)
RUGOVA MUNGON ELEKTORATI MË RUGOVIAN SE KURRËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.05.2010)
EDHE KËTË FUNDNËNTOR POLITIKA NË SHQIPËRI KONSUMOI FOLKLORNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]