E Premte, 12.06.2019, 12:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NJË GJIGANT I DIPLOMACISË AMERIKANE DHE NJË PËRKRAHËS I FORTË I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NDËRROI JETË

Nga FRANK SHKRELI


E Martë, 12.14.2010, 10:12pm (GMT+1)

Administrata e Presidentit Barack Obama njoftoi se Ambasadori Richard Holbrooke, përfaqësuesi i posaçëm i Presidentit Obama për Pakistanin dhe Afganistanin ndërroi jetë mbrëmë në Washington në moshën 69 vjeçare. Ambasadori Holbrooke, i cili për shaka e përkëdhelje thirrej "buldozer", për stilin e tij të fortë të diplomacisë, u sëmur në punë në Departmentin e Shtetit dhe ndërroi jetë nga sëmundja e zemrës. Zoti Obama e cilësoi Ambasadorin Holbrooke, "thjesht, si një ndër gjigantët e politikës së jashtme amerikane", dhe një "figurë të lartë" të diplomacisë së Shteteve te Bashkuara. Sekretarja e Shtetit Hilary Clinton Clinton lavderoi sherbimin e gjate te Ambasadorit Holbrooke duke thene se ai i " kishte sherbyer Shteteve te Bashkuara per pothuaj 50 vjete." Ambasadori Holbrooke nderroi jete vetem disa dite para se administrata e Presidentit Obama kishte ne plan te paraqiste raportin e saj me te fundit ne lidhje strategjine e luftes ne Afganistan. Vdekja e tij ne kete kohe, ka te ngjare qe te afektoje seriozisht planet e administrates Obama per t'u dhene me shume kompetenca dhe nje rol me te madh forcave afgane ne luften kunder talebaneve, gje qe shpresohet se do te mundesonte kethimin e forcave amerikane ne atdhe. Pritej gjithashtu qe gjate ketij tranzicioni, Ambasadori Holbrooke te luante rolin kyç.

Ambasadori Holbrooke kishte filluar karjeren e tij diplomatike me 1962 dhe ka punuar per çdo president demokrat duke filluar nga Presidenti John Kennedy. Si nje diplomat me karriere te gjate, ai admirohej por edhe kritikohej per menyren e veprimit, pasi ai ishte me shume se cdo gje tjeter i interesuar ne rezultate konkrete diplomatike. Sukseset e tija ne politiken e jashtme amerikane jane te shumeta per tu numeruar, por sipas verejtesve diplomatike, ambasadori Holbrooke do te mbahet mend vecanerisht per rolin e tij gjate lufterave ne Ballkan, pikerisht per suksesin e tij ne bisedimet per paqe ne Bosnje qe me ne fund çuan ne marreveshjen e Dejtonit dhe ne pushimin e luftes ne Bosnje.

Si kryedipomati i Presidentit Clinton per Ballkanin, Ambasadori Holbrooke kryesoi negociatat me 1988 per nje marreveshje me Slobodan Miloseviqin per terheqjen e forcave terroriste serbe nga Kosova ku kishin ndermarre fushaten e spastrimit etnik me qellim per te shperngulur shqiptaret nga trojet e tyre shekullore dhe per te lejuar vendosjen e pranise se verejtesve nderkombetare ne Kosove. Pasi qe Miloseviqi nuk zbatoi kete marreveshje, ishte Richard Holbrooke ai i cili ne emer te Shteteve te Bashkuara dhe NATO-s i dorezoi ultimatumin Miloseviqit me te cilin i kerkohej Serbise qe te terheqe menjehere forcat e saj nga Kosova ose te ballafaqohej me sulmet ajrore te Organizates se Atlantikut Verior, NATO.

Ai, siç duket kishte studjuar mire udheheqësin serb dhe taktikat e tij. Ambasadori Holbrooke deklaroi per rrjetin televiziv amerikan ABC ne vere te 1998 se "Diplomacia me Miloseviqin eshte e sukseshme vetem neqoftese perkrahet nga forca ushtarake. Milosheviqi duhet ta kuptoje se -- dhe ky eshte thelbi i çeshtjes -- se Kosova nuk eshte nje perseritje e asaj qe ndodhi ne Bosnje. Tani NATO eshte gati te veproje dhe eshte i interesuar per ato qe po ndodhin ne Kosove, ne nje menyre qe nuk ishte (e interesuar) kater vjete me pare ne Bosnje. Neqoftse ai (Milosheviqi) mendon se kejo qe po ndodhe eshte vetem teater i parendesishem, ai eshte duke bere nje gabim te madh."

Takimet e Ambasadorit Holbrook me Presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova ishin te shpeshta, si ne Prishtine ashtu edhe ne SHBA ne perpjekje per te ndaluar masakrat e forcave serbe kunder popullesise shqiptare si edhe per nje prani te perhershme nderkombetare ne Kosove. Ai kishte takime edhe me perfaqsues te tjere shqiptare nga Kosova, por ne veren e vitit 1998, Ambasadori Holbrooke beri ate qe uk e kishte bere asnje perfaqsues amerikan deri atehere, duke u takuar per here te pare me luftetaret e UÇK-es -- gje qe ne ate kohe u interpretua si nje njohje e rolit dhe forces se saj ne rritje e siper ne Kosove. Pas takimit privat me perfaqsuese te UÇK-es ne Junik, ambasadori Holbrooke deklaroi se gjendja ne Kosove ishte eksplozive dhe se duhej bere ç'mos qe te parandalohej masakra dhe gjenocidi kunder shqiptareve.

Ambasadori Richard Holbrooke i prine listes se diplomateve amerikane, qe ne nje menyre a ne nje tjeter gjate dekadave, kane kontribuar aq shume per mireqenjen dhe mbijtetesen e kombit shiqptar. Ai ishte gjithashtu edhe mik i diaspores shqiptare ne Amerike dhe shpesh takohej me perfaqesues te komunitetit shqiptaro-amerikan per te degjuar dhe marre pararsysh edhe pikepamjet e tyre ne lidhje me ato qe po ndodhenin ne Ballkan, vecanerisht gjate luftes ne Kosove. Sidomos shqiptaret e Kosoves, por i gjithe kombi shqiptar ka humbur nje mik te madh, prandaj nuk duhet te harrojme kurre veprimtarine dhe kontributin diplomatik e politik te Ambasadorit Holbrooke -- veprimtari kjo pa te cilen zor se Kosova do te kishte lirine dhe pavaresine qe gezon sot. Prandaj, te gjithe Shqiptaret kudo qe jane, duhet t'i jene atij mirenjohes per rolin e gjithanshem qe ai ka luajtur per paqen e sigurine ne Ballkan. Kontributi i tij per mbijetesen e shqiptareve te Kosoves dhe per lirine e tyre si edhe per nje te ardhme me te mire ne nje shtet te lire e te pavarur per ta dhe per nje te ardhme me te mire per kombin shqiptar ne pergjithesi, Ambasadori Richard Holbrooke do te mbahet mend dhe do te nderohet brez pas brezi nga kombi shqiptar.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HOLLBRUK: NJË NJERI I JASHTËZAKONSHËMNga RICHARD COHEN, Washington Post (12.14.2010)
MOS ABSTENONI !NGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.13.2010)
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.10.2010)
KARRIGA BOSH NË OSLOSerbia bojkotonNga FRANK SHKRELI (12.08.2010)
ÇAJBËRËSINga YOKO ONO, New York Times (12.08.2010)
LËVIZJA QYTETARE DHE ROZA PARKSNga MIMOZA DAJÇI (12.07.2010)
TË NA BASHKOJË SHKODRANGA ELIDA  BUÇPAPAJ (12.07.2010)
SHKODËR SHQYPNIA!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.06.2010)
FUNDI I DIPLOMACISË SIÇ E NJOHIM?Nga WOLFGANG ISCHINGER, New York Times, ish diplomat gjerman (12.06.2010)
66-Vjetori i Lindjes sëPresidentit legjendar të Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova NGA FRANK SHKRELI (12.05.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]