VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQENGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 12:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.15.2010, 08:41pm (GMT+1)



Riçard Hollbruk ishte nga ata njerëz të rrallë që vlerësimet i marrin që në gjallje, ndryshe nga sa ndodh zakonisht, kur puna e mirë e njerëzve vlerësohet postmortum. Riçard Hollbruk ishte me fat në këtë drejtim, në kuptimin se ai e kishte udhëhequr vetë fatin e tij deri në momentin kur i plasi aorta, tri ditë më parë në zyrën e Shefes dhe mikes së tij, Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, dhe ndërsa luftonte midis jetës e vdekjes, presidenti Obama lutej për të, si mediator i paqes që ishte.

Riçard Hollbruk kishte lindur në New York, me prindër hebrej. Ishte një  Alma Mater kur ishte qenë student i diplomuar në Universitetin Brown dhe postdiplomuar në Princeton, kishte dashur të bëhej gazetar, por ishte përfshirë në diplomaci, kur mëson vietnamishten dhe angazhohet në Vietnam. Shërben në Ambasadën Amerikane në Saigon, ku dallohet si një diplomat i ri brilant.

Ka filluar të punojë me Presidentët Demokratë të SHBA që kur ishte 22 vjeç, duke  nisur nga John Kennedy deri tek Obama. Kur Presidenti Lyndon Johnson do të formonte në Shtëpinë e Bardhë një ekip me ekspertë për Vietnamin, Riçard Hollbruk 24 vjeçar ishte  mes tyre. Punoi me administratën e presidentit Jimmy Carter si Asisteni i Sekretarit të Shtetit për Azinë e Paqësorin. Kur vjen Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë, Hollbruk emërohet Ambasador në Japoni, pastaj në Gjermani, ku themelon Akademinë Amerikane në Berlin. Më pas Clinton e emëron Asistent të Sekretarit të Shtetit për Kanadanë dhe Europën prej 1994-1996, kur angazhohet në konfliktin e Bosnjes, dhe cilësohet si Arkitekti i Marrëveshjes së Dejtonit. Ndoshta në këtë periudhë ai merr cilësorin « Buldozer Â», sepse ishte energjik dhe i palodhur  i destinuar të shkonte ku kishte kriza e konflikte me qëllim që t'i paqëtonte ato.

Më 1997, Hollbruk është i Dërguari Special në Qipro dhe Ballkan, që përkon me periudhën e krizës në Kosovë, kur fillon të ketë kontakt me shqiptarët e Kosovës dhe UÇK-në.

Në marsin e vitit 1999 do të ishte njeriu i fundit që u takua me Milosheviçin për t'i dërguar Ultimatumin, dhe pas tij menjëherë presidenti Clinton do të komunikonte me Solanën që NATO-ja të niste bombardimin. Riçard Hollbruk, ky Amerikan i madh me rrënjë hebreje, do të jepte një kontribut të çmuar në ndryshimin e destinacionit të Ballkanit nga "Fuçi Baruti" në pjesë integrale të Evropës të Bashkuar, ku Ballkani nga "Tokë e djegur" do të shndërrohej në Tokë të Shpresës.

Më 1999 Hollbruk do të betohej si Ambasadori i 22-të i SHBA në Kombet e Bashkuara deri me ardhjen e administratës të Presidentit George W.Bush.

Gjatë periudhave kur në pushtet ishin Republikanët,  Hollbruk  do të ishte editor i Foreing Magazine dhe Newsweek, autor dhe kolumnist tek Washington Post, bankier në Wall Street, autor bestsellerash dhe memuaresh.

Me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të Obamës, Riçard Hollbruk do të emërohej Këshilltar i Presidentit dhe Sekretares të Shtetit për Afganistanin dhe Pakistanin si dhe do të ishte i Dërguari Special në Afganistan.

Misioni i Hollbrukut në Afganistan dhe Pakistan, rajone ku është prezente Al Kaeda dhe besohet se Osama Bin Laden jeton në fiset e egra midis kufijve, ishte vendosja e stabilitetit, në territore të ngrëna nga konflikti, lufta me talebanët dhe qeveritë e korruptuara, ku trafiku i drogës është plagë dhe ekonomitë janë të dobëta.

Ky ishte misioni më i vështirë e Hollbrukut, kryediplomatit të konflikteve e krizave dhe veteranit të diplomacisë Amerikane.

Detyra e tij kryesore në Afganistan ishte të ushtronte ndikim tek Presidenti Hamid Karzai me qëllim që vendi i tij të merrte përgjegjshmërinë për sigurinë e vendit. Hollbruk e ndihmoi Shefen e tij, Zonjën Clinton, në argumenat që kjo i dha Presidentit Obama për të dërguar më tepër trupa në Afganistan, duke kërkuar gjithashtu që Amerika të dërgonte atje sa më tepër ndihma dhe projekte zhvillimi. Por ai vdiq, thotë sot New York Times, përpara se të mësohet nëse do të ketë sukses ky eksperiment i tij.

Megjithatë është apo nuk është tani, Riçard Hollbruk do të mbetet kolosi dhe gjiganti i diplomacisë, i cili sipas gazetës italiane Corriere della Sera, edhe në minutat e fundit para se të ikte nga kjo botë citohet të ketë thënë « jepini fund luftës në Afganistan Â».

Hollbruk ishte mik i Shqiptarëve dhe i pavarësisë së Kosovës. Ai e vizitoi Kosovën për të fundit herë në vitin 2008. Në fjalën që mbajti përpara studentëve të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës midis të tjerave ai tha «Përgjigjja më e mirë e vendit tuaj të vogël është hapja e vendeve të punës. Ju duhet t'i ndërtoni rrugët e autostradat, ju duhet të keni qasje në Portin Detar në Shqipëri, në Durrës. Ju duhet të rritni tregtinë me Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe ju duhet të keni asistencën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian", tha Holbrooke, duke i kërkuar Bashkimit Europian që anëtarësimin e Serbisë në BE ta kushtëzonte me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

Sot shtypi Amerikan dhe ai botëror është i mbushur me shkrime që i dedikohen Riçard Hollbrukut, të Dërguarit të Paqes, por mua më ka mbetur në mendje editoriali i Richard Cohen, koleg dhe mik i Hollbrukut,  tek Washington Post që e titullon : « Holbrooke: An extraordinary man Â» - « Hollbruk një njeri i jashtëzakonshëm Â», fakti më i rëndësishëm, që ia jepte atij  në dorë çelësat e paqes.

« Përveç të tjerave Â», shkruan Cohen, « Hollbruku me një intelekt monumental,  përveçse ishte një njeri brilant, që kishte shpëtuar mijëra e mijëra jetë njerëzore, ishte shkrimtar, diplomat, editor, bankier, botues, ai ishte gjithçka, ai nuk ishte një njeri i zakonshëm Â», shkruan Cohen, « Ai ishte nga ata njerëz kyçë, që po ta njihje mund të hapte të gjitha portat e botës për ty. Â»

« Javën që shkoi Â», shkruan Richard Cohen tek The Washington Post, « u takuam shkurt në një pritje në New York. M'u duk i lodhur. « Në çfarë qyteti mendon se je ? Â», e pyeta. Ai buzëqeshi. Ai kishte një buzëqeshje  simpatike. "Kabul, Islamabad, Washington, New York," m'u përgjegj. Dy ditë më vonë aorta e tij plasi dhe tani ai nuk është më. Të gjithë po thonë se ai ishte një diplomat i jashtëzakonshëm. Pa dyshim, ndërsa unë po them thjesht se ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm Â», e mbyll Cohen shkrimin e tij kushtuar Hollbrukut, luftëtarit dhe të dërguarit të paqes, i cili, paçka se bota vazhdon të zjejë, të paktën tani prehet në paqe. Shalom.

(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 15 Dhjetor)

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



 


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË GJIGANT I DIPLOMACISË AMERIKANE DHE NJË PËRKRAHËS I FORTË I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NDËRROI JETËNga FRANK SHKRELI (12.14.2010)
HOLLBRUK: NJË NJERI I JASHTËZAKONSHËMNga RICHARD COHEN, Washington Post (12.14.2010)
MOS ABSTENONI !NGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.13.2010)
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.10.2010)
KARRIGA BOSH NË OSLOSerbia bojkotonNga FRANK SHKRELI (12.08.2010)
ÇAJBËRËSINga YOKO ONO, New York Times (12.08.2010)
LËVIZJA QYTETARE DHE ROZA PARKSNga MIMOZA DAJÇI (12.07.2010)
TË NA BASHKOJË SHKODRANGA ELIDA  BUÇPAPAJ (12.07.2010)
SHKODËR SHQYPNIA!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.06.2010)
FUNDI I DIPLOMACISË SIÇ E NJOHIM?Nga WOLFGANG ISCHINGER, New York Times, ish diplomat gjerman (12.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]