VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Mërkurë, 12.15.2010, 08:41pm (GMT1) Riçard Hollbruk ishte nga ata njerëz të rrallë që vlerësimet i marrin që në gjallje, ndryshe nga sa ndodh zakonisht, kur puna e mirë e njerëzve vlerësohet postmortum. Riçard Hollbruk ishte me fat në këtë drejtim, në kuptimin se ai e kishte udhëhequr vetë fatin e tij deri në momentin kur i plasi aorta, tri ditë më parë në zyrën e Shefes dhe mikes së tij, Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, dhe ndërsa luftonte midis jetës e vdekjes, presidenti Obama lutej për të, si mediator i paqes që ishte. Riçard Hollbruk kishte lindur në New York, me prindër hebrej. Ishte një Alma Mater kur ishte qenë student i diplomuar në Universitetin Brown dhe postdiplomuar në Princeton, kishte dashur të bëhej gazetar, por ishte përfshirë në diplomaci, kur mëson vietnamishten dhe angazhohet në Vietnam. Shërben në Ambasadën Amerikane në Saigon, ku dallohet si një diplomat i ri brilant. Ka filluar të punojë me Presidentët Demokratë të SHBA që kur ishte 22 vjeç, duke nisur nga John Kennedy deri tek Obama. Kur Presidenti Lyndon Johnson do të formonte në Shtëpinë e Bardhë një ekip me ekspertë për Vietnamin, Riçard Hollbruk 24 vjeçar ishte mes tyre. Punoi me administratën e presidentit Jimmy Carter si Asisteni i Sekretarit të Shtetit për Azinë e Paqësorin. Kur vjen Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë, Hollbruk emërohet Ambasador në Japoni, pastaj në Gjermani, ku themelon Akademinë Amerikane në Berlin. Më pas Clinton e emëron Asistent të Sekretarit të Shtetit për Kanadanë dhe Europën prej 1994-1996, kur angazhohet në konfliktin e Bosnjes, dhe cilësohet si Arkitekti i Marrëveshjes së Dejtonit. Ndoshta në këtë periudhë ai merr cilësorin « Buldozer », sepse ishte energjik dhe i palodhur i destinuar të shkonte ku kishte kriza e konflikte me qëllim që t'i paqëtonte ato. Më 1997, Hollbruk është i Dërguari Special në Qipro dhe Ballkan, që përkon me periudhën e krizës në Kosovë, kur fillon të ketë kontakt me shqiptarët e Kosovës dhe UÇK-në. Në marsin e vitit 1999 do të ishte njeriu i fundit që u takua me Milosheviçin për t'i dërguar Ultimatumin, dhe pas tij menjëherë presidenti Clinton do të komunikonte me Solanën që NATO-ja të niste bombardimin. Më 1999 Hollbruk do të betohej si Ambasadori i 22-të i SHBA në Kombet e Bashkuara deri me ardhjen e administratës të Presidentit George W.Bush. Gjatë periudhave kur në pushtet ishin Republikanët, Hollbruk do të ishte editor i Foreing Magazine dhe Newsweek, autor dhe kolumnist tek Washington Post, bankier në Wall Street, autor bestsellerash dhe memuaresh. Me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të Obamës, Riçard Hollbruk do të emërohej Këshilltar i Presidentit dhe Sekretares të Shtetit për Afganistanin dhe Pakistanin si dhe do të ishte i Dërguari Special në Afganistan. Misioni i Hollbrukut në Afganistan dhe Pakistan, rajone ku është prezente Al Kaeda dhe besohet se Osama Bin Laden jeton në fiset e egra midis kufijve, ishte vendosja e stabilitetit, në territore të ngrëna nga konflikti, lufta me talebanët dhe qeveritë e korruptuara, ku trafiku i drogës është plagë dhe ekonomitë janë të dobëta. Ky ishte misioni më i vështirë e Hollbrukut, kryediplomatit të konflikteve e krizave dhe veteranit të diplomacisë Amerikane. Detyra e tij kryesore në Afganistan ishte të ushtronte ndikim tek Presidenti Hamid Karzai me qëllim që vendi i tij të merrte përgjegjshmërinë për sigurinë e vendit. Hollbruk e ndihmoi Shefen e tij, Zonjën Clinton, në argumenat që kjo i dha Presidentit Obama për të dërguar më tepër trupa në Afganistan, duke kërkuar gjithashtu që Amerika të dërgonte atje sa më tepër ndihma dhe projekte zhvillimi. Por ai vdiq, thotë sot New York Times, përpara se të mësohet nëse do të ketë sukses ky eksperiment i tij. Megjithatë është apo nuk është tani, Riçard Hollbruk do të mbetet kolosi dhe gjiganti i diplomacisë, i cili sipas gazetës italiane Corriere della Sera, edhe në minutat e fundit para se të ikte nga kjo botë citohet të ketë thënë « jepini fund luftës në Afganistan ». Hollbruk ishte mik i Shqiptarëve dhe i pavarësisë së Kosovës. Ai e vizitoi Kosovën për të fundit herë në vitin 2008. Në fjalën që mbajti përpara studentëve të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës midis të tjerave ai tha «Përgjigjja më e mirë e vendit tuaj të vogël është hapja e vendeve të punës. Ju duhet t'i ndërtoni rrugët e autostradat, ju duhet të keni qasje në Portin Detar në Shqipëri, në Durrës. Ju duhet të rritni tregtinë me Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe ju duhet të keni asistencën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian", tha Holbrooke, duke i kërkuar Bashkimit Europian që anëtarësimin e Serbisë në BE ta kushtëzonte me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. Sot shtypi Amerikan dhe ai botëror është i mbushur me shkrime që i dedikohen Riçard Hollbrukut, të Dërguarit të Paqes, por mua më ka mbetur në mendje editoriali i Richard Cohen, koleg dhe mik i Hollbrukut, tek Washington Post që e titullon : « Holbrooke: An extraordinary man » - « Hollbruk një njeri i jashtëzakonshëm », fakti më i rëndësishëm, që ia jepte atij në dorë çelësat e paqes. « Përveç të tjerave », shkruan Cohen, « Hollbruku me një intelekt monumental, përveçse ishte një njeri brilant, që kishte shpëtuar mijëra e mijëra jetë njerëzore, ishte shkrimtar, diplomat, editor, bankier, botues, ai ishte gjithçka, ai nuk ishte një njeri i zakonshëm », shkruan Cohen, « Ai ishte nga ata njerëz kyçë, që po ta njihje mund të hapte të gjitha portat e botës për ty. » « Javën që shkoi », shkruan Richard Cohen tek The Washington Post, « u takuam shkurt në një pritje në New York. M'u duk i lodhur. « Në çfarë qyteti mendon se je ? », e pyeta. Ai buzëqeshi. Ai kishte një buzëqeshje simpatike. "Kabul, Islamabad, Washington, New York," m'u përgjegj. Dy ditë më vonë aorta e tij plasi dhe tani ai nuk është më. Të gjithë po thonë se ai ishte një diplomat i jashtëzakonshëm. Pa dyshim, ndërsa unë po them thjesht se ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm », e mbyll Cohen shkrimin e tij kushtuar Hollbrukut, luftëtarit dhe të dërguarit të paqes, i cili, paçka se bota vazhdon të zjejë, të paktën tani prehet në paqe. Shalom. (Ky opinion u botua tek Bota Sot më 15 Dhjetor)
MOS ABSTENONI !
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |