E Mërkurë, 09.23.2020, 01:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

JU THEM SE KU KA GABUAR SPANJA

Nga JOSE MARIA AZNAR, Wall Street Journal


E Djelë, 12.19.2010, 09:32am (GMT+1)

Spanja po përballon një situatë ekonomike kritike. Së bashku me Portugalinë ndodhet në qendër të një trazire financiare europiane. Investitorët caktojnë në borxhit publik të Madridit normën më të lartë të rrezikut të papërcaktuar, që kur hyri në eurozonë. Në sferën sociale kushtet janë të ankthshme. Norma e të papunëve kalon tashmë 20 % dhe ajo e papunësisë së të rinjve është mbi 43%.
Por nuk janë vetëm tregjet financiare që kanë dyshime mbi ekonominë spanjolle. Komisioni Europian ka deklaruar shpeshherë hapur kundrejt kapacitetit aktual të qeverisë për të reaguar dhe përshtatur masa ekonomike të besueshme për të përballuar situatën.
Kudo që unë shkoj njerëzit më bëjnë gjithmonë të njëjtat pyetje: cili është problemi i Spanjës? Si është e mundur që në pak vite nga të qenët një "mrekulli ekonomike europiane’’, vendi im është bërë një "problem ekonomik i Europës"? Çfarë i ka ndodhur asaj ekonomie që rritej vit pas viti në ritmin e 3% atëherë kur Gjermania, Franca dhe Italia shënonin një normë rritjeje afër zeros? Sot në fakt është e vetmja nga pesë ekonomitë madhore europiane që vazhdon të ketë akoma një rritje negative.
Të gjithë këto pyetje më krijojnë vuajtje të mëdha dhe më provokojnë një shqetësim të madh për të tashmen dhe të ardhmen e Vendit tim. Vetëm gjashtë vjet më parë Spanja krijonte 6 vende të reja pune mbi 10 në eurozonë,llogaritë e qeverisë ishin me tepricë, borxhi i saj publik ulej me shpejtësi dhe shumëkombëshmëria e saj zgjerohej në Europë, në Amerikën Latine dhe në Shtetet e Bashkuara.
Përgjigjja ime e çdo pyetje mbi Spanjën është e qartë: po vuan krizën më serioze politike të kohëve të fundit. Fatkeqësitë e saj ekonomike dhe mungesa e besimit tek Spanja nuk janë tjetër vetëm rezultati i deficitit të besueshmërisë së qeverisë. Çmimi i lartë që duhet të paguajnë sot spanjollët është ajo që ndodh kur politikanët refuzojnë të pranojnë gabimet e tyre.
Rrënjët e krizës spanjolle zhvillohen mbi vendimet politike të marra në vitin 2004 kur u vendos braktisja e procesit të modernizimit që shoqëria spanjolle kishte filluar mbi 30 vite më parë. Në atë kohë spanjollët vendosën me konsensus për të konsoliduar demokracinë e tyre dhe institucionet e tyre pas gati 40 vjetësh diktaturë. Hapi tjetër ishte hyrja në Unionin Europian dhe më vonë në euro si dhe bashkëpunimi ekonomik dhe social me kombet më të begata të Europës.
Më vonë në 2004 Madridi ndryshoi drejtim. Qeveria refuzoi kuptimin e përshkruar nga Kushtetuta në 1978 dhe krijoi një prishje në kompozicion të Shtetit Spanjoll. Zona të ndryshme të vendit u ngurtësuan dhe u vendosën njëri kundër tjetrit. Efekti ishte ajo që do fshinte shumë nga çfarë na bashkon si spanjoll në një Vend në të cilin është shumë e vështirë qeverisja.
Në anën ekonomike njëherë që Spanja miratoi euron dhe zhvlerësimi i monedhës pushoi së qeni një opsion, ekzekutivi braktisi detyrën e tij për të mbajtur në qëndrueshmëri bilancin shtetëror dhe hoqi procesin konstant të reformave bazë për të qenë konkurrues në tregjet globale. Gabimet ekonomike mund të evidentohen në ndërhyrjet arbitrare të qeverisë në jetën ekonomike të Vendit me një përçmim të dukshëm për rregullat e lojës edhe ato europiane. Spanja gjithashtu pati një rritje pa precedentë të shpenzimit publik dhe një rritje të taksave në të gjitha nivelet.
Pozicioni aktual i Spanjës në sferën ndërkombëtare reflekton rënie të peshës së saj në botë. Qeveria në fakt la pas dore përgjegjësitë e saj dhe ka dështuar në mbrojtjen e interesave të saj kombëtare jashtë shtetit. Vetëm një ekzekutiv i ri mund të rikuperojë besueshmërinë dhe për ta bërë këtë është e nevojshme për zgjedhje të përgjithshme.
Qeveria e re mund ti bëjë thirrje spanjollëve për të çuar përpara një projekt të madh kombëtar rimëkëmbjeje ,rikonstruksioni dhe reforme të kombit. Për këtë qëllim nuk ka mrekulli dhe rrugë të shkurtra ;nuk ka pasur kurrë në të shkuarën dhe nuk do të ketë as tani. Me një projekt të ri politik kombëtar dhe me aplikimin e masave të duhura politike Spanja mund të rikuperojë besueshmërinë e saj dhe vlerësimin ndërkombëtar dhe spanjollët mund të gjejnë besimin në vetvete dhe në kombin e tyre.
Një anë themelore e transformimit të politikës spanjolle megjithatë duhet të jetë njohja e menjëhershme që Shteti duhet të limitojë rolin e tij ekonomik e social dhe të hapë zona të reja të lirisë e dinamikës për shoqërinë dhe për sipërmarrjet private. Spanja ka nevojë të vendosë në veprim të thellë në strukturën e saj administrative përfshirë dhe çrrënjosjen e strukturave burokratike e publike dhe racionalizimin e shpenzimit publik. Madridi absolutisht nuk duhet të shtyjë përsëri reformën e mirëqenies së shtetit në të kundërt duhet të fillojë të rindërtojë kushtet për një shoqëri energjike që është e hapur për gjithçka.
Spanja në fakt është mëse e aftë për tu bërë një vend dinamik dhe i shkathët, një shtet që gjeneron punë dhe mundësi. Por para së gjithash shteti duhet të marrë punën e rëndë për të prishur gjashtë vite gënjeshtrash politike. Spanjollët nuk mund të presin më.
-
*Jose Maria Aznar, ish-Kryeministër i Spanjës (1996-2004)

(http://www.gazeta55.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.17.2010)
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.17.2010)
HOLLBRUK - NJË DEMOKRAT KENEDIANNga FOUJAD AJAMI, Wall Street Journal (12.16.2010)
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQENGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.15.2010)
NJË GJIGANT I DIPLOMACISË AMERIKANE DHE NJË PËRKRAHËS I FORTË I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NDËRROI JETËNga FRANK SHKRELI (12.14.2010)
HOLLBRUK: NJË NJERI I JASHTËZAKONSHËMNga RICHARD COHEN, Washington Post (12.14.2010)
MOS ABSTENONI !NGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.13.2010)
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.10.2010)
KARRIGA BOSH NË OSLOSerbia bojkotonNga FRANK SHKRELI (12.08.2010)
ÇAJBËRËSINga YOKO ONO, New York Times (12.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]