VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Hënë, 12.20.2010, 10:45am (GMT1) Kontestimi i zgjedhjeve të 12 Dhjetorit në Kosovës ishte i pritshëm. Sepse shqiptarët e Kosovës marrin shembull nga Shqipëria. Kur kontestohen në Shqipëri natyrisht që do të kontestohen në Kosovë. Standardi i demokracisë në Shqipëri ka shërbyer si shembull i keq për Kosovën, por imitimi që mund t'i bëjë Kosova sot Shqipërisë është i patolerusehëm, pasi vë në diskutim interesat kombëtare të një shteti të njohur vetëm nga 72 vende, pa ndejtëse në OKB dhe që ndodhet në "gojë të ujkut", po të bënim një krahasim metaforik të Serbisë, e cila vazhdon të ketë pretendime territoriale në Kosovë. Unë nuk vë në diskutim se në zona të caktuara mund të ketë pasur shkelje ndaj të cilave subjektet politike kanë bërë ankimime dhe institucionet përkatëse do të duhet të japin verdiktin e duhur, por unë jam kundër çdo spekulimi të këtyre subjekteve politike, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga situata. Unë mund t'i jepja të drejtë Vetëvendosjes apo Frymës së Re të kenë pakënaqësi për faktin se këto forca të reja politike nuk i kishin komisionerët e tyre, por nuk i jap assesi të drejtë Isa Mustafës që të ndihet se i ka humbur zgjedhjet ngaqë ka manipuluar Thaçi. Jo, Isa Mustafa është humbës, sepse nga mbi 50 % që fitonte zakonisht LDK-ja, ai mori 25% të votave, 3.5 % më shumë se Sejdiu më 2007, por këtë vit ka plus edhe votat e Orës, pra nga një matematikë e thjeshtë del se është humbjen e ka të njëjtë me të Sejdiut, një humbje eklatante do të thotë.. Nëse Isa Mustafa, si lider i ish partisë më të madhe të qendrës së djathtë në Kosovë, do të bënte aleancë parazgjedhore me AAK-në, AKR-në, LDD-në dhe FER-in, plus pakicat përshembull, sot do të ishte kandidat për kryeministër të Kosovës. Isa Mustafa si parti e qendrës së djathtë mund të kishte hyrë në aleancë parazgjedhore edhe me Vetëvendosjen, AAK-në plus pakicat, e do të ishte përsëri sot fitues dhe kandidat për kryeministër. Dhe Hashim Thaçi do të ishte lideri i opozitës. Nëse sot Thaçi është kandidat për kryeministër kjo i dedikohet Isa Mustafës, ashtu si në zgjedhjet e 2007-ës iu dedikua Fatmir Sejdiut. Isa Mustafa sot duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se e mashtroi elektoratin kur i tha se është Rugovist, sepse po të ishte Rugovist do të shtronte dorën e bashkëpunimit, ashtu si ka vepruar Rugova kur ishte gjallë, i cili duke parë se uniteti i kombit është me rëndësi primare i shtriu dorën edhe Thaçit edhe Haradinajt, ndryshe nga veproi Isa Mustafa. Jam e detyruar ta them publikisht se këtyre ditëve jam shantazhuar për shkrimet që kam bërë nga persona që kanë lidhje me dorën e hekurt të LDK-së. Me të cilët nuk dua që ta përzjej Isa Mustafën. Sepse une e kam mbështetur Isa Mustafën më tepër se askush, pasi kam besuar se ardhja e tij në krye të LDK-së, do të ndikonte për reformimin e partisë dhe hapjen e saj, gjë që nuk ndodhi. Ata që më kanë shantazhuar përdorin një zhargon të denjë për një parti staliniste. Unë edhe këta zëra nuk i konfondoj me Isa Mustafën, por me dorën autoritariste që ka uzurpuar LDK-në, nga e cila Isa Mustafa ose duhet ta distancojë partinë, ose duhet të japë dorëheqjen e t"˜i shpallë uzurpatorët. Karirera ime si gazetare përkon me kohën kur kam filluar të mbështes Ibrahim Rugovën, jo si lider partiak, por si lider me vizion kombëtar. E kam mbrojtur Rugovën dhe LDK-në në ditë shumë kritike, kur përpiqeshin ta izolonin. Ndërsa sot është LDK-ja që po izolohet për shkak të keqdrejtimit dhe mosreformimit. Këtyre ditëve kam dëgjuar pretendime absurde nga humbësit e LDK-së sipas të cilave atyre iu kanë humbur vota nga manipulimet në zona që njihen si bastione të PDK-së, siç është Drenica, ku LDK-ja gjithnjë ka marrë më pak e mâ vota. Por rrena më e madhe që kam dëgjuar nga uzurpatorët e LDK-së është përralla se votimi është bërë duke rrezikuar kokën, kështu sipas tyre, votuesit "më mirë të jepnin votën jo sipas vullnetit të tyre, sesa të humbisnin kokën". Këto janë shpifje të pastra, sepse këtyre sharrllatanëve që e kanë kthyer LDK-në në pronë të vjedhur më duhet t'u kujtoj zgjedhjet e vitit 2001 dhe ato të 2004, kur LDK-ja triumfonte, që përkon me një kohë kur situata në Kosovë ishte me të vërtetë dramatike dhe e vështirë, pasi Kosova sapo kishte dalë nga lufta dhe marrëdhëniet midis partive nga krahu i luftës me LDK-në ishin vërtetë të vështira. Prandaj u them uzurpatorëve të LDK-së, të cilët janë pronarë të këtyre rrenave që t'i mbajnë për vete, pasi ishin këta zotërinj që pasi i humbën zgjedhjet e 2007-ës, njëlloj si këto të 2010-ës, bënë romancë për tre vjet rresht me PDK-në, e cila pushtetin ua dedikon pikërisht kategorisë së tyre. Siç e shihni, në arradhën e uzurpatorëve të LDK-së që paguajnë shpura për të bërë shantazhe nuk kam përfshirë Isa Mustafën, të cilit i ka mbetur edhe një shans si alternativë ose të njohë rezultatin e të reformojë partinë ose të japë dorëheqjen duke shpallur se iku nga partia pasi nuk e pranon rolin e marionetës. (Ky opinion është botuar më 17 Dhjetor tek Bota Sot) ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |