VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 07:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 12.21.2010, 04:46pm (GMT+1)



Tani të gjitha shtetet e konfiguruara në hartën e Ballkanit përfitojnë  nga liberalizimi i vizave, përveç Kosovës që nuk përfiton. Të gjithë qytetarët e Ballkanit sot qarkullojnë të lirë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian veç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, si edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër, ndërsa  qytetarët shqiptarë të Kosovës jo. Serbët e Kosovës, kroatët e Kosovës, boshnjakët e Kosovës përfitojnë liberalizimin e vizave prej dyshtetësisë, ndërsa shqiptarët e Kosovës nuk përfitojnë nga asgjë. Çfarë padrejtësie.

Sikur të mos ketë mjaftuar genocidi dhe spastrimi etnik që shqiptarët e Kosovës duruan  mbi shpinë; sikur të mos kenë mjaftuar vitet e pushtimit mizor të Serbisë kriminale të Milosheviçit ; sikur të mos mjaftojë edhe faza e vështirë e tranzicionit, Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që izolohet nga Bashkimi Europian, duke u kthyer në një Geto apo Lager i Europës në Shekullin XXI.

Absurdi më i madh është se Kosova dënohet dhe kthehet në « Dele të zezë Â» të Ballkanit dhe Europës duke qenë për më shumë se dhjetë vjet nën administrimin e UNMIKU-ut, pastaj EULEX-it dhe me sovranitet territorial të mbrojtur nga KFOR-i. Bashkimi Europian dhe Perëndimi ka më tepër se dhjetë vjet që investon në Kosovë për burokracinë dhe administratën ndërkombëtare, e cila duke pasur liri të plotë veprimi në Kosovë, me carta bianca të plotë, e çfarë ka bërë, e përse ka marrë rroga të majme, nëse nuk ka  ndikuar që Kosova të ketë arritur standardet si vendet e tjera të Ballkanit, të cilat sot lëvizin të lira në zonën Shengen.

Kur për çdo qytetar të Ballkanit mjafton një pasaportë biometrike, e përse shqiptarët e Kosovës diskriminohen dhe ndaj tyre mbahet një qëndrim i pastër racist ?!

Por përshtypje të madhe më ka bërë deklarata e Franco Frattinit, Ministrit të Jashtëm të Italisë, një ditë pas liberalizimit të vizave për Shqipërinë, i cili kur vjen fjala për shqiptarët e Kosovës, citohet të ketë thënë : « Viza për Kosovën ? Së pari pajtimi me serbët Â». Kur e dëgjova në fillim në televizionet e Shqipërisë këtë bllof, mendova se ose më kishin bërë veshët, ose është ndonjë lapsus i gazetarësh, dhe për siguri e kërkova këtë informacion tek ANSA nga ku duke mos u besuar syve pashë se Frattini kishte thënë tekstualisht si ishte përcjellë në mediat e Shqipërisë, të cilat nga ana e tyre mjerisht nuk bënë as reagimin më të vogël.

Do të ishte më mirë sikur bllofi apo lapsusi të ishte  i gazetarëve, dhe jo i Ministrit të Jashtëm të Italisë, qeveria e të cilit e ka mbështetur liberalizimin e vizave të Shqipërisë, bile mund të themi se ka dhënë një kontribut shumë domethënës. Por bllofi ishte i vetë shefi i Farnesina-s, gjë që na bën të pyesim e çfarë ka Frattini me shqiptarët e Kosovës, që mban këtë qëndrim ndëshkues dhe të papërgjegjshëm ?

Kujt ia kërkon ai pajtimin, viktimës ? E përse Frattini nuk ia kërkoi Serbisë pajtimin me Shqiptarët e Kosovës përpara një viti, kur Serbia përfitoi të drejtën për të qarkulluar në zonën Shengen, sepse është Beogradi që nuk pajtohet me pavarësinë e Kosovës ?

E ku është dëgjuar ndonjëherë në botën e qytetëruar që viktimat të pajtohen, siç ua kërkon Frattini shqiptarëve të Kosovës. Viktimat falin kur u lypin ndjesë.

« Nuk është ende momenti për heqjen e vizave të kosovarëve,», citon ANSA të ketë thënë më tutje Frattini, « pasi së pari duhet të pajtohen me Serbinë, ka nënvizuar Ministri i Jashtëm, një ditë mbas heqjes të vizave në zonën Shengen për qytetarët e Shqipërisë Â», shkruan ANSA.

Pretendimi i Frattinit për « pajtim të shqiptarëve me serbët Â» është shokues dhe jo i denjë për Numrin 1 të Farnesina-s, pasi Frattini harron Holokaustin që regjimi barbar i Milosheviçit, vetëm 11 vjet më parë  ushtroi kundër shqiptarëve të Kosovës, duke detyruar NATO-n që të ndërhyjë.

Më poshtë ANSA vazhdon: « Duke iu përgjigjur televizionit të Shqipërisë, nga Farnesina, Frattini ka shpjeguar se ''objektivi final është hyrja në BE e të gjitha vendeve të Ballkanit, por në këto momente Kosova ka ende nevojën tonë si edhe e demonstron prania e ushtarëve tanë për uljen e tensioneve me Serbinë Â».

Edhe një bllof tjetër i Frattinit, pasi siç dihet trupat e KFOR-it në Kosovë qendrojnë jo për faj të shqiptarëve të Kosovës, por për faktin se Serbia edhe sot e kësaj dite vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj sovranitetit Kosovës. Dhe ky nuk është shkak që të izolohet Kosova, përderisa nuk ishte shkak që të izolohej Serbia, por në të kundërtën kjo është një arsye më tepër që Kosova të fitojë të drejtën për të qarkulluar e lirë në zonën Shengen.

Ta izolosh, ta diskriminosh, ta kthesh në Lager, ta kthesh në Geto dhe Dele të zezë sot Kosovën është një veprim që e diskrediton sot Europën e Bashkuar. Qytetarët e Kosovës, shqiptarët e Kosovës sot janë viktima të fobisë të BE-së, e cila i trajton ata si qytetarë të dorës së dytë të Ballkanit dhe Europës, të padenjë të qarkullojnë të lirë në hapësirat europiane. Dhe kjo të bën të vësh duart në kokë e t'i biesh kambanave të alarmit.

(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 20 Dhjetor 2010)

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


 

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LE TA DIJË EVROPA MBARË - TASH E MBAS S'JEMI SHQIPTARË!Kështu këndon gjeli maje koshit, një këgë të re të Halil MatoshitNga MARK KRASNIQI (12.20.2010)
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.20.2010)
KRAHU IM SULMUES DIPLOMATIKNga DAVID H. PETRAEUS, Washington Post (12.19.2010)
JU THEM SE KU KA GABUAR SPANJANga JOSE MARIA AZNAR, Wall Street Journal (12.19.2010)
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.17.2010)
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.17.2010)
HOLLBRUK - NJË DEMOKRAT KENEDIANNga FOUJAD AJAMI, Wall Street Journal (12.16.2010)
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQENGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.15.2010)
NJË GJIGANT I DIPLOMACISË AMERIKANE DHE NJË PËRKRAHËS I FORTË I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NDËRROI JETËNga FRANK SHKRELI (12.14.2010)
HOLLBRUK: NJË NJERI I JASHTËZAKONSHËMNga RICHARD COHEN, Washington Post (12.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]