VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Martë, 12.21.2010, 04:46pm (GMT1) Tani të gjitha shtetet e konfiguruara në hartën e Ballkanit përfitojnë nga liberalizimi i vizave, përveç Kosovës që nuk përfiton. Të gjithë qytetarët e Ballkanit sot qarkullojnë të lirë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian veç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, si edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër, ndërsa qytetarët shqiptarë të Kosovës jo. Serbët e Kosovës, kroatët e Kosovës, boshnjakët e Kosovës përfitojnë liberalizimin e vizave prej dyshtetësisë, ndërsa shqiptarët e Kosovës nuk përfitojnë nga asgjë. Çfarë padrejtësie. Sikur të mos ketë mjaftuar genocidi dhe spastrimi etnik që shqiptarët e Kosovës duruan mbi shpinë; sikur të mos kenë mjaftuar vitet e pushtimit mizor të Serbisë kriminale të Milosheviçit ; sikur të mos mjaftojë edhe faza e vështirë e tranzicionit, Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që izolohet nga Bashkimi Europian, duke u kthyer në një Geto apo Lager i Europës në Shekullin XXI. Absurdi më i madh është se Kosova dënohet dhe kthehet në « Dele të zezë » të Ballkanit dhe Europës duke qenë për më shumë se dhjetë vjet nën administrimin e UNMIKU-ut, pastaj EULEX-it dhe me sovranitet territorial të mbrojtur nga KFOR-i. Bashkimi Europian dhe Perëndimi ka më tepër se dhjetë vjet që investon në Kosovë për burokracinë dhe administratën ndërkombëtare, e cila duke pasur liri të plotë veprimi në Kosovë, me carta bianca të plotë, e çfarë ka bërë, e përse ka marrë rroga të majme, nëse nuk ka ndikuar që Kosova të ketë arritur standardet si vendet e tjera të Ballkanit, të cilat sot lëvizin të lira në zonën Shengen. Kur për çdo qytetar të Ballkanit mjafton një pasaportë biometrike, e përse shqiptarët e Kosovës diskriminohen dhe ndaj tyre mbahet një qëndrim i pastër racist ?! Por përshtypje të madhe më ka bërë deklarata e Franco Frattinit, Ministrit të Jashtëm të Italisë, një ditë pas liberalizimit të vizave për Shqipërinë, i cili kur vjen fjala për shqiptarët e Kosovës, citohet të ketë thënë : « Viza për Kosovën ? Së pari pajtimi me serbët ». Kur e dëgjova në fillim në televizionet e Shqipërisë këtë bllof, mendova se ose më kishin bërë veshët, ose është ndonjë lapsus i gazetarësh, dhe për siguri e kërkova këtë informacion tek ANSA nga ku duke mos u besuar syve pashë se Frattini kishte thënë tekstualisht si ishte përcjellë në mediat e Shqipërisë, të cilat nga ana e tyre mjerisht nuk bënë as reagimin më të vogël. Do të ishte më mirë sikur bllofi apo lapsusi të ishte i gazetarëve, dhe jo i Ministrit të Jashtëm të Italisë, qeveria e të cilit e ka mbështetur liberalizimin e vizave të Shqipërisë, bile mund të themi se ka dhënë një kontribut shumë domethënës. Por bllofi ishte i vetë shefi i Farnesina-s, gjë që na bën të pyesim e çfarë ka Frattini me shqiptarët e Kosovës, që mban këtë qëndrim ndëshkues dhe të papërgjegjshëm ? Kujt ia kërkon ai pajtimin, viktimës ? E përse Frattini nuk ia kërkoi Serbisë pajtimin me Shqiptarët e Kosovës përpara një viti, kur Serbia përfitoi të drejtën për të qarkulluar në zonën Shengen, sepse është Beogradi që nuk pajtohet me pavarësinë e Kosovës ? E ku është dëgjuar ndonjëherë në botën e qytetëruar që viktimat të pajtohen, siç ua kërkon Frattini shqiptarëve të Kosovës. Viktimat falin kur u lypin ndjesë. « Nuk është ende momenti për heqjen e vizave të kosovarëve,», citon ANSA të ketë thënë më tutje Frattini, « pasi së pari duhet të pajtohen me Serbinë, ka nënvizuar Ministri i Jashtëm, një ditë mbas heqjes të vizave në zonën Shengen për qytetarët e Shqipërisë », shkruan ANSA. Pretendimi i Frattinit për « pajtim të shqiptarëve me serbët » është shokues dhe jo i denjë për Numrin 1 të Farnesina-s, pasi Frattini harron Holokaustin që regjimi barbar i Milosheviçit, vetëm 11 vjet më parë ushtroi kundër shqiptarëve të Kosovës, duke detyruar NATO-n që të ndërhyjë. Më poshtë ANSA vazhdon: « Duke iu përgjigjur televizionit të Shqipërisë, nga Farnesina, Frattini ka shpjeguar se ''objektivi final është hyrja në BE e të gjitha vendeve të Ballkanit, por në këto momente Kosova ka ende nevojën tonë si edhe e demonstron prania e ushtarëve tanë për uljen e tensioneve me Serbinë ». Edhe një bllof tjetër i Frattinit, pasi siç dihet trupat e KFOR-it në Kosovë qendrojnë jo për faj të shqiptarëve të Kosovës, por për faktin se Serbia edhe sot e kësaj dite vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj sovranitetit Kosovës. Dhe ky nuk është shkak që të izolohet Kosova, përderisa nuk ishte shkak që të izolohej Serbia, por në të kundërtën kjo është një arsye më tepër që Kosova të fitojë të drejtën për të qarkulluar e lirë në zonën Shengen. Ta izolosh, ta diskriminosh, ta kthesh në Lager, ta kthesh në Geto dhe Dele të zezë sot Kosovën është një veprim që e diskrediton sot Europën e Bashkuar. Qytetarët e Kosovës, shqiptarët e Kosovës sot janë viktima të fobisë të BE-së, e cila i trajton ata si qytetarë të dorës së dytë të Ballkanit dhe Europës, të padenjë të qarkullojnë të lirë në hapësirat europiane. Dhe kjo të bën të vësh duart në kokë e t'i biesh kambanave të alarmit. (Ky opinion u botua tek Bota Sot më 20 Dhjetor 2010) ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |