VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMBNGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 04:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Enjte, 12.23.2010, 07:49am (GMT+1)

Dick Marty ishte harruar që nga koha kur gjurmonte kampet e CIA-s në Europë. CIA operon dhe i bashkërendon veprimet me shërbimet homologe të shteteve të Europës duke pasur qëllim sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe europianë, përfshi edhe qytetarin Dick Marty. CIA nuk është armik i Europës, si e trajtonte Dick Marty, përkundrazi.

Nejse ideja e Dick Marty-it me u marrë me CIA-n ishte sa bizare aq edhe donkishoteske, për të mos e komentuar më gjatë. Dihet se nga gjithë ajo zhurmë Dick Marty nuk arriti të zbulojë asgjë, kështu pretendimet e tij dolën zero. Nga toka e pati të pamundur të vërtetonte pretendimet e tij dhe nuk dihet nëse arriti që t'i bashkangjitej ndonjë sateliti për të gjurmuar nga qielli shkeljet e të drejtave të njeriut. Por nuk e kishte qëllimin aty sepse, po të donte, Kosova ishte aty me gjurmë të gjalla të shkeljeve të të drejtave të njeriut e të genocidit serb. Por Dick Marty në vend që të ndërrmarrë një mision humanitar në Kosovë për të zbuluar atje krime kundër njerëzimi, të cilat i ka kryer makina kriminale e MIlosheviçit, ndërmerr një mision për ta demonizuar Kosovën.

Dick Marty luan me karta bixhozi, në mënyrë spekulative.  E boton raportin e tij tek The Guardian ndërsa në Kosovë mbahen zgjedhjet. Dhe pastaj thotë se kjo është rastësi. Dhe shqiptarët pyesin me të drejtë po kush është ky Dick Marty ? Kush fshihet pas Dick Marty-it. Serbia ?

Raporti i Dick Marty-it është një kryevepër e fiaskos, pasi në të ngatërron dhe hedh baltë mbi Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës duke u kthyer 12 vite pas. Specialistët e fushës e komentojnë si një raport flluskë sapuni pa argumenta dhe fakte. Seicili prej nesh mund të thotë përshembull që Dick Marty është spiun i Serbisë, por deklaratat tona do të jenë shpifje përderisa ne nuk kemi fakte, që të na e vërtetojnë këtë. Që Dick Marty është serbofil kjo shëmbëllen e qartë.

Dick Marty është si një personazh mediokër, teorinë e të cilit e konsumoi deri në faliment të plotë Prokurorja e Hagës Carla del Ponte.

Dick Marty duke qenë zviceran, me spekulimet e tij, është duke ushqyer një klimë aspak interesante  në marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Kosovës , Zvicrës e Shqipërisë, paçka se Marty raportin e tij e ka si zyrtar i Këshillit të Europës. Zonja Calmy Rey ka refuzuar një çmim të Diasporës të Kosovës në Zvicër, i cili e vlerësonte punën e saj dhe të shtetit të Zvicrës për Kosovën, ndërkohë që akuzat e Marty-t kanë mbetur vetëm në letër. Thaçi ka paralajmëruar se do ta hedhë në gjyq, ndërsa organi i akuzës në Shqipëri i ka përgënjeshtruar pretendimet e Marty-it.

Raporti i Dick Marty-it është në funksion të demonizimit të shqiptarëve si komb dhe në shërbim të destabilizimit të Ballkanit. Dick Marty është në një pozicion shumë qesharak, pasi nëse do të kishte diçka të vërtetë në pretendimet e tij, këto do të duhej të ishin ezauruar në kohën e kur zonja Carla del Ponte, ishte Prokurore e Hagës, e cila veç trillerit që shkroi të cilin e titulloi "Gjahu", nuk arriti që të gjunjëzojë asnjë nga kriminelët e Serbisë. Dhe fakti më rrënqethës është se ndërsa sot Dick Marty akuzon me shpifje shqiptarët, Mlladiçi bën qejf i marrë në mbrojtje nga Beogradi. Ndërsa Dick Marty shtiret si hero i mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Kulmi i hipokrizisë. Dick Marty le të shkojë në Serbi të zbulojë varret masive të shqiptarëve, le të vijë në Kosovë e të takohet me të afërmit e 1800 viktimave të zhdukura, por jo të inkriminojë një komb dhe dy shtete, sepse po nënshkruan dështimin e tij përfundimtar që do ta largojë nga skena politike.

Duke folur për të përjavëshmen zvicerane NZZ am Sonntag, nga Moska ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Dick Marty tha midis të tjerave se raporti i tij për Kosovën do të futet në axhendën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në janarin që vjen.

Në këtë intervistë më poshtë Dick Marty thotë se "Kosova nuk mund ta ndërtojë të ardhmen pa u konfrontuar me të shkuarën".  Këtu Dick Marty në mënyrë eksplicite inkriminon Kosovën. A ia ka thënë ndonjëherë Serbisë këtë sentencë Dick Marty se "Serbia nuk mund të ndërtojë të ardhmen e saj pa u konfrontuar me të djeshmen", sepse ishte shteti i Serbisë që ushtroi represion, genocid e spastrim etnik në Kosovë, e jo viceversa.

Ndërsa nga njëra anë thotë se Kosova nuk mund të ndërtojë të ardhmen pa u konfrontuar me të shkuarën, nga ana tjetër pretendon se raporti i tij nuk është kundër Kosovës, por për të mirë të Kosovës. Po atëherë e përse e inkriminon Kosovën Dick Marty, e përse duhet të paguajë Kosova ?

Dick Marty nuk akuzon një njeri, por akuzon dy shtete, nuk ngre akuza për të denoncuar fajtorë, por ngre akuza për të spekuluar dhe për të penalizuar Kosovën, për të penalizuar Shqipërinë e për të penalizuar shqiptarët. Dick Marty po ashtu përpiqet që t'u bëjë shqiptarëve një reklamë shumë të keqe, por në fakt i bën në mënyrë mizerabël autoportretin vetes së tij.

Dick Marty është duke luajtur me zjarrin, sepse raporti i tij i pafakte, që i shpërfytyron shqiptarët është flakëvënës dhe ka destinacion destabilitetin e Kosovës e të rajonit. Dick Marty po përsërit fiaskon e zonjës Del Ponte, e cila në vend që të prangoste kriminelët shkroi romane horror.

Prandaj them që në krye se pozicioni i Dick Marty-it nuk është i një humanisti që lufton për të drejtat e njeriut, por i një demagogu që i demonizon shqiptarët dhe tensionon rajonin.

(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 22 Dhjetor 2010)

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


 

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.21.2010)
LE TA DIJË EVROPA MBARË - TASH E MBAS S'JEMI SHQIPTARË!Kështu këndon gjeli maje koshit, një këgë të re të Halil MatoshitNga MARK KRASNIQI (12.20.2010)
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.20.2010)
KRAHU IM SULMUES DIPLOMATIKNga DAVID H. PETRAEUS, Washington Post (12.19.2010)
JU THEM SE KU KA GABUAR SPANJANga JOSE MARIA AZNAR, Wall Street Journal (12.19.2010)
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.17.2010)
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.17.2010)
HOLLBRUK - NJË DEMOKRAT KENEDIANNga FOUJAD AJAMI, Wall Street Journal (12.16.2010)
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQENGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.15.2010)
NJË GJIGANT I DIPLOMACISË AMERIKANE DHE NJË PËRKRAHËS I FORTË I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NDËRROI JETËNga FRANK SHKRELI (12.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]