VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 12.23.2010, 07:49am (GMT1) Dick Marty ishte harruar që nga koha kur gjurmonte kampet e CIA-s në Europë. CIA operon dhe i bashkërendon veprimet me shërbimet homologe të shteteve të Europës duke pasur qëllim sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe europianë, përfshi edhe qytetarin Dick Marty. CIA nuk është armik i Europës, si e trajtonte Dick Marty, përkundrazi. Nejse ideja e Dick Marty-it me u marrë me CIA-n ishte sa bizare aq edhe donkishoteske, për të mos e komentuar më gjatë. Dihet se nga gjithë ajo zhurmë Dick Marty nuk arriti të zbulojë asgjë, kështu pretendimet e tij dolën zero. Nga toka e pati të pamundur të vërtetonte pretendimet e tij dhe nuk dihet nëse arriti që t'i bashkangjitej ndonjë sateliti për të gjurmuar nga qielli shkeljet e të drejtave të njeriut. Por nuk e kishte qëllimin aty sepse, po të donte, Kosova ishte aty me gjurmë të gjalla të shkeljeve të të drejtave të njeriut e të genocidit serb. Por Dick Marty në vend që të ndërrmarrë një mision humanitar në Kosovë për të zbuluar atje krime kundër njerëzimi, të cilat i ka kryer makina kriminale e MIlosheviçit, ndërmerr një mision për ta demonizuar Kosovën. Dick Marty luan me karta bixhozi, në mënyrë spekulative. E boton raportin e tij tek The Guardian ndërsa në Kosovë mbahen zgjedhjet. Dhe pastaj thotë se kjo është rastësi. Dhe shqiptarët pyesin me të drejtë po kush është ky Dick Marty ? Kush fshihet pas Dick Marty-it. Serbia ? Raporti i Dick Marty-it është një kryevepër e fiaskos, pasi në të ngatërron dhe hedh baltë mbi Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës duke u kthyer 12 vite pas. Specialistët e fushës e komentojnë si një raport flluskë sapuni pa argumenta dhe fakte. Seicili prej nesh mund të thotë përshembull që Dick Marty është spiun i Serbisë, por deklaratat tona do të jenë shpifje përderisa ne nuk kemi fakte, që të na e vërtetojnë këtë. Që Dick Marty është serbofil kjo shëmbëllen e qartë. Dick Marty është si një personazh mediokër, teorinë e të cilit e konsumoi deri në faliment të plotë Prokurorja e Hagës Carla del Ponte. Dick Marty duke qenë zviceran, me spekulimet e tij, është duke ushqyer një klimë aspak interesante në marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Kosovës , Zvicrës e Shqipërisë, paçka se Marty raportin e tij e ka si zyrtar i Këshillit të Europës. Zonja Calmy Rey ka refuzuar një çmim të Diasporës të Kosovës në Zvicër, i cili e vlerësonte punën e saj dhe të shtetit të Zvicrës për Kosovën, ndërkohë që akuzat e Marty-t kanë mbetur vetëm në letër. Thaçi ka paralajmëruar se do ta hedhë në gjyq, ndërsa organi i akuzës në Shqipëri i ka përgënjeshtruar pretendimet e Marty-it. Raporti i Dick Marty-it është në funksion të demonizimit të shqiptarëve si komb dhe në shërbim të destabilizimit të Ballkanit. Dick Marty është në një pozicion shumë qesharak, pasi nëse do të kishte diçka të vërtetë në pretendimet e tij, këto do të duhej të ishin ezauruar në kohën e kur zonja Carla del Ponte, ishte Prokurore e Hagës, e cila veç trillerit që shkroi të cilin e titulloi "Gjahu", nuk arriti që të gjunjëzojë asnjë nga kriminelët e Serbisë. Dhe fakti më rrënqethës është se ndërsa sot Dick Marty akuzon me shpifje shqiptarët, Mlladiçi bën qejf i marrë në mbrojtje nga Beogradi. Ndërsa Dick Marty shtiret si hero i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kulmi i hipokrizisë. Dick Marty le të shkojë në Serbi të zbulojë varret masive të shqiptarëve, le të vijë në Kosovë e të takohet me të afërmit e 1800 viktimave të zhdukura, por jo të inkriminojë një komb dhe dy shtete, sepse po nënshkruan dështimin e tij përfundimtar që do ta largojë nga skena politike. Duke folur për të përjavëshmen zvicerane NZZ am Sonntag, nga Moska ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Dick Marty tha midis të tjerave se raporti i tij për Kosovën do të futet në axhendën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në janarin që vjen. Në këtë intervistë më poshtë Dick Marty thotë se "Kosova nuk mund ta ndërtojë të ardhmen pa u konfrontuar me të shkuarën". Këtu Dick Marty në mënyrë eksplicite inkriminon Kosovën. A ia ka thënë ndonjëherë Serbisë këtë sentencë Dick Marty se "Serbia nuk mund të ndërtojë të ardhmen e saj pa u konfrontuar me të djeshmen", sepse ishte shteti i Serbisë që ushtroi represion, genocid e spastrim etnik në Kosovë, e jo viceversa. Ndërsa nga njëra anë thotë se Kosova nuk mund të ndërtojë të ardhmen pa u konfrontuar me të shkuarën, nga ana tjetër pretendon se raporti i tij nuk është kundër Kosovës, por për të mirë të Kosovës. Po atëherë e përse e inkriminon Kosovën Dick Marty, e përse duhet të paguajë Kosova ? Dick Marty nuk akuzon një njeri, por akuzon dy shtete, nuk ngre akuza për të denoncuar fajtorë, por ngre akuza për të spekuluar dhe për të penalizuar Kosovën, për të penalizuar Shqipërinë e për të penalizuar shqiptarët. Dick Marty po ashtu përpiqet që t'u bëjë shqiptarëve një reklamë shumë të keqe, por në fakt i bën në mënyrë mizerabël autoportretin vetes së tij. Dick Marty është duke luajtur me zjarrin, sepse raporti i tij i pafakte, që i shpërfytyron shqiptarët është flakëvënës dhe ka destinacion destabilitetin e Kosovës e të rajonit. Dick Marty po përsërit fiaskon e zonjës Del Ponte, e cila në vend që të prangoste kriminelët shkroi romane horror. Prandaj them që në krye se pozicioni i Dick Marty-it nuk është i një humanisti që lufton për të drejtat e njeriut, por i një demagogu që i demonizon shqiptarët dhe tensionon rajonin.
(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 22 Dhjetor 2010) DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |