E Enjte, 03.28.2024, 08:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Editoriali më i famshëm në botë
Po Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është !
Nga Francis P.Church, botuar së pari më 1897 në The New York Sun

E Shtunë, 12.25.2010, 09:37am (GMT+1)








Arriti Plaku i Vitit të Ri !

 

The New York Sun më 1897

Një editorial që ka 113 vjet që vazhdon të bëjë histori

Po,Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është - Yes, Virginia There is a Santa Claus !

Nga Francis P. Church,

Publikuar së pari në The New York Sun më 1897

Me dëshirë të plotë i përgjigjemi letrës së mëposhtëme, duke shprehur në të njëjtën kohë, kënaqësinë tonë më të lartë se autorja e këtyre rreshtave rradhitet në numrin e miqve të gazetës The Sun:

 

Letra

 

I dashur Botues  "”

 

Unë jam 8 vjeçe. Disa nga shokët e mi të vegjël më thonë se nuk ka Plak të Vitit të Ri. Babi më tha: "Nëse është tek gazeta The Sun, do të thotë se është." Të lutem më thuaj të vërtetën, a ekziston Plaku i Vitit të Ri ?

Virginia O'Hanlon

 

E dashur Virxhinia,

 

shokët e tu të vegjël e kanë gabim. Ata janë infektuar nga skepticizmi i erës së skepticizmit. Ata nuk besojnë përveçse kur shohin. Ata mendojnë se nuk mund të ekzistojë asgjë që nuk është e kuptueshme prej mendjeve të tyre të vogla. Të gjitha mendjet, Virxhinia, qofshin të njerëzve të rritur apo të fëmijëve, janë të vogla. Në këtë universin tonë të pakufishëm, njeriu me intelektin e tij është i vogël sa një milingonë, nëse do ta krahasonim me botën pa kufi që e rrethon atë, si një masë nga aftësia e inteligjencies e të kuptuarit të së vërtetës dhe dijeve.

 

Po, Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri ekziston. Ai ekziston aq sigurisht sa edhe dashuria, mirësia dhe përkushtimi që dihet se ekzistojnë, dhe ti e di se ato janë me bollëk duke i dhënë jetës suaj bukuri të plotë dhe gëzim. Helas! sa e zymtë dhe e mërzitëshme do të ishte bota nëse Plaku i Vitit të Ri nuk do të ishte! Pa Plakun e Vitit të Ri, bota do të ishte aq e zymtë dhe e trishtë sikur të mos ishte as Virxhinia. Atëhere nuk do të ekzistonte as besimi i pafajshëm fëmijënor, as poezia, as romanca që e lejon këtë ekzistencë. Ne nuk do ta njihnim as harenë dhe gëzimin, përveçse kur ta shihnim dhe preknim me shqisat tona. Drita e përjetëshme me të cilën fëmijëria e mbush botën do të ishte e fikur dhe e shuar.

 

Të mos besosh tek Plaku i Vitit të Ri do të ishte njëlloj sikur të mos i besoje magjisë së përrallave. Ti mund ta bindësh babin tënd gjatë gjithë periudhës së Krishtlindjeve të pajtojë në punë njerëz që të ruajnë nëpër oxhakë për të kapur një Plak të Vitit të Ri, por edhe nëse askush nuk sheh një Plak të Vitit të Ri, e çfarë provon kjo? Askush nuk e shikon Plakun e Vitit të Ri, por kjo nuk është një provë se Plaku i Vitit të Ri nuk është. Gjërat më reale në këtë botë janë ato të cilat as fëmijët dhe as njerëzit e rritur nuk mund t'i shohin.

 

A i keni parë ju ndonjëherë shtojzavallet e përrallave duke kërcyer mbi lëndinë? Natyrisht që jo, por kjo përsëri nuk është një provë se ato nuk janë. Askush nuk mund të çojë në mendje dhe të parafytyrojë të gjitha mrekullitë e kësaj bote që janë të padukshme dhe të pamundshme për t'u parë.

 

Ju e hapni rraketaken e foshnjës dhe shikoni çfarë e bën zhurmën përbrenda, por është një vel që mbulon botën e paparë të cilin as burri më i fuqishëm, madje as forca e bashkuar e të gjithë burrave më të fuqishëm që jetuan ndonjëherë nuk mund ta hapë atë.

 

Vetëm besimi, poezia, dashuria, romanca mund ta shtyjnë mënjanë atë perde dhe të shohin e ta pikturojnë bukurinë hyjnore dhe lavdinë përtej. Është e gjuha reale? Oh, Virginia, në gjithë këtë botë nuk ka asgjë tjetër më reale dhe më të vërtetë.

 

Nuk ka Plak Të Vitit të Ri ?! Jo faleminderit Zotit ! Ai jeton dhe do të jetojë përgjithënjë. Një mijë vjet përpara se tani, Virxhinia, dhe më tepër se 10 herë me nga 10000 (dhjetë mijë) vjet prej tani, ai do të vazhdojë të bëjë të lumtura zemrat e fëmijërisë.

 

 

Rreth asaj që e shkroi dhe atij që iu përgjigj letrës

 

Editoriali i Francis P. Church "Po, Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është " "Yes Virginia, There is a Santa Claus" u kthye në një sensacion të vërtetë, duke u bërë një ndër editorialet më të famshme të botuar ndonjëherë. Për herë të parë u botua tek The New York Sun në 1897, njëqind e dymbëdhjetë vite duke u botuar për çdo vit për një gjysmë shekulli deri më 1949, kur gazeta nuk u botua më.

 

Tridhjetë e gjashtë vjet pas botimit të letrës, vetë Virginia O'Hanlon do të kujtonte se çfarë e bëri atë që ta shkruante këtë letër:

 

"Shumë normalisht unë besoja tek Plaku i Vitit të Ri, sepse ai asnjëherë nuk më kishte zhgënjyer mua. Por kur fëmijë jo aq fatlumë si unë filluan të thoshin se nuk ekziston ndonjë Plak të Vitit të Ri, unë u mbusha me dyshime. Unë e pyeta tim atë, dhe ai ishte pak i mjegullt në këtë subjekt.

 

"Në familjen tonë e kishim për zakon, sa herë që kishim ndonjë dyshim, edhe kur ishte në pyetje se si shqiptohet një fjalë ose kishim ndonjë dyshim për ndonjë fakt historik, ne i drejtoheshim rubrikës Pyetje dhe Përgjigje tek gazeta The Sun. Andaj im atë gjithnjë na thoshte,  "˜Nëse ju e shihni atë tek The Sun, do me thënë se është,' dhe kjo e zgjidhte çështjen.

 

" "˜Mirë, do t'i shkruaj The Sun për të zbuluar si është e vërteta reale,' i thashë unë tim eti.

"Ai më tha, "˜Shumë mirë Virxhinia, ashtu bë. Dhe unë jam i bindur se The Sun do të të japë ty përgjigjen e duhur, ashtu si vepron zakonisht.' "

 Dhe kështu Virxhinia u ul dhe ia drejtoi letrën e saj gazetës së preferuar të prindërve.

 Letra e saj gjatë rrugëtimit ra në duart e veteranit editor, Francis P. Church (22 shkurt1839 11 prill 1906. I biri i një kleriku të lartë Baptist, Church kishte mbuluar për gazetën The New York Times rubrikën e Luftës Civile dhe kishte punuar për 20 vjet rresht tek The New York Sun, më së fundmi si një editor-shkrimtar anonim. Church, një njeri sardonik, me një ironi therëse, e kishte moto të tij personale, "Përpjekja për të qartësuar mendjen tënde nga e pamundura." Kur subjekte kontraverse botoheshin në faqet e gazetës, veçanërisht kur kishin të bënin me teologjinë, përgjigjet jepeshin nga Church.

Në rastin tonë, ai mori në duart e tij letrën e vajzës së vogël 8 vjeçare e cila kishte të bënte me një çështje thellësisht kontraverse, dhe ai u mbush me përgjegjësi për t'i kthyer përgjigje.

"A ekziston Plaku i Vitit të Ri ?" një zhgarravinë fëmijënore pyet në një letër. Menjëherë,  Church e diti se nuk kishte asnjë rrugëdalje për t"˜iu shmangur kësaj pyetjeje. Ai duhej të përgjigjej, dhe duhej të jepte një përgjigje të besueshme për fëmijën. Dhe kështu bëri. U ul në tavolinën e tij të punës dhe filloi të jepte përgjigjen, e cila do të bëhej njëri prej editorialëve më të paharrueshëm në historinë e gazetarisë.

Pak pas botimit të editorialit, Church u martua, por vdiq shpejt, në prillin e 1906, duke mos lënë pas fëmijë.

 Virginia O'Hanlon mbaroi Hunter College duke u diplomuar në Arte (Bachelor of Arts) në moshën 21 vjeç. Në vitet e mëpastajme ajo mori një Master në Universitetin Columbia, dhe më 1912 filloi të jepte mësim në një shkollë të New York City. Më vonë u bë drejtuese. Pas 47 vjet pune, ajo doli në pension. Përgjatë gjithë jetës ajo pati një korrespondencë të pafund në lidhje me letrën e saj për Plakun e Vitit të Ri, dhe çdo përgjigjeje që shkruante ajo i bashkangjiste kopjen e editorialit të Church.Virginia O'Hanlon Douglas vdiq më 13 maj të vitit 1971, në moshën 81 vjeçare, në një klinikë në Valatie, N.Y./  Elida Buçpapaj

 




  Plaku i Vitit të Ri nuk na harron kurrë


 Në foto: Virxhinia e vogël, editori Francis P. Church dhe faksimile e gazetës The Sun ku u botua editoriali


E shqipëroi: Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KU JANË PROVAT?Nga DENIS MACSHANE, IndependentDenis MacShane është deputet britanik dhe ish- ministër për Europën. Ai ka qenë delegat i Britanisë së Madhe në Këshillin e Europës në vitet 2004-201 (12.24.2010)
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMBNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.23.2010)
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.21.2010)
LE TA DIJË EVROPA MBARË - TASH E MBAS S'JEMI SHQIPTARË!Kështu këndon gjeli maje koshit, një këgë të re të Halil MatoshitNga MARK KRASNIQI (12.20.2010)
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.20.2010)
KRAHU IM SULMUES DIPLOMATIKNga DAVID H. PETRAEUS, Washington Post (12.19.2010)
JU THEM SE KU KA GABUAR SPANJANga JOSE MARIA AZNAR, Wall Street Journal (12.19.2010)
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.17.2010)
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.17.2010)
HOLLBRUK - NJË DEMOKRAT KENEDIANNga FOUJAD AJAMI, Wall Street Journal (12.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]