VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Hënë, 12.27.2010, 08:37am (GMT1)

Jam në faqen 288 të librit "Gjahu - unë dhe kriminelët e luftës" të autores Carla del Ponte, shkruar me bashkëpunimin e Chuck Sudetic, dhe lexoj fjalë për fjalë: "Më 5 mars 1998, forcat e sigurisë serbe sulmonin rezidencën e liderit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Beteja vazhdonte për rreth tridhjetë e gjashtë orë. Raportoheshin tetëdhjetë e tre të vdekur në mesin e shqiptarëve, midis të cilëve të paktën njëzet e katër gra dhe fëmijë. Adem Jashari dhe të gjithë anëtarët e familjes së tij, përveç një vajze njëmbëdhjetë vjeçe, ishin në mesin e të vdekurve. Një grua shtatzënë ishte vrarë me armë zjarri në fytyrë."

Në italisht, gjuhën origjinale në të cilën është shkruar libri, "residenza" ka kuptimet e "banesës, vendbanimit"; "ndejës, selisë". Vendi ku u zhvillua beteja, tashmë në histori, në fakt është shtëpia e Jasharajve. Adem Jashari, themeluesi dhe kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte dënuar nga Millosheviçi si kriminel lufte qysh në korrikun e vitit 1997, në një gjyq në mungesë, për "akte terroriste". Ky gjyq pati edhe jehonë ndërkombëtare dhe qe dënuar nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Beteja 5-7 Marsit 1998 ishte rrethimi i tretë i shtëpisë së Jasharajve. Në rrethim morën pjesë një numër i madh i forcave të sigurisë serbe të pajisur me tanke dhe të mbështetur me artileri. Amnesty International, në një raport të posaçëm, deklaronte se sulmi kishte për qëllim të mos linte askënd të gjallë. Disa nga të vdekurit ishin shkrumbuar aq keq sa nuk mund të njiheshin.

Rrethimi i tretë i shtëpisë së Jasharajve u bë në mënyrë sa të bujshme edhe triumfaliste nga ana e Serbisë. Jam nga ata që mbajnë mend se gjatë 5, 6 dhe 7 marsit 1998 mediat botërore kanë dhënë papushim lajme për betejën, pra për rrethimin e tretë të shtëpisë së Jasharajve. Burimet ishin të gjitha të Serbisë, por përmasat e shqetësimit për çfarë po ngjiste ishin të hapësirës botërore. Beogradi atëbotë lajmëronte me triumf dhe mburrje se tashmë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe "terrorizmi shqiptar" i kryesuar prej "kryeterroristit" ishin shuar përfundimisht. E vërteta ishte atëherë, është sot e tillë dhe do të jetë përgjithmonë e tillë se në shtëpinë e Jasharajve përballeshin vendosmëria shqiptare për liri deri në vetëflijim të plotë dhe egërsia e terrorizmit shtetëror të Serbisë, autorit të Kroacisë dhe Bosnjës, natyrisht me dritën jeshile të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo vlen posaçërisht për shtëpinë e Jasharajve, ngaqë rrethimi i parë serb kishte ndodhur në qershor, rrethimi i dytë në dhjetor, çka do të thotë se koha e reagimit të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht Evropës, në këtë hark kohor më së gjeri nëntë muaj dhe më së ngushti tre muaj ishte i bollshëm.

Nga ajo betejë e 5-7 marsit 1998 nuk është e mbijetuar vetëm ajo vajzë njëmbëdhjetëvjeçare apo pjesëtarët e tjerë të familjes jo të pranishëm në atë shtëpi gjatë betejës, në fakt e mbijetuar është krejt Kosova, të mbijetuar jemi të gjithë ne shqiptarët, përfshirë mua, autorin e këtyre radhëve. Sepse terrorizmi shtetëror i Serbisë synonte shfarosjen e Kosovës dhe të hapësirës shqiptare. Dihet se bombardimet e Serbisë dhe minimet e saj u shtrinë edhe brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe i patën viktimat shqiptare edhe në shtetin amë. Elaborati famëkeq i Sheshelit, hartuar dhe miratuar në kohën kur ishte zëvendëskryeministër i Serbisë, i përmendur nga të gjithë autorët e librave, studimeve, shkrimeve për luftën e Kosovës parashikonte imtësisht gjithçka ndodhi ato vite dhe gjithçka të planifikuar të ndodhte nëse nuk kundërvepronte NATO me në krye SHBA.

Tragjedia e Jasharajve ndodhi edhe ngaqë nuk funksionoi ndërgjegja e Evropës së asaj kohe. Pas kaq vitesh, pas reflektimit ndaj këtij fakti, do të kishte qenë në nderin e Evropës që të kishte pasë ngritur një instancë të saj të posaçme për të ndriçuar fatin dhe rrethanat e tragjedisë së Jasharajve, fatin e rrethanat e grave dhe fëmijëve të vrarë mes datave 5 dhe 7 mars 1998 me urdhër të Beogradit. Është e pamundur të mos jenë të dokumentuar në urdhërin e ditës të asaj kohe se kush ishte urdhërdhënësi, kush ishin urdhërpërcjellësit dhe kush ishin urdhërzbatuesit. Është e pamundur të mos jenë të dokumentuar edhe pjesëmarrësit në rrethim, dhe që të mbijetuarit nga radhët e këtyre pjesëmarrësve të mos e kenë një status të caktuar politik, ekonomik, moral dhe psikologjik, çka do t'ua mundësonte të dëshmonin para instancave të Evropës si ishte fundi tragjik i grave dhe fëmijëve të familjes së Jasharajve.

E përsërita se Adem Jashari, shtëpia e tij, familja e tij janë të pranishëm në të gjithë librat, në të gjitha shkrimet, në të gjithë dokumentarët për Kosovën. Dhe beteja e atyre ditëve ka hyrë në histori si epopeja e Jasharajve, ndërsa shtëpia e Jasharajve është ngritur në lartësinë e Kullës së Jasharajve, edhe në përngjasim me Kullën e Oso Kukës dhe jehona të tjera të hitorisë së qendresës kombëtare shqiptare. Kulla në përfytyrimin kolektiv të shqiptarëve mbart edhe simbolikën e kështjellës apo të kalasë. Nga struktura ajo ishte vetëm një shtëpi e një familjeje të madhe, por nga përmasat e përballjes me makinerinë millosheviçiane, një ndër më të kushtueshmet dhe më të sofistikuarat e kohës, madje më të përbindshmes së kohës, ajo ka përmasat e cilësdo kështjellë, edhe nga më legjendaret e aq të pamunguara në historinë tonë. Prandaj shtëpia e Jasharajve nuk mund të shkëmbehet as nuk mund të shpërfytyrohet nga çfarëdo përpjekje e kujtdo për ta shfuqizuar si simbol të luftës së Kosovës.

Kjo që tani përshkruhet si "Shtëpia e Verdhë" dhe shkruhet me shkronja të mëdha nistore e futet në thonjëza, del për herë të parë në librin e Del Pontes në faqen 290: "una casa gialla" (një shtëpi e verdhë) nja njëzet kilometra në jug të Burrelit. Periudha e zhvillimit të ngjarjeve është midis verës së vitit 1999 dhe vitit 2007, vitit përmbyllës të detyrës së saj në Hagë, e gjitha në periudhën e UNMIK-ut dhe KFOR-it. Kjo temë në libër vazhdon deri në krye të faqes 299. Dhe duke e rilexuar, mjerisht, konstatoj se raporti aktual i paraqitur në Këshillin e Evropës, së paku aq sa kemi parë të publikuar në media, nuk del nga kuadri i këtyre faqeve. Ndonëse në pranverë bëhen tri vjet nga botimi i librit, ndonëse Këshilli i Evropës ka shpenzuar kushedi sa kohë dhe sa mjete për të ardhur deri tek ky raport.

(Botuar në Bota Sot më 21 dhjetor 2010)

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.