E Martë, 03.19.2024, 07:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 12.28.2010, 07:51am (GMT+1)

Janë dashur vetëm dy javë që Dick Marty të jetë kthyer në një personazh të neveritshëm për shqiptarët, në shtetet e tyre në Ballkan si dhe në diasporën shqiptare në Zvicër, Europë dhe Amerikë. Çështja Dick Marty ka shërbyer si emërues i përbashkët  dhe unifikues për shqiptarët. Pozita dhe opozita në Shqipëri pas një ngërçi të zgjatur politik gjetën konsensus vetëm e vetëm për të hedhur Knockdown Dick Marty-in, çka nuk është asfare e vështirë, pasi Dick Marty është duke ndërtuar kështjella me rrena. Ata që e njohin Dick Marty-in thonë se është një person i prirur pas sensacioneve, por jo, këtu nuk bëhet fjalë për sensacione, por për një gjueti shtrigash kundër Kosovës në veçanti dhe kundër shqiptarëve si komb në përgjithësi. 

Ka mjaftuar që Dick Marty të nisë këtë fushatë antishqiptare dhe ai është shndërruar në personazhin më interesant, në personazhin yll për mediat e Serbisë, të cilat nuk lënë rast pa e cituar e Dick Marty nuk le rast pa dhënë për to deklarata. Dick Marty do të duhej të ishte në kontakt të përhershëm me mediat shqiptare pas skandalit të tij përderisa ai llap për shqiptarët. Nëse shtiret se është i frikësuar prej shqiptarëve, duke pasur parasysh se si i ka portretizuar ata, le të zgjedhë një përfaqësues të tij për të komunikuar me shtypin shqiptar, të cilit i ikën si burracak. Pra është e qartë se Dick Marty i ikën ballafaqimit me faktet, me pyetjet e gazetarëve, me të vërtetat. Ndërsa me shtypin e mediat e Serbisë është bilbil, me shtypin e mediat shqiptare është shurdh-memec. Ndërsa i akuzon dhe i demonizon shqiptarët, me serbët është miklues dhe servil. Bën bla-bla-bla në shtypin serb kundër shqiptarëve, por asnjëherë nuk guxon të denoncojë krimet e Milosheviçit në Kosovë, asnjëherë nuk guxon t'i ftojë autoritetet serbe që t'ia tregojnë gjurmët e krimeve serbe ndaj viktimave të pafajshme shqiptare, të cilat gjenden nga rrethinat e Beogradit deri në Danub. Por Dick Marty nuk është i interesuar për të vërtetat, atij i mjafton veç t'i akuzojë shqiptarët.

Dje kam ndjekur me shumë vemendje një intervistë të nefrologut shumë të njohur shqiptar, Prof. Dr. Nestor Tereska për ABC News, i cili i hodhi poshtë si terësisht të paqena pretendimet e Dick Marty-it, pasi sipas Profesor Tereskës, transplantimi i veshkave kërkon një asistencë profesionale dhe kushte shumë speciale, duke nënvizuar faktin se në Shqipëri transplanti i parë i veshkave është bërë në vitin 2009, pas një pune paraprake pesëvjeçare me një ekip shumë të specializuar dhe asistencë nga mjekët italianë, pra dhjetë vjet më vonë në distancë nga koha për të cilën flet raporti fantazmagorik i Dick Marty-it.

 

Burimet mediatike serbe B92, Beta, Tanjug, Večernje Novosti kanë botuar sot një breshëri me deklarata të Dick Marty-it, ku midis të cilave i përgjigjet Thaçit se imuniteti e bën të jetë i paprekur nga drejtësia. Këtu gabohet Dick Marty, sepse imuniteti i tij nuk është i përjetshëm. Por ajo që më bëri përshtypje në deklaratat e tij është pjesa kur flet për dëshmitarët, pra për faktet. Ja se çfarë thotë Dick Marty për sa i përket akuzave që ka ngritur: « Problemi është se dëshmitarët tanë nuk janë të mbrojtur, diçka që fatkeqësisht nuk e patëm parashikuar, një pjesë janë të vrarë dhe një pjesë nuk pranon të tregojë », thotë Dick Marty.

Pra siç shihet qartë Dick Marty s'ka dëshmitarë, dhe pikë. Dick Marty Marty rren për pallavrat që thotë, sepse nëse do të kishte dëshmitarë, këta do t'i merrte në mbrojtje Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, pasi është kompetencë e saj, por dëshmitarët do t'i merrte në mbrojtje vetë Beogradi, pasi bëhej fjalë jo vetëm për qytetarë serbë por edhe për një çështje që do të shërbente për t'i damkosur shqiptarët, duke mos harruar se Milosheviçi e ka quajtur UÇK-në organizatë terroriste. E vetmja përputhje e  plotë është ajo midis cilësimit që ia bënte UÇK-së Milosheviçi me gjepurat e raportit të Dick Marty-t. Dhe vetëm kjo përputhje tregon se raporti i Dick Marty-it është nxjerrë nga arkivat e Milosheviçit, shteti i të cilit kreu genocid dhe spastrim etnik në Kosovë. Dhe ndërsa për raportin e tij Dick Marty nuk gjen dot dëshmitarë, për krimet që ka kryer makineria krimale milosheviçiane në Kosovë Dick Marty ka  dëshmitarë viktimat në varrezat masive nga Kosova deri në Serbi, ka dëshmitarë 1800 viktima të zhdukura, por ka një dëshmitar të gjallë, që është populli i Kosovës, i cili i ka provuar në kurrizin e tij llojet më brutale të shkeljeve të drejtave të njeriut, ndaj të cilave Shën Dick Marty bën të verbërin. De facto Dick Marty nuk është i verbër, ai i ka sytë në ballë, por nuk do të shohë të vërtetën, dhe andaj nga shënjtor çka pretendon të jetë, në fakt është një djall.

(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 24 Dhjetor 2010)

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACINga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.27.2010)
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.27.2010)
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.27.2010)
NË VITIN E RI - INTERESAT KOMBËTARE MBI TË GJITHANga FRANK SHKRELI (12.26.2010)
Editoriali më i famshëm në botëPo Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është ! Nga Francis P.Church, botuar së pari më 1897 në The New York Sun (12.25.2010)
KU JANË PROVAT?Nga DENIS MACSHANE, IndependentDenis MacShane është deputet britanik dhe ish- ministër për Europën. Ai ka qenë delegat i Britanisë së Madhe në Këshillin e Europës në vitet 2004-201 (12.24.2010)
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMBNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.23.2010)
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.21.2010)
LE TA DIJË EVROPA MBARË - TASH E MBAS S'JEMI SHQIPTARË!Kështu këndon gjeli maje koshit, një këgë të re të Halil MatoshitNga MARK KRASNIQI (12.20.2010)
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]