VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAVNGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 05:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 12.31.2010, 10:19am (GMT+1)


Ndërsa pritet certifikimi i zgjedhjeve të përgjithshme për Parlamentin e ri të Kosovës, i cili do të vijë pas rezultateve të 9 janarit prej rivotimit në Drenas, Skënderaj dhe Deçan, nga ku nuk priten ndryshime thelbësore, mund të themi me plot gojë se fenomeni i këtyre zgjedhjeve ishte Vetëvendosja si parti dhe Ukë Rugova si individ. Duke patur parasysh se Vetëvendosja ka vite që operon në Kosovë si Lëvizje Qytetare, atëhere sipas një analize të thjeshtë del se fenomeni i këtyre zgjedhjeve është Ukë Rugova.

Duke u nisur nga rezultatet paraprake që i kemi tashmë në duar, del se nga 712 mijë votues me votë të vlefshme, rreth 238 mijë ose 33.5 % votuan për PDK-në, rreth 168 mijë ose 23.6 % për LDK-në, rreth 86 mijë ose 12.2 % për Vetëvendosjen, rreth 77 mijë ose 10.8% për AAK-në, rreth 51 mijë ose 7.1 % për AKR-në, rreth 23 mijë ose 3.3 % për LDD-në, rreth 15 mijë ose 2.2 % për FER.  

Përballë këtyre formacioneve partiake qëndron Ukë Rugova, i cili në zgjedhjet e 12 dhjetorit  fitoi 40 mijë vota ose 5.6 % të votave të përgjithëshme. Si individ Ukë Rugova fitoi  sa 1/6 e të gjitha votave të PDK-së, sa 1/4 e të gjitha votave të LDK-së, sa gati 1/2 e votave të Vetëvendosjes, sa më tepër se 1/2 e votave të AAK-së; Ukë Rugova fitoi 10 mijë vota më pak se i gjithë koalicioni i AKR-së dhe rreth 2 mijë vota më tepër se FER-i dhe LDD-ja së bashku. Faktet përmes statistikave janë tepër kokëforta, të cilat duhet të analizohen shumë seriozisht.

Ukë Rugova ishte fenomeni i këtyre zgjedhjeve i cili arriti rezultatin në një kohë rekord, duke qenë pothuaj i vetëm, pa PR, pa shtab zgjedhor, pa financa, pa fanfara, pa emra të fuqishëm që të bënin me të fushatë, siç pati përshembull Vetëvendosja Ambasadorin Walker.

Futja e Ukë Rugovës në fushatën zgjedhore përkrah AAK-së ishte e minutave të fundit te respektimit të afateve që kishte vendosur KQZ për dorëzimin e listave të deputetëve,  dhe për këtë nder duhet vlerësuar Ramush Haradinaj, i cili e vendosi Ukën të dytin në listën e deputetëve, direkt pas emrit të tij. Ukë Rugova nuk pati kohë që të krijojë formacion politik, pasi u mashtrua dhe u pre në besë nga Isa Mustafa, i cili sapo kapi kreun e LDK-së me votot e simpatizantëve të Ukë Rugovës, ia përplasi Ukës derën për fytyrë dhe vazhdoi kursin e klikës të Fatmir Sejdiut, për ta rrënuar LDK-në.

Futja e Ukë Rugovës në politikë në krah të LDK-së, për ringjalljen e frymës rugoviste në LDK dhe rihapjen e saj, do të ishte si Leva e Arkimedit për një parti e cila pas vdekjes së Rugovës drejtohet në mënyrë klanore dhe jugosllave. Por në vend që ta mirëprisnin Ukën,  klani titist filloi kundër një 30 vjeçari një fushatë shtrigash duke ia përplasur derën në fytyrë e duke synuar që ta linin jashtë konkurimit, pasi Lista Ibrahim Rugova deri në minutën e fundit, kur i përjashtoi përfundimisht Isa Mustafa, synonin të ishin pjesë e LDK-së.

Tani statistikat dhe rezultatet flasin vetë. Ukë Rugova  në zgjedhjet e 12 dhjetorit, ka fituar 1/3 e të gjitha votave të LDK-së në zgjedhjet e 2007, dhe 1/4 e të gjitha votave të LDK-së që dolën nga zgjedhjet e 2010. Mos harroni se LDK-ja hyri në këto zgjedhje me pushtet dhe financa, si partia që ka qeverisur gati 10 vjet Kosovën, ndërsa Ukë Rugova hyri i vetëm, duke pasur me vete simpatizantë dhe votues.  Nga këto zgjedhje Ukë Rugova doli me faqe të bardhë, ndërsa ata që e lanë jashtë dolën me faqe të zezë.

Duke bërë disa llogaritje të vogla, del se, nëse Ukë Rugova do të kishte garuar bashkë në LDK, kjo parti do të kishte dalë forca kryesore në zgjedhjet e 12 Dhjetorit, duke pasur parasysh rezultatet që priten të dalin pas rivotimit më 9 janar në Drenas, Skënderaj dhe Deçan.

Ata që e lanë Ukën jashtë dhe e çuan LDK-në në humbje duhet të japin llogari, ashtu siç ndodh në çdo parti të tipit perëndimor, ku fituesit shpërblehen dhe humbësit dorëzojnë çelësat. Nëse LDK-ja nuk reagon në mënyrë demokratike, nëse nuk shkundet dhe reformohet si duhet, një gjë është e sigurt, se dalja në opozitë do ta nxjerrë përfundimisht nga orbita.

Ndërsa afirmimi i Ukë Rugovës në skenën politikë të Kosovës, është shprehje e vullnetit të elektorarti për figura dhe emra të rinj, lodhur tashmë nga emra të konsumuar deri në shterje.

Afirmimi i Ukë Rugovës në këto zgjedhje ishte shprehja e besimit të elektoratit tek ai si vijues i rugovizmit. Elektorati e besoi Ukë Rugovën  pa çarë kry për fushatën kundër tij që udhëhoqi  LDK-ja. Duke iu referuar statistikave, të cilat flasin vetë, del se Ukë Rugova ka qenë njëri ndër politikanët më të votuar në Kosovë nga sovrani. Ukë Rugova ka mundësi që të tërheqë elektorat pa fund, nëse do të justifikojë besimin e popullit dhe kjo tashmë është detyrë e tij.

(Ky opinion u botua më 27 Dhjetor tek Bota Sot)

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (4)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MESAZHI I VITIT TË RI PËR AUTOKRATËTNga CARL GRESHMAN, Washington Post (12.30.2010)
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGUNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.28.2010)
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACINga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.27.2010)
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.27.2010)
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.27.2010)
NË VITIN E RI - INTERESAT KOMBËTARE MBI TË GJITHANga FRANK SHKRELI (12.26.2010)
Editoriali më i famshëm në botëPo Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është ! Nga Francis P.Church, botuar së pari më 1897 në The New York Sun (12.25.2010)
KU JANË PROVAT?Nga DENIS MACSHANE, IndependentDenis MacShane është deputet britanik dhe ish- ministër për Europën. Ai ka qenë delegat i Britanisë së Madhe në Këshillin e Europës në vitet 2004-201 (12.24.2010)
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMBNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.23.2010)
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]