VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Reagim ndaj "Le Matin" BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Mërkurë, 01.05.2011, 09:58am (GMT1) Hashim Thaçi ka lidhje të ngushta me Zvicrën, pasi këtu ka kaluar 8 vjet të rëndësishme të jetës së tij, ashtu edhe Ramush Haradinaj si dhe një pjesë e mirë e klasës politike në Kosovë, të cilët pak a shumë janë një "produkt" "made in Switzerland". Kështu nëse dikush, aq më keq, nëse ky dikush është zviceran akuzon apo fyen Thaçin apo Haradinajn, këto akuza apo fyerje bien mbi vetë Zvicrën. Sipas asaj proverbës aq ekspresive shqiptare se nëse ngre kokën e pështyn tavanin, pështyma të bie në fytyrën tënde. Siç dihet, prej 14 dhjetorit zvicerani Dick Marty, si parlamentar i Këshillit të Europës, del me një raport shumë flagrant dhe provokativ, pa fakte dhe pa dëshmi, të cilin e boton pikërisht kur në Kosovë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, në të cilin e akuzon kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi si mafioz dhe trafikant organesh. Në fund të dhjetorit kryeministri i Kosovës dha një intervistë në gazetën e njohur zvicerane Tages-Anzeiger, ku e krahason raportin e Dick Marty-it me atë të Gebelsit. Hashim Thaçi nuk thotë se Dick Marty është sozi, kopje apo inkarnim i Gebelsit, por bën vetëm një krahasim, që është shumë më pak nga akuzat që Dick Marty i ka adresuar ndaj premierit të Kosovës. Deklarata e Thaçit pati një efekt të menjëhershëm, mediat zvicerane i bënë publicitet, ndërkohë që shkaktoi edhe një reaksion, i reflektuar tek gazeta e pjesës frankofone Le Matin, e cila botonte një reagim me titull "Thaçi zemëron zviceranët", ku intervistohen disa parlamentarë zviceranë, jepet qëndrimi i Departamentit Zviceran të Punëve të jashtëme si dhe i një avokati zviceran. Sipas "Le Matin" disa politikanë të Zvicrës e konsiderojnë të papranueshëm krahasimin që bën Thaçi me Gebelsin, ndërkohë që "Le Matin" citon avokatin zviceran nga Valisi që bashkëpunon me sitin shqiptar Albinfo.ch, i cili pyet me të drejtë nëse Dick Marty me akuzat e tij e tejkalon mandatin që i ka ngarkuar Këshilli i Europës, ndërkohë që shton se "Kritikat e kësaj natyre meritojnë një hetim penal." Që do të thotë se përpara duhet një vendim gjykate pas një hetimi dhe jo e kundërta. Reagimet e disa politikanëve që ka sjellë "Le Matin" janë më së shumti emocionale. «Nuk i ndaj të gjitha qëndrimet e tij mbi Kosovën, por Dick Marty është një koleg të cilin e vlerësoj shumë thotë", thotë shefi i të gjelbërve Ueli Leuenberger. Edhe Yvan Perrin (UDC/NE) irritohet nga krahasimi, ashtu si e sheh krahasimin të papranueshëm dhe plagosës edhe Christian Lüscher. Ndërsa Maria Roth-Bernasconi (PS/GE) shton se megjithë vuajtjet e popullit kosovar nga pushtuesi serb, krahasimi i Hashim Thaçit errëson «marrëdhëniet e mira » midis dy vendeve. Politikanët zviceranë mund të ndihen të irrituar nga krahasimi që bën Hashim Thaçi, por si do të ndiheshin ata nëse do të ishin të akuzuar spekulativisht si trafikantë organesh, kjo është puna. Dhe problemi është se krahasimin që ka bërë kryeministri i Kosovës, nuk është një qëndrim i tij personal, por këtë qendrim e ndajnë të gjithë shqiptarët që jetojnë në gjashtë shtete në Ballkan, përfshi edhe gjysmë milioni që jetojnë në Zvicër. Hashim Thaçi nuk krahason Zvicrën, Hashim Thaçi nuk bën krahasime me Zvicrën, të cilën e vlerëson jashtëzakonisht si për rolin që ka luajtur në sendërtimin e pavarësisë së Kosovës, ashtu edhe duke u kthyer si Atdhe i dytë për të paktën 200 mijë shqiptarë të Kosovës, çka u dëshmua edhe me çmimin "Diaspora" që do t'i jepej zonjës së nderuar Michlin Calmy-Rei, të cilën shqiptarët e duan shumë. Dhe nëse flasim për fyreje dhe zemërim, ishte Hashim Thaçi që u zemërua dhe u fye nga Dick Marty, me një raport të papërgjegjshëm dhe aspak serioz, ku mungojnë plotësisht provat dhe faktet. Krahasimi i Hashim Thaçit bërë tek Tages Anzeiger është një reagim emocional ndaj akuzës pa themel nga Dick Marty ose është një reagim i përpjestuar ndaj fyrjeve që ndaj tij adresoi Dick Marty, i cili nuk është as hetues, as gjykatës dhe as prokuror, pra nuk ka asfare kompetenca. Reagimi i Hashim Thaçit ndaj Dick Marty-it është i njëjtë me reagimet që kanë ardhur nga politika shqiptare. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e krahason Dick Marty-in me një "avokat të papërmbajtshëm të krimeve serbe kundër shqiptarëve". Edi Rama, shefi i opozitës në Shqipëri e ka cilësuar raportin e Dick Marty-it si "një shpifje dhe fyerje ndaj shqiptarëve për luftën e Kosovës", duke shtuar se "përfaqësuesit e PS-së do të janë bashkë me ata të PD-së për të rrëzuar raportin e Marty-it në Këshillin e Europës ", në janar. Presidenti i Kosovës Jakup Krasniqi e ka konsideruar racist raportin e Dick Marty-it. Ali Ahmeti thotë se "Dick Marty është manipuluar pasi barazon viktimat me përdhunuesit." Dhe kështu mendojnë edhe miliona shqiptarë.A mos ka ndërmend "Le Matin" tani të marrë reagimet e politikanëve zviceranë ndaj deklaratave të Sali Berishës, Edi Ramës, Jakup Krasniqit e me rradhë. Më duket absurditet, sepse Sali Berisha, Ed Rama, Jakup Krasniqi e të tjerë e respektojnë Zvicrën dhe duan të kenë marrëdhënie të shkëlqyeshme, paçka se ata ndajnë qëndrim të njëjtë me Hashim Thaçin, ndaj Dick Marty-it, i cili po ashtu e respekton dhe vlerëson shtetin helvetik. E gjithë kjo "stuhi në gotë" mendoj se në fund të fundit nuk është aspak produktive, duke u nisur nga energjitë që ka shpenzuar Zvicra në të mirë të Kosovës, por edhe nga energjitë që i duhen Kosovës dhe politikanëve të saj për të bërë shtetin e ri, i cili ka nevojë për mbështetjen e Zvicrës dhe të gjithë Perëndimit.
( Ky opinion u botua tek Bota sot më 3Janar)NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT NGA Elida BUÇPAPAJ PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV NGA ELIDA BUÇPAPAJ 40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV NGA ELIDA BUÇPAPAJ SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Elida BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |