E Premte, 12.06.2019, 09:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BULLGARI: KUVENDI POPULLOR MIRATOI DEKLARATËN PËR TËRHEQJEN E AMBASADORËVE ME DOSJE NË ISH SIGURIMIN E SHTETIT - ISH DERZHAVNA SIGURNOST

Nga BEQIR SINA, New York


E Premte, 01.14.2011, 02:44pm (GMT+1)

Këtu fillon dhe ajo që quhet epoka " Leksione demokracie"

BENSONHURST- BROOKLYN NY : Në Bullgari dje

Kuvendi Popullor miratoi një deklaratë ku insistoi që diplomatët të cilët i shërbyen ish Sigurimit shtetëror (ish Darzhavna Sigurnost - Sigurimi i Shtetit) të tërhiqen. Dhe, madje të tërhiqen nga çdo funksion shtetror e publik. Dokumenti u mbështet nga 152 deputetë, 33 ishin kundër. "Pro" ishin deputetët nga partitë GERB, "Sulm", Koalicioni blu dhe Lëvizja për të drejtat dhe liritë. Koalicioni për Bullgarinë dhe një deputet i pavarur votuan kundër.

Në deklaratë presidentit, qeverisë dhe Ministrisë së punëve të jashtme u kërkuan të ndërmarrin veprime për tërheqjen e menjëhershme pas këti vendimi të gjithë ambasadorëve dhe konsujve, për të cilët Komisioni i dosjeve më 14 dhjetor zbuloi se i kanë shërbyer ish Sigurimit shtetëror.

Sipas aplikuesve të deklaratës nga partia GERB fakti, se pothuajse gjysma e ambasadorëve të sotëm janë të lidhur me shërbimet e fshehta nga periudha totalitare, bllokon punën e shërbimeve diplomatike. Në emër të Lëvizës për të drejtat dhe liritë Junall Ljutfi deklaroi, se mbi këto diplomatë u vendos hija e mosbesimit dhe ata vështirë mund të vazhdojnë të kryen detyrat e tyre.

Ndërkohë Lideri i Koalicionit për Bullgarinë Sergej Stanishev, parti që mbron interesat e ish politikanëve bullgar të kohës së komunizmit, tha, se partia e tij voton kundër deklaratës, sepse ajo kundërshton ligjet dhe zbaton masa të ashpra të Lustracionit.

Këtu fillon dhe ajo që quhet epoka " Leksione demokracie"

Vetëm kështu mund t'a quash shëmbullin e fundit bullgar, vend anëtar i Natos, dhe BE, i cili, tashmë edhe me ligj ka vendosur të "fshijë" nga jeta publike të gjithë personat, publik, gazetarë, politikanë, deputetet dhe diplomatët, që në vend t'i shërbenin postit të tyre, gjatë Luftës së Ftohtë, u zbuluan se u shërbyen agjenturave të Sigurimit të Shtetit- Darzhavna Sigurnost(DS). Dhe morën në "qafë" me mijra bullgar të pafajshëm, duke i spiunuar dhe dënuar me burg ose interrnuar. Akuzat janë aq të forta sa që ndonjë ambasador bullgar, akuzohet deri atje se ka dorë edhe në vrasjet jashtë shtetit, siç është rasti i ish ambasadorit bullgar në Tailand me një bullgar të zhdukur atje.

Mirëpo, për Shqiptarët, që vujatën më shumë se çdo popull tjetër nën regjimin komunistë, si në Shqipëri dhe nën -sih Jugosllavinë që nuk ekziston më, e para gjë që mund të na shkojë në mendje, kur dëgjojmë lajme të tilla, dhe për të parë nivelin e demokracisë, deri edhe në një shtet kaq të ri si Kosova, apo edhe tek Shqipëria, që ka 20 vjetë demokraci, dhe, 100 vjet shtet i pavarur e sovran, apo Maqedonia, "fragile", me 35 përqind shqiptarë, pra afro gjysma e saj, dhe të tjera vise shqiptare, është se nuk është aspak i njëjtë me atë që mund të ketë një vend perëndimor me demokraci të konsoliduar. Dhe kjo as që mund të mendohet.... Por, të paktën sa Bullgaria, Rumania e ndonjë tjetër duhet të jetë se nuk janë pak 20 vjetë demokraci, dhe, 100 vjet shtet i pavarur e sovran.

Por, edhe më e keqja është se Shqipëria, as që po u afrohet me politikën e ish atyre që i shërbyen komunizmit ose bijëve të tyre demokracive të vërteta europiane. Kjo, për sa i përket qëndrimeve që janë mbajtur, deri tani për ata që i shërbyen deri dje me zell komunizmit dhe shërbimeve sekrete të Sigurimit të Shtetit. Pra fatkeqësisht edhe pas 20 vjet demokraci Shqipëria, as që ka të krahasuar me shtetet të tjera ish- komuniste, si; Polonia, Hungaria, Bullgaria, Rumania, vendet Balltike, Kroacia dhe Sllovenia e të tjera.

Kjo, sepse për zhvillimin dhe konsolidimin e parimeve demokratike në një shoqëri në rradhë të parë dihet se nevojiten morali, tradita, dëshira dhe vullneti i hekurt për të bërë të mundur një demokraci të tipit perendimor. Dhe në fakt një vend si Kosova dhe Shqipëria, do të duhet të kalojnë nëpër etapa të tilla sprove të institucioneve dhe shoqërisë, për të parë më pas rezultatin e përpjekjeve të tyre.

Por, keni parasyshë se sa u kundërshtua dhe nga kush u kundërshtua, aq me forcë Ligji i Lustrimit në Shqipëri, për të mësuar sesa thell i ka rënjët edhe në politikë, ish- Sigurimi i Shtetit, në Shqipëri. Ose tek më e fundit ish- kontigjenti i tyre edhe sot bënë thirrje për ta' marrë pushtetin me forcë madje duke përdorur edhe dhunën. Dje gazeta TemA bënte thirrje për marrjen me forcë të një ministrie dhe nxjerrjen jashtë saj ministrin dhe zv/kryeministrin e Shqipërisë. Për të krijuar një precident tjetër si ai 97-'tës, ose të bëjnë Shqipërinë si Tunizinë.....

Në këtë kontekst, një gjë që të bën përshtypje, dhe është për të ardhur keq se në Kosovë e Shqipëri, ka me dhjetra diplomatë të tillë(që janë edha sot në ambasadat tona nëpër botë), gazetarë e analista (në televizonet dhe gazetat kryesore) , politikan (në krye të disa partive të majta) dhe deputet( të disa partive të majta) që dihet fare hapur edhe pa parë jo vetëm për dosjet e tyre, por që ata kanë qënë 20 vjet më parë në edhe shërbim të Sigurimit të Shtetit.

Disa prej tyre japin "leksione demokracie" si profesorë(edhe këtu në Amerikë e Europë), ose janë në Shqipëri, politikan, analistë , gazetarë e diplomatë (që i shohim gati për çdo natë në ekranet e televizorit). Ka plot sot, nga ata që janë me "damkë" sigurimsa, dhe kanë qënë ne poste publike para 20 vjetëve, por që edhe janë ende kryetar partie, punonjës në zyrat e administratës së shtetit, nëpër ambasada, universitetet, deputetë apo gazetar e analistë në televizonet dhe radiot e gazetat më të mëdha dhe kryesore të Shqipërisë e Kosovës.

Janë pikërishtë pjesë e atij kontigjenti që vendosin edhe sot si në kohën e Luftës së Ftohtë kohën famëkeq të Sigurimit të Shtetiti, përgjues në zyrat e tyre, për të përgjuar shefat e tyre, dhe njerëzit kudo. Në çdo vend të botës, në raste të këtilla "skandalesh", me përgjime u përkasin hetusve ose gazetarët apo dhe natyrishtë kundërshtarët politik, që bëjnë "zbulime" të përmasave të këtilla. Por, ky rasti, më i fundit në Shqipëri, rasti Prifti - Top Chanel -, bënë një perjashtim, që të jep përshtypjen, sikur "Shqipëria, ende mund të jetë një planet tjetër". Në Shqipëri funksionin ende metoda e Sigurimit të Shtetit nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit, në shtyp, dhe Administratë

Ndërkohë, kur, themi se Bullgari, mori një vendim të tillë mori udhë spastrimi, atëhere lind pyetja se"A duhet të vepohet në mënyrë të tillë, që ngjarje analogjike të mos përsëriten kurrë më edhe në Shqipëri" ku ende njerëzit akoma po përgjohen e ndiqen në mënyrë të tillë si në kohëne Sigurimit të Shtetit.

Në Shqipëri, Edi Rama, me ata që i thonë vetes opozitarë, me të gjitha mënyrat kërkojnë të marrin pushtetin deri me dhunë. Në Shqipëri, Edi Rama dhe opozita "Çirren ditë e natë nëpër Europë, për të dhënë një përfytyrim të shtrembëruar në lidhje me Shqipërin, duke krijuar situata sensabilizuaese, si "Gërdeci apo Korrupsioni ", kurse nuk përmendet dhe as që punohet për arritjet që ka sot Shqipëria. Dhe më e kqija, është që nuk merren për bazë, por këta njerëz, duket se i kanë vënë detyrë vetes si opozitë me në krye ish sigurimsat që pengojnë bashkëveprimin normal të vendit tonë me BE. Të vënë "gurë nën rrota" dhe të pengojnë çdo përparim të Shqipërisë, në këto 8 vjetët e fundit

Në këtë mënyrë ata pas nuk arritën të ndalojnë dotë liberalizmin të vizave, të friksuar prej afrimit të zgjedhjeve lokale, janë hedur turravrap në ofensivë edhe ndaj qëndrimit së BE-së, që ajo të rivendosë sërisht ndalimin për hyrjen në vendet e Bashkimit Europian të Shqipërisë. Çfardo lloj mënyre përdorin deri sa edhe të "montojnë e fallsifikojnë", çfardo lloj përgjimi që të akuzojnë një grupi të tërë zyrtarësh të lartë qeverisë, të cilët, sipas Edi Ramës, Dritan Priftit, Top Chanel dhe Mero Bazes, mbajnë përgjegjësi për ndalimin për hyrjen në vendet e Bashkimit Europian të Shqipërisë .

Të gjithë ambasadorët dhe konsujt bullgarë që shërbyen si agjentë për shërbimin e fshehtë të kohës komuniste të vendit do të tërhiqen, u zotua Kryeministri Bojko Borisov .

"Duhet të largohemi nga këta njerëz," tha ai një ditë pasi një komision arriti në përfundimin se gati gjysma e diplomatëve të lartë të tanishëm jashtë vendit kishin bashkëpunuar me ish Darzhavna Sigurnost (Sigurimi i Shtetit) përpara rënies së komunizmit më 1989.

"Imagjinoni këta agjentë në vendet e Europës Perëndimore. Ata dikur punuan kundër tyre si armiq ideologjikë dhe tani përfaqësojnë qeverinë tonë atje," vuri në dukje Borisov.

I ashtuquajturi Komisioni i Dosjeve tha të martën se gjithsej 218 individësh, apo 47% e të gjithë 462 vetëve që kanë shërbyer si ambasadorë bullgarë, zëvendës/shefa misionesh dhe konsuj gjatë 21 vjetëve të fundit, ishin të lidhur me shërbimin e fshehtë famëkeq. Midis tyre ishin 26 vetë që tashmë kanë vdekur dhe emrat e tyre nuk mund të nxirren sipas ligjit.

Të 192 të mbeturit që janë identifikuar si ish-agjentë, përfshijnë më shumë se 40 diplomatë të lartë bullgarë që tani shërbejnë në Britani, Gjermani, Itali dhe dhjetë vende të tjerë anëtare të BE-së, në disa vende të Ballkanit, OKB dhe gjetkë në botë.

Ministri i Jashtëm Nikolai Mlladenov tha se ishte habitur të shihte se 45% e ambasadorëve të tanishëm ishin ish-agjentë të fshehtë dhe se, në vend që të binte, numri në fakt ishte rritur në vitet e fundit.

"Kjo është krejtësisht e papranueshme. Bullgaria është një anëtare e BE-së dhe e NATO-s dhe kjo gjendje dëmton besimin me aleatët tanë," tha Mlladenov.

Ai vuri gjithashtu në dukje se qeveria do të hedhë në tryezë legjislacion të ri mbi emërimet diplomatike në fillim të vitit të ardhshëm, për të eleminuar mundësinë e ish-bashkëpunëtorëve komunistë që të shërbejnë si përfaqësues të vendit jashtë shtetit.

Ai tha se qeveria i kërkoi Presidentit Georgi Parvanov, i cili miraton të gjitha emërimet ambasadoriale, që të tërheqë të gjithë të dërguarit bullgarë jashtë që janë përfshirë në ish-shërbimin e fshehtë.

Sipas ligjit, ministria e jashtme propozon kandidatët për ambasadorë, por emërimet, si dhe shkarkimet janë subjekt i miratimit presidencial.

Parvanov, mandati i dytë pesë vjeçar i të cilit në detyrë përfundon vitin e ardhshëm, kundërshton kërkesat për të tërhequr diplomatët. Duke këmbëngulur se ata kontribuan në pranimin e vendit në NATO dhe BE, ai tha se nuk besonte në "spastrimet politikë". Ai tha se ishte i përgatitur që të shihte të dhënat e diplomatëve për të parë nëse ka ndonjë bazë për ndëshkimin.

Duke folur në një intervistë me kanalin privat kombëtar Nova Television të enjten në mëngjes, Mlladenov theksoi megjithatë se në të ardhmen qeveria nuk do të lejojë që Bullgaria të përfaqësohet nga ambasadorë të lidhur me ish-shërbimin e fshehtë.

Kjo praktikë duhet të ndalet tani, tha ai, duke paralajmëruar se Bullgaria rrezikon reputacionin e saj.

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI BARACK OBAMA NË SHËRBIMIN PËRKUJTIMOR PËR VIKTIMAT NË ARIZONANga FRANK SHKRELI (01.13.2011)
NJË TRAKTAT SHQIPËRI-KOSOVËNga SHABAN MURATI (01.12.2011)
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.12.2011)
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËNNGA ELIDA BUÇPAPAJ (01.12.2011)
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËSNGA ELIDA BUÇPAPAJ (01.12.2011)
PRESIDENTI OBAMA DHE ROLI (I ZVOGËLUAR) I AMERIKËS NË BOTËNga FRANK SHKRELI (01.07.2011)
NJË SURPRIZË NË TEL-AVIVNga DR. ARON SOLOMON, Beersheva, Izrael (01.06.2011)
Reagim ndaj "Le Matin"BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERANGA ELIDA BUÇPAPAJ (01.05.2011)
SHBA DI SHUMË PAK PËR LUFTËNNga RICHARD COHEN, Washington Post (01.04.2011)
SI TË MBETEMI MIQ ME KINËNNga ZBIGNIEW BRZEZINSKI, New York Times (01.03.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]