VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Shtunë, 01.15.2011, 03:03pm (GMT1)

"Të dua, pa të qortoj." Siç shihet nga sintaksa dhe nga toni, kjo është një shprehje karakteristike për të folmet jugore të shqipes. Lidhëza bisedore "pa" ka vënë pranë dy folje kundërvënëse, siç janë "dua" dhe "qortoj". Fjala "qortoj" është shumë më e pranueshme për mua se barasvlerësja e saj burokratike, sepse përmban edhe frymën e familjaritetit midis dy palëve në komunikim.

Në të folme të tjera, përfshirë ato veriore ka shprehje si "ta dua të mirën, prandaj ta them copë në sy" apo inversioni i saj "kush ta fërkon shpinën edhe kur gabon, nuk ta do të mirën". Brendësi e të gjithave është filozofia morale shqiptare se gabimin, fajin ndryshe ta shikon kush të do, ndryshe, madje krejt ndryshe kush nuk të do.

Barasvlerëse burokratike e "qortoj" dhe "qortim" është "kritikoj" dhe "kritikë". Duke qenë e sferës së tillë, pra zyrtare, kjo e fundit tingëllon e ftohtë dhe njëherësh e vrazhdë, prandaj është më pak e mirëpritur. Nga ana tjetër, krijon dhe lë më shumë gjurmë, më shumë mbresa, ndonjëherë edhe vraga, lëndime a më keq te objekti përkatës, tek pala e kritikuar, sipas brumit të shqipes - e qortuar. "Kritikë" dhe "kritikoj", në fakt, objektivisht e përmbajnë edhe sensin konstruktiv, mirëdashës, por e kanë atë shumë më të fshehur, shumë më të pashfletueshëm, shumë më të pashpalueshëm, pra të padëshifrueshëm. Ndikimet anësore jopozitive i kanë shumë më të mëdha. "Qortoj" dhe "qortim", pra brumëset e shqipes e përmbajnë më shkoqur, më kapshëm kuptimin "korrigjoj", "ndreq". Pra, kur qortoj dikë, kur i bëj qortim dikujt, e ndreq atë. Edhe Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe e thekson këtë në shpjegimin përkatës: qortoj - ia vë re dikujt një gabim a një faj që e ka bërë, në mënyrë që të mos e përsërisë më. Edhe në terminologjinë juridike tradicionale, pra në fjalësin profesional të drejtësisë, ka ekzistuar termi "qortim shoqëror", një dënim civil, më i vogël se gjoba.

Kritika konstruktive, kritika objektive është bari më shërues për një dukuri të sëmurë shoqërore, për një institucion - vetjak, privat apo shoqëror. Analistët e thellë të figurës së Ahmet Zogut, politikan, burrështetas, kryeministër, president, mbret nuk e lënë pa përmendur sa i domosdoshëm ishte për të një kritik i pakompromis, një kritik me integritet aq të rrallë, një kritik i mprehtë si Faik Konica. Disa thonë se Mbreti e emëroi ambasador Faik Konicën në SHBA, sepse kështu e bleu, por anoj nga e vërteta se Mbreti e vlerësoi Faik Konicën, pa e vuri ambasador në vendin më të rëndësishëm të politikës botërore, në vendin më të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Edhe në periudhën tranzitore të njëzet viteve të fundit ka pasur kritikë të krahasueshëm me Konicën dhe role të kritikës të krahasueshme me rolin e kritikës së Konicës. Për ta bërë më të prekshëm këtë aspekt, kritikun dhe kritikën e lartë konstruktive mund të sjellim këtu për përqasje diçka nga këndi i kundërt, kritikën e Nolit ndaj Zogut, kritikë e së njëjtës ashpërsi, kritikë e sofistikimit të skajshëm nga pikëpamja stilistike e artistike, njëherësh në të njëjtën masë edhe keqdashëse e destruktive, krejt nga pozita të urrejtjes armiqësore.

Në fundin më të mbramë, si në çdo fushë tjetër, edhe ndaj politikës, ndaj objekteve më të ngushta, pra partive, udhëheqjeve, udhëheqësve kritikat, qortimet janë vlerësim, janë marrje në konsideratë. Nëse dikë a diçka nuk e merr në konsideratë, nuk e përfill, e bën në asgjë, atëherë atë nuk ke pse ta kritikosh as për dashamirësi, as për dashakeqësi, thjesht nuk e numëron. Në trajtën e saj të institucionalizuar, kjo quhet heshtje. Dhe përdoret si masë ndëshkimore ndaj dikujt a ndaj diçkaje. Heshtja është masa më e lartë ndëshkimore se çfarëdo fushate shpifjesh a denigrimesh. Në shoqëritë diktatoriale heshtjen e organizonte drejtpërdrejt diktatori dhe me zbatimin merreshin oborrtarët nga më qendrorët deri tek më rrethinasit. Në shoqëritë postdiktatoriale heshtjen e organizojnë ish shërbimet sekrete në bashkëpunim me mafian moderne djep e shtrat i së cilës ato janë. Monopolizimi i publikut, si synim përfundimtar i zotëruesve të perandorive mediatike në regjimet e tranzicionit lindor të njëzet viteve të fundit, e bën të mundur edhe shkallën e përqindjes së ekzekutimit të masës ndëshkimore me heshtje, qoftë kjo në trajtën e saj më të relativizuar, qoftë kjo në trajtën e saj më të absolutizuar.

Ndaj çfarëdo qortimi, ndaj çfarëdo kritike i vetmi që nuk mund të paragjykohet është elektorati i partive, anëtarësia e partive. Do të ishte antidemokratike njëherësh edhe ligësia më e çnjerëzishme ta qortosh elektoratin, anëtarësinë e një partie pse punët e asaj partie nuk shkojnë mbarë, pse ato shkojnë më pak mbarë, pse ajo parti mbetet vendnumëro, pse shkatërrohet, pse del nga jeta politike. Elektorati, anëtarësia janë ata që harrohen atëherë kur matet suksesi i një partie. Dhe do të ishte mëkat i rëndë nëse atij do t'i vareshin gabimet a fajet për mossukseset, për humbjet. Pse një parti degradohet, arsyet dhe shkaqet mund të jenë objektive, mund të jenë subjektive. Në rastin e parë, ka emra të përgjithshëm përgjegjës. Në rastin e dytë ka emra të përveçëm përgjegjës. Kur ka emra të përveçëm përgjegjës, ata duhet zhvendosur nga pozitat ku mund të gabojnë më shumë e të zbresin në pozita ku mund të gabojnë më pak. Kur emrat janë të përgjithshëm, atëherë ekzistojnë reformat, të vetmet mjete natyrale vetëshëruese. T'ia mohosh reformat një partie në demokraci është si t'ua mohosh oksigjenin frymorëve.

Midis një institucioni të kritikës dhe një subjekti politik, nuk e përjashtoj, mund të ekzistojnë njënashëm edhe heshtjet. E konsideroj të pranueshme që një medie e caktuar, për shembull, t'ia kthejë monedhën barasvlershëm një subjekti politik apo një lideri, pra ta fshijë nga faqet e saj. Kjo është një formë shprehëse e marrëdhënive segmentare në një shoqëri ku ekziston, ta zëmë, media pluraliste, mendimi pluralist, politika pluraliste.

Duke dalë nga inercia e rregulloreve të UNMIK-ut dhe duke u futur në rendin e shoqërive sovrane demokratike, edhe Kosova do ta ketë të mundur që të praktikojë zgjedhje nga më të larmishmet, gjithnjë brenda suazave qytetëruese të traditës së saj dhe të pasurimit të saj me modernitete të reja. Këtë mund ta bëjë edhe pa imituar rreth e rrotull.

(Botuar në Bota Sot më 28 dhjetor 2010)

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.