VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Shtunë, 01.15.2011, 03:30pm (GMT1)

"SHBA duhet të kërkojë të vërtetën për keqbërjet në Kosovë" është titulli i shkrimit të Chuck Sudetic të sapobotuar (e shtunë, 8 janar 2011) në "Washington Post".

Ky emër me siguri ua kujton shqiptarëve bashkautorin e librit të Carla del Pontes "Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës". Biografia e shkurtër e tij thotë se Chuck Sudetic është një shkrimtar dhe ish gazetar amerikan, me prejardhje kroate dhe irlandeze, i cili është i përqëndruar në ish Jugosllavinë, përfshirë masakrën e Srebrenicës të vitit 1995. Ai ka raportuar për The New York Times nga 1990 deri më 1995 mbi shpërbërjen e Jugosllavisë, përfshirë konfliktet në Slloveni, Kroaci e Bosnjë si dhe tranzicionet nga komunizmi në vendet e tjera të Ballkanit e për krizën e refugjatëve kurdë irakianë pas Luftës së Gjirit të vitit 1991. Ai është autor i "Gjak dhe hakmarrje", një kronikë e vlerësuar nga kritika rreth përvojës së një familjeje boshnjake gjatë trazirave të Shekullit XX që përfunduan me genocidin e Srebrenicës të vitit 1995. "Gjak dhe hakmarrje" u shpall "Libër i famshëm" nga the New York Times dhe Libër i Vitit nga The Economist, The Washington Post dhe Publisher Weekly. Ai ishte bashkautor i librit, i cili në anglisht ka titullin "Zonja Prokurore. Përballjet me Kriminelët më të Këqinj të Njerëzimit dhe me Kulturën e Mosndëshkimit" të shkruar bashkë me Carla Del Ponte, ish kryeprokurore e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës dhe Tribunalit Kriminal Ndërkombëtar për Ruandën, një kthim retrospektiv i përpjekjeve të Del Pontes për të nxjerrë në pah vështirësitë në arrestimin e personave të akuzuar për krime lufte. Sudetic ka punuar si redaktor kontribues i Rolling Stone dhe ka publikuar artikuj në The Antlantic Monthly, The Economist dhe Mother Jones. Proza e tij në Rolling Stone ishte një finaliste për National Magazinë Award të vitit 1996. Ai ka punuar si analist për Tribunalin Kriminal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë dhe tani është një shkrimtar profesionist për Open Society Institut. Ai është duke mbaruar një libër për qytetin kroat të Dubrovnikut. Kjo biografi e shkurtër e autorit të shkrimit do të ishte një parantezë rreth diapazonit të autorit, lidhjeve të tij me temën ballkanike, si dhe ato me raportin e senatorit zviceran për Këshillin e Evropës.

Nga titulli merret vesh se autori i vë detyrë vendit të tij, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ta kërkojnë të vërtetën rreth keqbërjeve në Kosovë. Dhe këtë të vërtetë, sipas tij, ta kërkojë në drejtim të ndërlikimeve të vetë SHBA , BE dhe Kombeve të Bashkuara. Kështu që shkrimi hapet me kryeradhën: "Amerikanët duhej të ndiheshin të tradhtuar nga përmbajtja e raportit të Këshillit të Evropës mbi krimin e organizuar në Kosovën e banuar kryesisht nga shqiptarë, një vend që ua detyron ekzistencën e tij Shteteve të Bashkuara. Sipas tij, raporti, me autor prokurorin zviceran Dick Marty, përfshin akuzat se liderët e Kosovës kanë kryer krime të urryera dhe akuzat se diplomatët amerikanë e evropianë si dhe zyrtarët e OKB-së në Kosovë kanë mbyllur njërin sy ndaj keqbërjeve për ta ruajtur "stabilitetin politik".

Zënia në faj e një pale siç është Amerika, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, është në fakt një mënyrë tinëzare për t'i bashkëfajësuar këta tre faktorë dhe kështu për t'i përjashtuar ata nga mundësia e çdo dhënieje drejtësie ndaj objektit të raportit të Këshillit të Evropës, ashtu si edhe nga përfshirja e tyre në çfarëdo lloj hetimi për ta zbuluar vërtet të vërtetën. Duke vënë dikë në bankën e të akuzuarit, vetvetiu aty për aty ia ke hequr edhe të drejtën e dëshmitarit dhe ia ke lënë vetëm të drejtën e të mbrojturit. Qysh këtu dilet hapur se nuk synohet ndriçimi i ndonjë të vërtete, por synohet shfrenimi i një propagande kundër një "vendi të banuar kryesisht me shqiptarë", ku kusht e pikësynim i parë është çarmatosja e përkrahësve të tij gjatë dhe pas Luftës së Kosovës të viteve 1998-1999.

Theksat logjikë të shkrimit të Sudetic janë raporti i Këshillit të Evropës, akuzat për ndërlikime të diplomatëve amerikanë, evropianë e ndërkombëtarë, fushata e shëmtuar në media nga liderët e Kosovës për ta diskredituar Martyn dhe gjetjet e tij, ku edhe kanë kërcënuar të ndërmarrin një gjah kundër shqiptarëve të cilët do t'i ndihmojnë hetimet, kryeministri Hashim Thaçi i cili prej vitesh ka qenë një "golden boy", pra një djalë i artë i Amerikës në Kosovë dhe "një numër i ish shokëve të Thaçit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) një përzierje kryengritësish lokalë që u ngritën kundër Serbisë", dënimi i raportit si sulm kundër sovranitetit të Kosovës dhe trashëgimisë së popullit shqiptar dhe të UÇK-së.

Sudetic, me njëzet vjet përvojë në realitetin ballkanik, si dhe me prejardhje të drejtpërdrejtë ballkanike, nuk është e mundur të mos e ketë njohur mendësinë ballkanike përpara se të përfshihej në temën e raportit të Martyt. Ashtu as Marty dhe as Del Ponte nuk mund të kenë qenë të huaj ndaj mendësisë ballkanike. Ata një qind për qind e kanë ditur se çfarë ndikimesh e çfarë mbresash lë një mënyrë e tillë e formulimit të akuzave, të ngritura qysh në librin e Del Pontes. Mirëfilli, pra, ata e kanë paragjykuar dështimin e ndonjë hetimi të mundshëm të ndonjë të vërtete të kërkuar prej tyre. Dhe nga e gjithë kjo ndërmarrje, nga i gjithë ky trëndafil i dhuruar Ballkanit, nëse shpreheshim poetikisht ndaj një teme aq të neveritshme si kjo, atëherë autorëve do t'u mbetej në dorë vetëm vesa e këtij trëndafili. Përbërja kimike e saj do të mbetej të analizohej.

Me apo pa dashjen e formuluesve të akuzave, diçka e pranuar nga pothuajse të gjithë, të akuzuarit për krime lufte në ish Jugosllavi, kanë përjetuar një popullaritet të madh ndër popujt e tyre. Objektivisht kjo nuk i ka ndihmuar hetimet as në vendet me shtete të konsoliduara si Serbia, as në vendet ndërkombëtarisht të njohura si Kroacia apo Bosnja, natyrisht as në Kosovën e cila edhe sot e kësaj dite nuk e ka njohjen e plotë ndërkombëtare dhe praninë në institucionet kryesore ndërkombëtare. Një Kosovë e cila doli tërësisht e masakruar nga lufta, një Kosovë feniks nga shpuza e luftës, një Kosovë që do të ndërtonte lirinë dhe pavarësinë e saj nuk mund të kishte kurrkund komoditetin e ndriçimit të së vërtetës sa e kishte Serbia. Sado që popullsia shumicë shqiptare e Kosovës ishte pafundësisht shumëfish më e interesuar për ndriçimin e së vërtetës se serbët, kroatët, boshnjakët, ajo e kishte krejtësisht të pamundur, sepse nuk i jepej e nuk i jepet në dorë shteti. Sa më shpejt Kosovës t'i ishte dhënë në dorë shteti, sa më shpejt t'i kishte pasur në duart e veta institucionet e shtetit ligjor, aq më shpejt do ta kishte ndriçuar pjesën e vet të së vërtetës ballkanike, çka do të kishte ndihmuar shumë në ndriçimin sa më të plotë e sa më të tërësishëm të së vërtetës ballkanike.

Sudetic e mbron raportin e Martyt duke thënë se raporti bazohet në të dhënat e dëshmitarëve të drejtpërdrejtë shqiptarë, të njerëzve të brendshëm si dhe të agjencive e policive perëndimore dhe jo në të dhënat e armikes së shqiptarëve, qeverisë së Serbisë. Kur e thotë këtë, ai nuk e di se, sapo kanë prekur në terrenin e Kosovës, këto të dhëna janë përgënjeshtruar kryekëput. Mediat e Kosovës kanë publikuar dje se raporti i Jean Charles Gardetto, edhe ky parlamentar i KiE, është absolutisht shpifje. Raporti e paraqet si dëshmitare të vdekur familjen Muriqi në Pejë. Kjo familje në fakt është sot e kësaj dite gjallë e shëndosh në Pejë. Në një intervistë ekskluzive televizive, pjesëtarët e familjes Muriqi rrëfejnë përjetimet tyre të rënda pas përmendjes së emrave, mohojnë të kenë qenë dëshmitarë të Hagës dhe e konsiderojnë raportin shpifës, ashtu siç e konsiderojnë edhe raportin tjetër të Dick Martyt, duke paralajmëruar padi ndaj institucionit që i shpalli të vdekur. Ky është një pralajmërim i një tjetër fiaskoje.

Ndikimi i vetëm i këtyre akuzave do të jetë i natyrës propagandistike. Diçka do të mbetet në formë mbrese në opinionin perëndimor ndaj shqiptarëve, ashtu si një shekull më parë kur Gjorgjeviç, ministër i Jashtëm dhe kryeministër i Serbisë, do të shkruante se shqiptarët kanë bisht dhe kudo t'i zerë nata, e lidhin bishtin në degë të lisave dhe flenë rehat mes egërsirave të tjera të pyllit. Ata që janë të njohur me raportin e Martyt kanë të drejtë kur thonë se raporti ka shumë më tepër fillesë artistike se juridike, shumë më tepër i ngjan një trilli artistik se një akuze apo projektakuze. Duke pasur sot të përfshirë në këtë temë penën që ka parapëlqim Srebrenicën, nuk mund të mos krijojmë përshtypjen se autori është në kërkim të një toponimi nëpërmjet të cilit t'ua gjente shqiptarëve një Srebrenicë, qoftë edhe atje ku është më pak e mundur, si në Shqipëri, në mënyrë që të harrohet, së paku të zbehet në qelizat e trurit të njerëzimit, atje ku është, Srebrenica e vërtetë.

Sudetic shkruan se zëri i Uashingtonit është i nevojshëm për ta ndalur nxitjen në Kosovë dhe për ta kthyer opinionin publik drejt një hetimi kriminal e, nëse është nevoja, ngritje padish: "Ditën e Krishtlindjes, shtypi i Kosovës raportoi një kërcënim nga Thaçi se do të përmendë çdo emër të shqiptarëve që e ndihmuan Martyn. Në një vend ku dëshmitarët e krimeve janë vrarë për t'ua mbyllur gojën, fjalët e Thaçit mund të nxitin sulme ndaj anëtarëve të grupeve pakicë, kundërshtarëve politikë dhe gazetarëve. Ky rrezik dhe nevoja afatgjatë për të vedosur sundimin e ligjit në Kosovë dhe Shqipëri e bën të detyrueshme për Shtetet e Bashkuara që të dalin me një deklaratë energjike publike dhe për të ndërmarrë një diplomaci të ashpër të dyerve të mbyllura. Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë çdo hollësi të raportit të Këshillit të Evropës dhe të kërkojnë një takim me Martyn që të diskutojnë burimet të cilat ai nuk mund t'i publikojë për arsye sigurie. Nëse gjenden fakte dhe burime të besueshme, Shtetet e Bashkuara duhet t'i bashkohen Bashkimit Evropian në krijimin e një instance të aftë që të kryejë hetime kriminale dhe, nëse e nevojshme, ngritje padish; kjo instancë duhej të ishte e aftë për t'i mbrojtur dëshmitarët. Uashingtoni duhej të kërkonte nga Kosova dhe nga Shqipëria të bashkëpunojnë plotësisht. Nëse ato nuk e bëjnë këtë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të duhej të përdornin fuqinë e tyre për t'i detyruar të largohen nga postet publike përgjegjësit për mungesë bashkëpunimit."

Në fund fare edhe një absurd tjetër tingëllon tejet demagogjik: "Uashingtoni do të duhej të siguronte se Serbia, Rusia dhe vende të tjera të mos e keqpërdorin Këshillin e Evropës që ta minojnë legjitimitetin e Kosovës." Në fakt, i gjithë qëllimi i kësaj fushate propagandistike, çka duket edhe në këtë shkrim të botuar në Washington Post është delegjitimimi jo vetëm i Kosovës si vend por edhe i shqiptarëve si komb, e gjitha në kuadrin e një revanshi serbomadh.

Ndaj mëtimeve të tilla, në një intervistë me Zërin e Amerikës, bën të ditur kjo radio, ndihmës sekretari i Shtetit, Kantrimen, iu përgjegj akuzave për veprimtari kriminale ndaj udhëheqjes së Kosovës nga Senatori zviceran Dik Marti në një raport për Këshillin e Evropës: "Ne e marrim këtë raport tepër seriozisht ... EULEX-i, Misioni i Bashkimit Evropian për Shtetin Ligjor në Kosovë, i ka hetuar edhe më parë akuza të tilla. Nëse raporti përmban të dhëna të reja, apo dëshmitarë të rinj, atëhere duhet t'ia japë edhe EULEX-it dhe autoriteteve të tjera kompetente që t'i hetojnë ato. Ne presim dhe mirëpresim fjalën e qeverisë së Prishtinës dhe asaj të Tiranës se ato do të bashkëpunojnë në procesin e hetimit të këtyre akuzave. Në përgjithësi, i gjithë qëllimi i këtyre hetimeve ka qënë përcaktimi i përgjegjësive individuale për krimet që kanë ndodhur. Ne nuk mund të mbajmë përgjegjës kolektivisht të gjithë serbët, të gjithë shqiptarët, apo të gjithë kroatët për veprimet e disave. Ne e kemi thënë vazhdimisht se nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vendosja e shtetit ligjor në rajonin e Evropës Juglindore", tha ndihmës sekretari i Shtetit, Kantrimen, i cili më tej theksoi se "se duhen ndërmarrë veprime më të efektëshme nga qeveritë kombëtare në bashkëpunim me autoritetet lokale për të punuar për shtetin ligjor". "Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të qendruar në Ballkan", përfundoi ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tom Kantrimen. "Ne kemi qënë atje gjatë ditëve më të vështira dhe më të dhunshme të shpërbërjes së Jugsllavisë dhe jemi atje edhe sot për të dhënë një ndihmë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social."

(Botuar në Bota Sot më 9 janar 2011)

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.