VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TAKIMI I NIVELIT TË LARTË AMERIKANO-KINEZNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 04:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

TAKIMI I NIVELIT TË LARTË AMERIKANO-KINEZ

Nga FRANK SHKRELI


E Hënë, 01.17.2011, 11:09pm (GMT+1)

Këtë javë, në Shtëpinë e Bardhë fillon takimi i nivelit të lartë amerikano-kinez. Vizita e Zotit Hu Jintao është vizita e parë e një udhëheqësi kinez në Washington ne 14 vjet. Marrëdhëniet amerikano-kineze, sipas Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, janë në një pikëkëthesë kritike. Të dy palët presin shumë nga ky takim mjaft i rëndësishëm jo vetëm për të dy vendet, por edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për paqen në botë. Sekretarja amerikane e shtetit, Zonja Clinton, në një fjalim në Stejt Departmentin amerikan javën që kaloi, tha se Shtetet e Bashkuara në marrëdhëniet me Kinën -- janë duke ndjekur një strategji që sipas saj përfshin angazhimin e gjithanshëm të Amerikës në zonën e Azisë dhe të Paqësorit; punën e vazhdueshme në mbështetje të shtimit të besueshmërisë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara; dhe angazhimin për të zgjeruar bashkpunimin në fushat ekonomike, politike dhe të sigurimit. Pritet që bisedimet, ndër të tjera, të përfshijnë çështje siç janë të drejtat e njeriut, çështjet monetaro-financiare dhe mosbalanci tregtar midis dy vendeve.

Në përgatitje për takimin me Zotin Hu, Presidenti Obama pati një takim me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë me pesë përkrahës të të drejtave të njeriut në Kinë, hera e parë që ai ka bërë një gjë të tillë, që siç duket është një përpjekje kjo e Presidentit amerikan për të ri-fokusuar vëmendjen mbi të drejtat e njeriut në Kinë. Ky takim i Presidentit Obama me përkrahës të të drejtave të njeriut në Kinë, shikohet si shumë pozitiv, sidomos kur të merret parasysh shtimi i persekutimeve nga ana e autoriteteve komuniste kineze të përkrahësve të demokracisë, të grupeve etnike, të katolikëve, dhe grupeve të ndryshme të shoqërisë civile, në vitet e fundit.

Përveç çështjes së të drejtave të njeriut, gjatë vitit të kaluar janë vënë re periudha tensionesh në marrëdhëniet dy-palëshe, duke përfshirë shitjen e armëve amerikane Tajvanit, sulmet vdekjeprurëse të Koresë së Veriut kundër Koresë së Jugut, çështjet monetare, ushtrimi i kontrollit të internetit nga qeveria kineze, si dhe mosmarrëveshjet territoriale në Detin Jugor të Kinës. Si rrjedhim këto çështje shqetësuese për palën amerikane, siç duket, do të jenë në tryezën e bisedimeve.

Nga ana e saj, Kina thotë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara i konsideron si serioze dhe shumë të rëndësishme. Nën-ministri i jashtëm kinez, Zoti Cui Tiankai u tha diplomatëve të huaj në Pekin se megjithëse viti që kaloi shënoi një periudhë "lajmesh të këqija në lidhje me marrëdhëniet bilaterale", Kina dhe Shtetet e Bashkuara, sipas tij, nuk kanë rrugë tjetër përveç bashkëpunimit, pasi një gjë e tillë është në interes të të dy vendeve dhe pjesës tjetër të botës. Nga pikëpamja kineze, një ndër çështjet më shqetësuese në marrëdhëniet Washington-Pekin, është çështja e Tajvanit, një territor vetëqeverisës, por që Kina e konsideron pjesë të territorit të saj. Pekini nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për të ribashkuar Tajvanin me Kinën, ndërkohë që Washingtoni është zotuar se do të ndihmojë Tajvanin të mbrojë veten.

Sekretarja e Shtetit, Zonja Clinton tha se në shekullin 21, Kina duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në politikën botërore, "duke marrë përsipër obligimet e një fuqie të shekullit 21, gjë që do të ndihmojë në realizimin e një të ardhmeje me mundësi të pa-imagjinueshme për popullin kinez. Por kjo, tha Zonja Clinton, do të thotë gjithashtu se Kina është gati të marrë përsipër edhe përgjegjësinë e barrës për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, duke ndihmuar në zbatimin e rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare".

Në fjalimin e saj, javën që kaloi, Zonja Clinton tha se ajo e di se Kina hedh poshtë shqetësimin amerikan në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut në Kinë, por shtoi se "Kina si një anëtare themeluese e Kombeve tw Bashkuara është angazhuar që të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj. Këto janë të drejta universale, të njohura nga i gjithë komuniteti nderkombëtar", shtoi Zonja Clinton.

Megjithë këto deklarata, administrata e Presidentit Obama e gjen veten në një situatë pak si delikate, pasi është duke pritur në një vizitë shteteërore udhëheqësin e një shteti që është duke mbajtur në burg fituesin e Cmimit Nobel për paqe, disidentin Liu Xiaobo.

Thirrjet për reforma në sistemin politik kinez kanë filluar të dëgjohen kohët e fundit edhe brenda Kinës. Revista gjysëm-zyrtare Yanahuang Chunqiu në numrin e fundit i bën thirrje Partisë Komuniste që të ndërmarrë zbatimin e reformave në sistemin politik. Redaktori i revistws tha se autoritetet kineze nuk kanë ndërmarrë reforma politike dhe se nuk ekziston një balancë pushteti. Ai shtoi gjithashtu se korrupsioni po bëhet gjithnjë e më i rëndë për shoqërinë kineze. Sipas kësaj reviste, "trazirat shoqërore sa vinë e shtohen, duke paralajmëruar një krizë dhune, në qoftë se nuk zbatohen reformat".

Gjatë takimit të nivelit të lartë amerikano-kinez këtë javë në Washington, zyrtarët amerikanë duke përfshirë Presidentin Obama dhe Sekretaren e Shtetit Clinton, do të bëjnë thirrje, ndër të tjera, për lirimin e të burgosurve politikë duke përfshirë edhe fituesin e Cmimit Nobel Liu Xiaobo dhe për një shoqëri të lirë që respekton të drejtat e njeriut si edhe për transparencë në marrëdhëniet dypalëshe. Por ish-Sekretari i Shtetit Amerikan, Zoti Henry Kissinger, njëkohësisht edhe arkitekti i afrimit të Shteteve të Bashkuara me Kinën gjatë 1970-ave, në një artikull botuar ditwt e fundit, paralajmëroi kundër pritjes së rezultateve të menjëhershme nga takimi i nivelit të lartë amerikano kinez. Zoti Kissinger shkruan se "ndërsa diplomacia amerikane dëshiron dhe pret përfundime specifike ...negociatorët kinezë e shohin procesin e bisedimeve si një kombinim të elementeve politike, ekonomike e strategjike dhe presin që rezultatet të arrihen nëpërmjet njwëprocesi afatgjatë", shkruan Henry Kissinger.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHMANGIA E NJË LUFTE TË FTOHTË MIDIS SHBA DHE KINËSNga HENRY A. KISSINGER, Washington Post (01.16.2011)
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
KOLLITJET E STALINIT......nesër në "tri komunat heroike"Nga SKËNDER BUÇPAPAJ  (01.15.2011)
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
TË DUAN, PA TË QORTOJNË(Letër e mbyllur partive)Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
BULLGARI: KUVENDI POPULLOR MIRATOI DEKLARATËN PËR TËRHEQJEN E AMBASADORËVE ME DOSJE NË ISH SIGURIMIN E SHTETIT - ISH DERZHAVNA SIGURNOSTNga BEQIR SINA, New York (01.14.2011)
PRESIDENTI BARACK OBAMA NË SHËRBIMIN PËRKUJTIMOR PËR VIKTIMAT NË ARIZONANga FRANK SHKRELI (01.13.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]