E Mërkurë, 11.13.2019, 04:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

E Djelë, 01.23.2011, 11:45am (GMT+1)



Ndërsa LDK-ja pas humbjes është duke kërkuar zgjedhje të reja, Përfaqësuesi i SHBA në Kosovë Ambasadori Dell, në sinkron të plotë me Përfaqësuesin Special të BE (EUSR) Pieter Feith, krejt ndryshe nga LDK-ja, i thonë « jo » mbajtjes së zgjedhjeve të reja, por venë kritere për një qeveri me duar të pastra dhe me legjitimitet.

Dell dhe Feith vijnë në këtë përfundim, nisur nga interesat jetike të Kosovës, ndryshe nga LDK, që me pretekstin e manipulimeve, priret nga interesat e ngushta partiake.

Ambasadori Dell edhe Pieter Feith i vëzhguan nga afër dhe i kritikuan këto zgjedhje, por jo deri në atë pikë sa të mos i njohin dhe të kërkojnë anullimin e tyre, siç dëshiron LDK-ja.

Dhe tani që procesi zgjedhor pothuaj ka përfunduar e zgjedhjet në Mitrovicë nuk do të kenë ndonjë ndikim esencial, problemi themelor ku fokusohen dy diplomatët Dell dhe Feith është legjitimiteti i institucioneve përmes një qeverie me duar të pastra. Në Kosovë tani po flitet për një draft me gjashtë kritere, të cilin e ka ofruar Dell dhe Feith, ku kriteri themelor është që asnjë nga zyrtarët që janë dënuar ndonjë herë prej ndonjë gjykate, që kanë aktakuzë ose që kanë përjetuar ndonjë aksion të EULEX-it, si bastisje ose marrje në pyetje, nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Ndërkohë Ambasadori Dell ka dalë edhe publikisht duke nënvizuar rëndësinë e faktit që qeveria e re e Kosovës duhet të jetë me duar të pastra.

Pra SHBA dhe BE e njohin fitoren e PDK-së, por i kërkojnë Hashim Thaçit të përmbushë disa detyrime, ku detyrimi më i vështirë është që të mospërfshijë në qeveri emra, të cilët janë nën hetim, janë nën akuzë, kanë përjetuar aksion apo bastisje  apo janë marrë në pyetje nga EULEX-it, e me rradhë, emra të cilët rezultojnë në listën e deputetëve të PDK-së. Dell dhe Feith kërkojnë që këta emra, përderisa janë nën hetim, të mos jenë të mbrojtur me imunitetin e anëtarit të qeverisë, por ndërkohë nuk specifikohet nëse lejohen që të marrin pjesë si deputetë.

Në listën e emrave, përveç Fatmir Limajt, i cili ka fituar rreth 60 mijë vota në këtë zgjedhje, ka edhe emra të tjerë që i përfshin kriteri në fjalë, për shembull Azem Syla, i cili rezulton të jetë i akuzuar nga rasti Bllaca.

Një tjetër fakt që vihet re, është se në listën e deputetëve të PDK-së janë të përfshirë të paktën edhe pesë ish-pjesëtarëve të SHIK-ut, ku përveç Azem Sylës, janë edhe Fatmir Xhelili, Latif Gashi, Bekim Haxhiu (komandant Kamishi)  e Fadil Demaku, të cilët kanë pohuar vetë se kanë qenë pjesë e SHIK-ut.

Shërbimi Informativ Kosovës, me akronimi SHIK-u ishte një organizëm i krijuar nga PDK-ja, por pa legjitimitet, pasi partitë nuk kanë legjitimitet të krijojnë shërbime të fshehta.

Ndërkohë që shërbimi Inteligjent i Kosovës i njohur me emrin Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, me akronim AKI ka një vit që është krijuar me një legjislacion të miratuar nga  Parlamenti i Kosovës dhe ka për qëllim mbrojtjen e interesave të vendit dhe qytetarëve. AKI duhet të jetë krejtësisht i depolitizuar dhe nën mbikqyrjen e parlamentit, përmes Komisionit për Mbikëqyrje.

Në këtë kontekst, prania e SHIK-asve në Parlamentin e Kosovës e cënon reputacionin e PDK-së, e cila si partia e parë e dalë nga këto zgjedhje, ka privilegjin të qeverisë Kosovën, por ndërkohë ka detyrimin që të plotësojë kriteret e ofruara nga SHBA dhe BE. Hashim Thaçi, si kryeministrin i ri i Kosovës që gëzon mbështetjen e SHBA,  e ka për obligim që të sigurojë kredibilitetin e qeverisë së tij, duke përmbushur detyrimet, me qëllim përsosjen e shtetit demokratik të Kosovës dhe forcimin e shtetit ligjor.

(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 17 janar)

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ‎

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ‎


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE



 



 

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDI RAMA, UNË JU SFIDOJNga AMIK KASORUHO (01.22.2011)
PESË VJET PA PRESIDENTIN LEGJENDAR IBRAHIM RUGOVANga FRANK SHKRELI (01.20.2011)
TAKIMI I NIVELIT TË LARTË AMERIKANO-KINEZNga FRANK SHKRELI (01.17.2011)
SHMANGIA E NJË LUFTE TË FTOHTË MIDIS SHBA DHE KINËSNga HENRY A. KISSINGER, Washington Post (01.16.2011)
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
KOLLITJET E STALINIT......nesër në "tri komunat heroike"Nga SKËNDER BUÇPAPAJ  (01.15.2011)
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]