VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PAVARËSIA DHE SHTETINga NAZMI LUKAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 10:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PAVARËSIA DHE SHTETI
Nga NAZMI LUKAJ

E Martë, 01.25.2011, 07:15am (GMT+1)




Ata që kanë peshë më të vogël, duhet t'ua lëshojnë kandarin atyre që e kanë më të madhe. E, kështu, bëhet shteti, bëhet pavarësia. Ndryshe jo. Veç e klanizojmë shoqërinë. I bëjmë dëm asaj. I bëjmë dëm procesit të pavarësisë. U bëjmë dëm përpjekjeve për shtet.

Pse s'ndalemi pak, pra, e të fillojmë të mendojmë ndryshe. Të mendojmë se a është më e rëndësishme të jetë me peshë klani ynë a Kosova? Dhe pasi më e rëndësishme është Kosova, të mos u bëhemi digë atyre që janë më të aftë se ne. Se prej tyre ka dobi ajo. E jo prej klaneve, se ato e frenojnë zhvillimin e shoqërisë sonë. Popullin tonë. I frenojnë përpjekjet tona për pavarësi. Për shtet. Të aftët duhet t'i përkrahim të gjithë. E klanet? Klanet duhet t'i shpiem në muze. Për të na përkujtuar se si nuk duhet të veprojmë për të mirën e Kosovës..

Të gjithë e kemi gojën plot me fjalët pavarësi dhe shtet. S'ka ditë që nuk i shqiptojmë. Kudo që rrimë. Kudo që punojmë. Po, asnjëherë nuk e pyesim veten se a jemi duke i kontribuar realizimit të shtetit të Kosovës me veprimet tona si individë a jo? Qoftë edhe një minut kush nuk ndalet t'i analizojë veprimet e veta se a janë konform me synimin tonë për pavarësi. Për shtet.

E gjithë ditën e lume s'i heqim goje këto dy fjalë! Ne duam pavarësinë. Shtetin. Por, në anën tjetër, formojmë klane. Në politikë. Në kulturë. Në shkencë. Po ku jo? Dhe kështu e klanizojmë shoqërinë tonë. E klanet u bëhen digë njerëzve të aftë për t'u zgjidhur në ndonjë post shtetëror, partiak, kulturor, shkencor etj. ku do të përfitonte Kosova nga aftësia e tyre. Pse e bëjmë këtë, pasi duam pavarësi? Pasi duam shtet? E bëjmë se duam të jenë në ato poste njerëzit e klanit tonë.

Si nuk janë tanët, atëherë të tjerët duhet penguar! Dhe bëjmë çmos për t'i frenuar ata. Dhe bëjmë çmos që kudo t'i sjellim njerëzit e klanit tonë. Pavarësisht se ata që duam t'i ngrisim në poste, nuk e kanë aftësinë e atyre që duam t'i frenojmë! E prapë gojën e kemi plot me pavarësi. Me shtet! A thua, shteti bëhet duke i frenuar të aftët, për ta bërë njerëzit e klanit tonë Kosovën të pavarur?! Njerëzit tanë që nuk e kanë potencialin e atyre që duam t'i frenojmë!

S'ka nevojë t'i bëhet asnjë analizë kësaj pytjeje. Apo jo? Pse s'ndalemi e të mendojmë veç pak: po cili i duhet më shumë Kosovës kudo: filani a fisteku? E, pasi t'i krahasojmë cilësitë e atyre që duam t'i frenojmë, me ata që duam t'i ngremë në poste çfarëdoqofshin, t'i përkrahim të parët. Pra, t'i përkrahim ata që duam t'i frenojmë, pse nuk janë të klanit tonë. Por, kush ta bëjë këtë se? Nuk e bëjmë se duam të jemi faktorë në shoqëri. Dhe nuk e bëjmë dot se na bie interesi ynë personal. A s'është kjo krejt në shpërputhje me dy fjalët që aq shumë i shqiptojmë. Që aq shumë i ambiciojmë: Pavarësi dhe Shtet? Po. Bash krejt.

Sa keq që të gjithë duam të jemi njerëz me peshë në shoqëri. Po, more, të gjithë nuk kemi mundësi ta kemi peshën njësoj në kandar. Ata që kanë peshë më të vogël, duhet t'ua lëshojnë kandarin atyre që e kanë më të madhe. E, kështu, bëhet shteti, bëhet pavarësia. Ndryshe jo. Veç e klanizojmë shoqërinë. I bëjmë dëm asaj. I bëjmë dëm procesit të pavarësisë. U bëjmë dëm përpjekjeve për shtet.

Pse s'ndalemi pak, pra, e të fillojmë të mendojmë ndryshe. Të mendojmë se a është më e rëndësishme të jetë me peshë klani ynë a Kosova? Dhe pasi më e rëndësishme është Kosova, të mos u bëhemi digë atyre që janë më të aftë se ne. Se prej tyre ka dobi ajo. E jo prej klaneve, se ato e frenojnë zhvillimin e shoqërinë sonë. Popullin tonë. I frenojnë përpjekjet tona për pavarësi. Për shtet. Të aftët duhet t'i përkrahim të gjithë. E klanet? Klanet duhet t'i shpiejmë në muze. Për të na përkujtuar se si nuk duhet të veprojmë për të mirën e Kosovës...
NAZMI LUKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ME KADARENË NË VITEKujtime nga SKIFTER KËLLIÇI (01.24.2011)
JO RRËZIMIT TË QEVERISË ME DHUNËNga HARRY BAJRAKTARI (01.23.2011)
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËNNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJTNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIKNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)
EDI RAMA, UNË JU SFIDOJNga AMIK KASORUHO (01.22.2011)
PESË VJET PA PRESIDENTIN LEGJENDAR IBRAHIM RUGOVANga FRANK SHKRELI (01.20.2011)
TAKIMI I NIVELIT TË LARTË AMERIKANO-KINEZNga FRANK SHKRELI (01.17.2011)
SHMANGIA E NJË LUFTE TË FTOHTË MIDIS SHBA DHE KINËSNga HENRY A. KISSINGER, Washington Post (01.16.2011)
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]